Nënkomisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Vetting-un e Policisë

Kuvendi me vendimi nr. 87/2018 ka ngritur nënkomisioni parlamentar “Për ndjekjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të ligji, nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në ministrinë e Brendshme”. Nënkomisioni organizohet dhe funksionon në përbërje të Komisionit për Sigurinë Kombëtare. Fusha e përgjegjësisë së këtij nënkomisioni janë ndjekja dhe mbikëqyrja e zbatimit të ligjit, nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në ministrinë e Brendshme”. Përbërja është si vijon: Ermonela Felaj Valikaj kryetare (PS), __________________ zëvendëskryetar (PD) Sadi Vorpsi Anëtar (PS) Elona Hoxha Anëtare (PS) Pjerin Ndreu Anëtar (PS) __________________ Anëtar (PD) ___________________ Anëtar (LSI)