Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, për konkursin “drejtor” në Shërbimin Juridik.

  • Postuar më, 23/06/2018

NJOFTIM

Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, për konkursin “drejtor” në Shërbimin Juridik.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, neni 32 – “Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore” dhe Vendimit të Këshillit të ministrave nr.118, date 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil, të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, kreut IV dhe VIII, po publikojmë emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin  për konkursin “drejtor” në Shërbimin Juridik.

Për konkursin e shpallur për pozicionin “drejtor” në Shërbimin Juridik, kandidatura e paraqitur, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 30.04.2018 është Znj.Mimoza ARBI.

Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatja, konstaton se kandidatja plotësojnë kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e pranimit në kategorinë e nivelit të lartë drejtues për institucionet e pavarura.