Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “lëvizja paralele”, për konkursin “këshilltar komisioni” në Shërbimin e Komisioneve.

  • Postuar më, 24/06/2018

NJOFTIM

 Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me  procedurën “lëvizja paralele”, për konkursin “këshilltar komisioni” në Shërbimin e Komisioneve.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar,  Kreut V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreut II, pikave 11 dhe 13, po publikojmë emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin  me procedurën “lëvizja paralele”, për konkursin “këshilltar komisioni” në Shërbimin e Komisioneve.

Për konkursin e shpallur për pozicionin “këshilltar Komisioni” në Shërbimin e Komisioneve nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 22.05.2018 janë Z.Malvin Kaçaj. Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidati, konstaton se kandidati nuk plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele, kjo procedure mbyllet pa kandidatë.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar,  Kreut V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Neni 26, pika 4 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese”  dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese”, Kreu III “ Ngritja në detyrë” pika 1 dhe 6, konkurrimi do të vazhdoj me procedurën “Ngritje në detyrë”.