Njoftim për mbylljen e lëvizjes paralele pa kandidatë, për pozicionin “specialist”, në Sekretariatin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian.

  • Postuar më, 14/06/2018

NJOFTIM

Njoftim për mbylljen e lëvizjes paralele pa kandidatë,  për pozicionin “specialist”, në Sekretariatin e Këshillit Kombëtar  për Integrimin Europian. 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,i ndryshuar,  Kreut V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Neni 25 “Lëvizja paralele”, pikës 3 dhe pikës 4, shkronja “a”, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2014 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, pikave 16, 17, 18, 19 dhe 20, kandidati i kualifikuar për të vazhduar testimin z. Arian Ymerali nuk u paraqit.

Komisioni i Brendshëm, me vendimin nr.693/4, datë 13.03.2018, për konkursin “specialist” në Sekretariatin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, e mbylli procedurën e lëvizjes paralele pa kandidatë.

Konkurimi do të vazhdojë me procedurën “pranimi në shërbimin civil”.