Pranimi në kategorinë e lartë drejtuese

  • Postuar më, 28/06/2018

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

 

NJOFTIM PËR VEND PUNE

 

a)     Pranimi në kategorinë e lartë drejtuese.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, neni 32 pika 1 – “Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore” ; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil, të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, kreut IV dhe VIII; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.388, datë 6.5.2015  “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr.118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil, të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, pika 11, si edhe Vendimit të Byrosë nr 5, datë 17.01.2018 Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij ka një vend të lirë pune, në pozicionin “drejtor i përgjithshëm”,  pranë Shërbimit Legjislativ .

 

      

b)    Qëllimet e pozicionit të punës

·       Të menaxhojë me efektivitet dhe eficencë punën e Shërbimit Legjislativ.

·       Të organizojë dhe të drejtojë burimet njerëzore në varësi të tij në zbatim të ligjit “Për nëpunësin civil”, Rregullores së Kuvendit dhe legjislacionit, që ka lidhje me këtë shërbim, për arritjen e rezultateve të përcaktuara-

·       Ofrimin e një shërbimi me standard të lartë për anëtarët e Kuvendit dhe procesin legjislativ në tërësi, sipas orientimeve dhe detyrave të përcaktuara në këtë manual, rregulloren e Kuvendit dhe legjislacionit në fuqi, si dhe nga Sekretari i Përgjithshëm .

 

c)     Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

·       Të menaxhojë me kompetencë të lartë profesionale shërbimet në varësi, duke garantuar realizimin e objektivave të shërbimit në kohë dhe me cilësi të lartë. 

·       Të ndjekë dhe të sigurojë asistencë juridike në mbledhjet e Konferencës së Kryetarëve, me iniciativën e tij, si dhe bazuar në orientimet e Sekretarit të Përgjithshëm dhe në bashkëpunim me drejtuesit e shërbimeve në varësi.

·       Të ndjekë dhe monitorojë procesin e përgatitjes së opinioneve ligjore dhe materialeve të tjera te nevojshme për mbledhjet e komisioneve, seancave plenare,  procesin e shqyrtimit dhe të miratimit të projektligjeve dhe të akteve të tjera (vendime, rezoluta, deklarata), objekt i punës së komisioneve, deri në përmbylljen e raporteve të këtyre komisioneve.

·       Të përcjellë vazhdimisht tek Sekretari i Përgjithshëm, dhe të diskutoje me të sa herë që i kërkohet, apo kur vlerësohet si e nevojshme, materialet ligjore (opinionet, memot), si dhe dokumentet e tjera që përgatiten për projektligjet, aktet dhe çështjet qe shqyrtohen apo paraqiten në Komisione dhe në Kuvend.

·       Të ndjekë dhe monitorojë procesin e akteve të miratuara nga Parlamenti deri në shpalljen dhe botimin e tyre në Fletoren Zyrtare.

·       Të sigurojë përfaqësimin e Shërbimit në të gjitha grupet e ngritura me urdhër të brendshëm të Kryetarit së Kuvendit apo Sekretarit të Përgjithshëm.

·       Të mbikëqyrë bashkëpunimin e shërbimeve në varësi për mbarëvajtjen e punës në komisione dhe procedurat e shqyrtimit dhe miratimit të projektligjeve.

·       Të unifikoje  praktikën dhe procedurat që ndiqen gjatë veprimtarisë së komisioneve të Kuvendit apo edhe të seancës plenare, bazuar në përcaktimet e Rregullores së Kuvendit dhe aktet e nxjerra në zbatim të saj, si dhe ne orientimet e Sekretarit te Përgjithshëm.

·       Të informojë drejtuesit e shërbimeve në varësi për objektivat e punës, si dhe për të gjithë çështjet e rëndësishme në administrimin e Shërbimit.

·       Të ndjekë, të shpërndajë dhe të përgjigjet për të gjithë korrespondencën zyrtare të Kuvendit që kalon në këtë shërbim.

·       Të nxjerrë urdhra përkatëse brenda kompetencës së tij, të cilat duhet të zbatohen nga shërbimet në varësi.

·       Të ndajë detyrat sipas pozicioneve të punës për stafin që ka në varësi, si dhe të monitorojë në vazhdimësi kryerjen e tyre.

·       Të mbikëqyrë punën e drejtorëve, këshilltarëve dhe stafit ndihmës nëpërmjet formave të informimit javor, mujor, çdo fund sesioni ose vjetor.

·       Të bashkëpunojë me të gjitha shërbimet e tjera të Kuvendit për kryerjen me efektivitet të punës.

·       Të kryejë vlerësimin e punës, duke respektuar ligjin “Për nëpunësin civil” për të gjithë stafin në varësi direkt të tij.

·       Të sigurojë, nëpërmjet Shërbimin Juridik, përfaqësimin e Kuvendit në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

·       Të përgatisë nën koordinimin dhe orientimin e Sekretarit të Përgjithshëm te Kuvendit, opinionin ligjor dhe dokumentacionin e nevojshëm për çështje të cilat shqyrtohen në Gjykatën Kushtetuese.

·       Të mbajë kontakte dhe të përfaqësojë Shërbimin Legjislativ, sipas autorizimit të Sekretarit të Përgjithshëm,  në nivelet  paralele të institucioneve të tjera shtetërore.

·       Të informojë në mënyrë periodike Kryetarin e Kuvendit, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm, për të gjithë veprimtarinë e Shërbimit.

·       Të ushtrojë gjithashtu dhe çdo kompetencë tjetër që i jepet nga eprorët në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

d)   Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

-        Të jetë shtetas shqiptar.

-        Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

-        Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

-        Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

-        Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë  për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

-        Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

 

 

dh )  Marrëdhëniet organizative

·       Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ është në varësi të drejtpërdrejtë nga sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Drejtori  i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ raporton, sipas kërkesës, edhe te Kryetari i Kuvendit. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ ka në varësi të drejtpërdrejtë Shërbimin Juridik, Shërbimin e Seancës dhe Komisioneve, Njësinë e Përafrimit të Legjislacionit dhe Sekretariatin Teknik të Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian

 

 

 

e)     Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:

·       Të ketë diplomë universitare DND; DIND  ose Bachelor + Master shkencor, në jurisprudencë, me shkëputje nga puna;

·       Të ketë përfunduar edhe studime pasuniversitare, Master.

·       Të ketë eksperiencë dhe ekspertizë të gjerë mbi 10 vjet në fushën e hartimit dhe analizës së legjislacionit.

·       Të ketë vizion të qartë drejtimi.

·       Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe menaxhimi.

·       Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të BE,

·       Të komunikojë standarde të qarta dhe rezultate të pritshme duke ndihmuar stafin të zhvillojë potencialin e tij.

·       Të sigurojë funksionim të mirë të punës në ekip për stafin në varësi.

·       Të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.

·       Të jetë nëpunës civil i nivelit të mesëm drejtues.

·       Kanditatët nga jashtë shërbimit civil duhet të plotësojnë të gjitha kërkesat e tjera përveç të qënit nëpunës civil i nivelit të mesëm drejtues.

 

ë ) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i statusit “nëpunës civil i nivelit të mesëm drejtues”, dëshmi penaliteti, raport për gjëndjen shëndetësore.

 

f ) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 30.07.2018.

 

g ) Në datën 31.07.2018 , do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut. Këta do të jenë ata që plotësojnë  të gjitha kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të kërkuara më sipër.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 2 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

 

gj ) Në datën 08.08.2018, do të shpallet lista e rivlerësimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut. Këta do të jenë ata që plotësojnë  të gjitha kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të kërkuara më sipër dhe ata të kualifikuar pas ankimimit.

 

h ) Konkurimi-testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 11.09.2018, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

 

 i ) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve- 10 pikë, që përfshin vlerësimin e arsimimit, eksperiencës dhe trajnimeve të lidhura me fushën si dhe vlerësimin e arritjeve vjetore; testimi me shkrim - 40 pikë dhe intervista e strukturuar me gojë -50 pikë.

 

j ) Lista e kandidatëve me mbi 70 pikë ( mbi 70% të pikëve) do të shpallet në datën 13.09.2018.

 

k ) Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 13.09.2018.

Ankesat nga kandidatët, paraqiten në KPND, brenda 5 ditëve  nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve nga data e depozitimit të saj.

 

l ) Shpallja e fituesit do të bëhet në portalin“Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 19.09.2018.

 

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.