Këshilli për Legjislacionin

Këshilli për Legjislacionin përbëhet nga 10 deputetë, të emëruar nga Kryetari i Kuvendi, pasi ka marrë mendimin e kryetarëve të grupeve parlamentare, në mënyrë që të sigurojnë përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe opozitës parlamentare. Anëtarët e Këshillit duhet të jenë me profesion jurist ose të kenë një përvojë të spikatur legjislative. Këshilli për Legjislacionin kryesohet me rotacion çdo 5 muaj nga secili anëtar, duke filluar sipas renditjes alfabetike të mbiemrit të secilit të anëtar të Këshillit. Këshilli shpreh mendimin e tij për projektligjet me kërkesën e komisionit përgjegjës, që ka në shqyrtim projektligjin, ose të Kryetarit të Kuvendit. Komisioni përgjegjës, me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të tij, ose Kryetari i Kuvendit mund të kërkojnë mendimin e Këshillit për Legjislacionin në lidhje me cilësinë e hartimit të një projektligji, për qartësinë dhe thjeshtësinë e tij, për çështjet kushtetuese ose ligjore që ngrihen në tekstin e tij, si dhe për çështje të tjera, të cilat komisioni ose Kryetari i Kuvendit i konsiderojnë të nevojshme. Kërkesa duhet të paraqitet duke i lejuar Këshillit një kohë të arsyeshme shqyrtimi, si dhe duhet të jetë në përputhje me kalendarin e punimeve të komisionit përgjegjës dhe të harmonizohet me kalendarin e punimeve të Kuvendit. Në mbledhjen e Këshillit merr pjesë relatori në komisionin përgjegjës dhe përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave. Raporti i Këshillit për Legjislacionin i përcillet komisionit përgjegjës për shqyrtimin e projektligjit. Nëse komisioni përgjegjës nuk merr parasysh mendimin e Këshillit, ai paraqet edhe arsyetimin përkatës në raportin për seancën plenare. Këshilli mblidhet në mënyrën e parashikuar nga kjo Rregullore për komisionet e përhershme. Bashkim Fino – anëtar (PS), Ermonela Valikaj (Felaj) – anëtare (PS), Klotilda Bushka Ferhati – anëtare (PS), Adnor Shameti – anëtar (PS), Alket Hyseni – anëtar (PS), Oerd Bylykbashi – Kryesues (PD), Enkelejd Alibeaj – anëtar (PD), Astrit Veliaj – anëtar (PD), Edmond Haxhinasto – anëtar (LSI), Fatmir Mediu – anëtar (PR). Aktualisht Këshilli drejtohet nga deputetja Klotilda Bushka (PS) Anëtarët zëvendësues janë: Vasilika Hysi (PS), Gent Strazimiri (PD), Myslym Murrizi (PD), Silva Caka (LSI).