Njoftim për publikimin e një vendi të lirë pune, në shërbimin civil.

  • Postuar më, 20/06/2018

NJOFTIM

Njoftim për publikimin e një vendi të lirë pune, në shërbimin civil.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, neni 32 – “Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore” dhe Vendimit të Këshillit të ministrave nr.118, date 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil, të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, kreut IV dhe VIII, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij ka një vend të lirë pune, në pozicionin:

-“drejtor”, në Shërbimin Juridik.

NJOFTIM PËR VEND PUNE

  1. Pranimi në kategorinë e lartë drejtuese

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,  i ndryshuar,  Kreu VI – “Nëpunësit  të nivelit të lartë drejtues”, nenit 32 “Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë të lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil, të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, kreut  IV dhe VIII  , dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.388, datë 6.5.2015  “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr.118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil, të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, si edhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreut III, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, njofton se;

a) Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “Drejtor”, në Shërbimin Juridik. Kategoria e pagës II-a.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Të sigurojë në mënyrë efektive e profesionale drejtimin e punës së Shërbimit Juridik në zbatim të ligjit “Për  nëpunësin civil”, Rregullores së Kuvendit, legjislacionit që ka lidhje me këtë shërbim, si dhe detyrave të përcaktuara në këtë manual.
  • Të organizojë dhe drejtojë burimet njerëzore në varësi të tij, me qëllim ofrimin e një shërbimi me standard të lartë për anëtarët e Kuvendit, procesin legjislativ dhe kontrollin parlamentar në tërësi.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Të organizojë punën në Shërbimin Juridik, si dhe të menaxhojë në mënyrë efektive burimet njerëzore nën drejtimin e tij.
  • Të koordinojë punën e të gjithë këshilltarëve, të monitorojë shfrytëzimin me kosto efiçente të burimeve njerëzore dhe materiale, si dhe drejtimit të të gjithë punës në këtë Shërbim.
  • Të monitorojë dhe vlerësojë në vazhdimësi materialet ligjore (opinionet, memot), si dhe dokumentet e tjera që përgatiten nga këshilltarët për projektligjet, aktet dhe çështjet qe shqyrtohen apo paraqiten në komisione dhe në Kuvend.
  • Të unifikojë nëpërmjet këshilltarëve ligjorë praktikën dhe procedurat ligjore që ndiqen gjatë veprimtarisë së komisioneve të Kuvendit apo edhe të seancës plenare, bazuar në përcaktimet e Rregullores së Kuvendit dhe aktet e nxjerra në zbatim të saj, si dhe orientimeve të dhëna nga Sekretari i Përgjithshëm.
  • Të ndjekë dhe të sigurojë asistencë juridike, në vijimësi në mbledhjet e Konferencës së Kryetarëve .
  • Të ndjekë dhe monitorojë procesin e mbledhjeve të komisioneve, të shqyrtimit dhe të miratimit të projektligjeve dhe të akteve të tjera (vendime, rezoluta, deklarata), objekt i punës së komisioneve, deri në përmbylljen e raporteve të këtyre komisioneve.
  • Të dërgojë në kohë në Këshillin e Ministrave dhe në ministritë përkatëse kërkesat e deputetëve për pyetje e interpelanca dhe të ndjekë respektimin e kërkesave të Rregullores së Kuvendit dhe afateve kohore për zhvillimin e tyre në Kuvend.
  • Të sigurojë dhënien e asistencës juridike apo përgatitjen e memove juridike, sa herë që i kërkohet nga Sekretari i Përgjithshëm apo shërbimet, për veprimtarinë e administratës së Kuvendit.
  • Të ndjekë dhe monitorojë deri ne përfundim të gjithë procesin e akteve të miratuara nga Kuvendi, shpalljen e tyre nga Presidenti i Republikës dhe botimin e tyre në Fletoren Zyrtare. Te informoje menjëherë Sekretarin e Përgjithshëm nëse konstaton probleme në ketë proces.
  • Të koordinojë, sipas orientimit të Drejtorit të Shërbimit Legjislativ, punën me Shërbimin e Seancës dhe Shërbimin e Komisioneve për përgatitjen e kalendarit dhe programit të punës 3-javor.
  • Të zgjidhë probleme organizative, profesionale, si dhe të koordinojë këshillimet dhe rekomandimet e bëra apo të përcjella nga drejtori i Përgjithshëm i Legjislacionit.
  • Të informojë punonjësit në varësi për objektivat e punës dhe për të gjitha çështjet e rëndësishme për administrimin e Shërbimit.
  • Të vendosë ndarjen e detyrave në strukturën që drejton, sipas pozicioneve dhe përgjegjësive përkatëse.
  • Të ndjekë dhe monitorojë punën e këshilltarëve dhe punonjësve të tjerë në varësi, nëpërmjet informacionit periodik të tyre dhe sa herë i kërkohet nga Drejtor i Shërbimit Legjislativ apo nga Sekretari i Përgjithshëm.
  • Të krijojë kushtet që punonjësit e Shërbimit Juridik të punojnë së bashku në bazë të parimeve të besimit reciprok dhe të bashkëpunimit, për të siguruar që puna në këtë Shërbim të kryhet rregullisht, e plotë, në kohë, sa me profesionale.
  • Të raportojë rregullisht për të gjitha çështjet e rëndësishme pranë drejtorit të Shërbimit Legjislativ dhe Sekretarit te Përgjithshëm, apo sa here qe i kërkohet dhe e vlerëson si te nevojshme.
  • Të informojë në mënyrë të vazhdueshme Sekretarin e Përgjithshëm për të gjithë veprimtarinë e Shërbimit, si dhe të përcjellë pranë tij materialet ligjore (opinione, memo etj) dhe dokumentacionin e përgatitur nga këshilltarët jurist.
  • Të bashkëpunojë me Shërbimin e Komisioneve dhe Shërbimin e Seancave për ndarjen e punës në komisione për procedurat e shqyrtimit dhe miratimit të projektligjeve.
  • Të ndjekë, shpërndajë dhe të përgjigjet për të gjithë korrespodencën zyrtare të Kuvendit që kalon në këtë shërbim .
  • Të bashkëpunojë me të gjitha  drejtoritë dhe  departamentet e tjera për mbarëvajtjen e punës në Kuvend.
  • Të bëjë analiza dhe vlerësime të rregullta dhe të detajuara të punës, shpesh brenda afateve të shkurtra kohore të nëpunësve të Shërbimit.
  • Të sigurojë përfaqësimin e Kuvendit në të gjithë shkallët e gjyqësorit dhe kur i kërkohet edhe ne Gjykatën Kushtetuese.
  • Të sigurojë përfaqësimin e Shërbimit në të gjitha grupet e ngritura me urdhër të brendshëm.
  • Të ushtrojë çdo kompetencë tjetër që i jepet nga titullari, në përputhje me legjislacionin ne fuqi.

b) Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji

Marrëdhëniet organizative

Drejtori i Shërbimit Juridik është në varësi të drejtpërdrejtë nga drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ. Drejtori  i Shërbimit Juridik raporton në mënyrë të vazhdueshme tek eprori i drejtpërdrejtë Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ dhe tek Sekretari i Përgjithshëm,.

Drejtori i Shërbimit Juridik ka në varësi të drejtpërdrejtë këshilltarin jurist, sekretarin për Këshillin e Rregullores dhe Legjislacionit, redaktorin për tekstet dhe aktet normative.

c) Kërkesat e vendit të punës

  • Të ketë diplomë universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor, në jurisprudencë, me shkëputje nga puna;
  • Të ketë vizion për drejtim dhe përvojë e ekspertizë mbi 7 vjet në fushën e hartimit dhe analizës së legjislacionit;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi,  koordinimi dhe menaxhimi;
  • Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të BE;
  • Të zotërojë aftësi për të siguruar funksionim të mirë të punës në ekip për stafin në varësi si dhe për të bashkëpunuar me shërbimet e tjera.

ç ) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i statusit “nëpunës civil i nivelit të mesëm drejtues”, dëshmi penaliteti, raport për gjëndjen shëndetësore.

d) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 30.05.2018

e) Në datën 31.05.2018 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut. Këta do të jenë ata që plotësojnë të gjitha kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të kërkuara më sipër.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 2 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

ë )Në datën 07.06.2018 do të shpallet lista e rivlerësimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”,në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut. Këta do të jenë ata që plotësojnë të gjitha kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të kërkuara më sipër dhe ata të kualifikuar pas ankimimit.

f) Konkurimi-testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 02.07.2018, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

g) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve 10 pikë, që përfshin vlerësimin e arsimimit, eksperiencës dhe trajnimeve të lidhura me fushën si dhe vlerësimin e arritjeve vjetore; testimi me shkrim 40 pikë dhe intervista e strukturuar me gojë 50 pikë.

h) Lista e kandidatëve me mbi 70 pikë ( mbi 70% të pikëve) do të shpallet në datën 03.07.2018

i)Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 03.07.2018

Ankesat nga kandidatët, paraqiten në KPND, brenda 5 ditëve  nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve nga data e depozitimit të saj.

k) Shpallja e fituesit do të bëhet në portalin“Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 10.07.2018.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

 

Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me  procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “këshilltar juridik” në Shërbimin Juridik.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar,  Kreut V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreut II, pikave 12 dhe 13, po ju dërgojme emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin  me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “këshilltar juridik” në Shërbimin Juridik.

Për konkursin e shpallur për pozicionin “këshilltar juridik” në Shërbimin Juridik nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 10.04.2018 është znj.Suela Jahaj.

Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidati, konstaton se kandidatja plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.

Konkurimi do të zhvillohet në datën 03.05.2018, ora 10:00 në mjediset e Kuvendit.