- Sekretariati per Buxhetin
- Sekretariati per Procedurat dhe Votimet
- Sekretariati për Statusin e Deputetit
- Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet
- Sekretariati për Marrëdheniet me Jashtë
- Sekretariati për Transparencën dhe Teknologjinë e Informacionit
- Komisioni për Cështjet Ligjore, Administratën publike dhe të Drejtat e Njeriut
- Komisione për Integrimin Europian
- Komisioni për Politikën e Jashtme
- Komisione për Ekonominë dhe Financat
- Komisioni për Sigurinë Kombëtare
- Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
- Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
- Komisioni hetimor për të kontrolluar veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike
- Komisioni hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të organeve të pushtetit ekzekutiv dhe të institucioneve të tjera shtetërore në pajisjen e z. Gent Cakaj me çertifikatë sigurie.
- Komisioni hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
- Nënkomisioni për Diasporën dhe Migracionin
- Nënkomisioni për Qeverisjen Vendore
- Nënkomisioni për barazinë gjinore dhe parandalimin e dhunës ndaj gruas
- Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut
- Nënkomisioni për Administratën Publike
- Nënkomisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Vetting-un e Policisë
- Nënkomisioni për monitorimin e zbatimit të buxhetit të shtetit dhe kontrollin e tij
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin
Këshilli për Rregulloren,
Mandatet dhe Imunitetin është organ këshillimor, i cili kryen funksione të
vlerësimit ose të dhënies së mendimit për çështje të procedurave, që lidhen me
funksionimin dhe vendimmarrjen e Kuvendit si: propozimet për ndryshimin e
Rregullores, interpretimin e saj, interpretimin e Kodit të Sjelljes
dhe udhëzuesit të Kodit të Sjelljes, mosmarrëveshjet në lidhje me
kompetencat ndërmjet komisioneve të Kuvendit, vlerësimin periodik dhe
rishikimin e Kodit të Sjelljes në rastet e parashikuara në Kodin e Sjelljes si
dhe çështje të tjera të parashikuara në Rregulloren e Kuvendit.
Këshilli për
Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin përbëhet nga 10 deputetë, të emëruar nga
Kryetari i Kuvendit, pasi ka marrë mendimin e kryetarëve të grupeve
parlamentare, në mënyrë që të sigurojnë përfaqësim të barabartë mes shumicës
dhe pakicës parlamentare. Këshilli kryesohet nga Kryetari i Kuvendit dhe
shqyrton rastet e pazgjedhshmërisë, sipas nenit 69 të Kushtetutës, si dhe bën
verifikimin e mandatit të deputetit, i cili zgjidhet gjatë legjislaturës kur
krijohet vakancë, mbi bazën e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,
çështjet e vlefshmërisë së mandatit të deputetit sipas nenit 70 të Kushtetutës
dhe kërkesën e prokurorisë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin,
ose heqjen e lirisë në çfarëdo lloj forme, ose ushtrimin e kontrollit personal
apo të banesës së një deputeti në përputhje me nenin 73 të Kushtetutës.
Përbërja aktuale është si vijon:
Gramoz Ruçi - kryetar (grupi parlamentar
PS), Klotilda Bushka - anëtare (grupi parlamentar PS), Damian Gjiknuri - anëtar
(grupi parlamentar PS), Vasilika Hysi - anëtare (grupi parlamentar PS), Ulsi
Manja - anëtar (grupi parlamentar PS), Nimet Musaj - anëtar (grupi parlamentar
i pavarur), Alban Zeneli - anëtar (grupi parlamentar demokrat), Enver Roshi -
anëtar (grupi parlamentar "I Pavarur"), Myslim Murrizi - anëtar (grupi parlamentar
"demokrat"),
Anëtarët zëvendësues janë: Musa Ulqini
(grupi parlamentar PS), Besnik Baraj (grupi parlamentar PS), Ermonela Valikaj
Felaj (grupi parlamentar PS), Xhemal Qefalia (grupi parlamentar PS), Aurora
Mara (grupi parlamentar i pavarur).