NJOFTIM PËR VEND PUNE

  • Postuar më, 02/07/2018

A- Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,  i ndryshuar,  Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

a)      në Administratën e tij ka (1 ) një vend të lirë pune, në pozicionin “Specialist” i Nënkomisionit për Mbikqyrjen e Buxhetit të Shtetit, pranë Shërbimit të Komisioneve Pralamentare.

Paga është e kategorisë III-b.

b) Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

 

·         T’u japë mbështetje teknike të specializuar, si dhe mbështetje administrative Nënkomisionit për mbikqyrjen e Buxhetit të Shtetit.

·         Të sigurojë dhe administrojë informacionin statistikor periodic mbi ecurinë e treguesve kryesorë makroekonomikë të vendit tonë, të publikuar nga Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë, INSTATI etj, si dhe tua përcjellë ato deputetëve anëtarë të nënkomisionit.

·         Të sigurojë dhe administrojë raporte e material te Kontrollit të Lartë të Shtetit për auditimin e përdorimit të fondeve publike, si dhe tua percjelle ato deputeteve dhe anëtarëve të nënkomisionit.

·         Të përgatisë në bashkëpunim me këshilltarët e komisionit të ekonomisë dhe Financat, project programin dhe projektkalendarin e punës të nënkomisionit.

·         Të organizojë mbledhjet e komisionit, nëpërmjet

-informimit të deputetëve , drejtuesve dhe specialistëve të ministrive dhe institucioneve si dhe grupet e intersit për rendin e ditës, vendin, datën dhe orën e mbledhjes së nënkomisionit.

-sigurim i mbështetjes teknike e administrative për zhvillimin e mbledhjeve të nënkomisionit.

·         Të bashkëpunojë me Shërbimin e Botimeve Parlamentare/Sektorin e Redaktorëve, për përgatitjen e procesverbaleve të mbledhjeve të nënkomisionit dhe ti kalojë ato në mënyrë elektronike në faqen e internetit.

·         Të mbajë dhe plotësojë formularin për praninë e deputetëve në mbledhjet e nënkomisionit, të hartojë përmbledhësen mujore përkatëse dhe ta dorëzojë atë në  Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve.

·         Të bashkëpunojë me Këshilltarët e Komisionit të Ekonomisë dhe Financat, këshilltarët e Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të pavarura, si edhe sekretaren e Komisionit për Ekonominë dhe Financat për projektligjet dhe çështjet e tjera objekt shqyrtimi në nënkomision.

·         Të bashkëpunojë me bibliotekën për informacionin e ri që mund të sigurojë për deputetët, lidhur me shqyrtimin e projektligjeve apo për çështje të tjera që do të shqyrtohen në nënkomion.

·         Të mbajë procesverbalin e mbledhjes së komisionit, të redaktojë përmbajtjen e tij kur vëren pasaktësi, sipas kërkesave të Rregullores së Kuvendit, dhe ta paraqesë atë për miratim në komision dhe ta kalojë  në mënyrë elektronike për t’u futur në faqen e internetit.

·         Të japë informacione tek Drejtori i Shërbimit të Komisioneve, si dhe në Shërbimin e Marrëdhënieve me Publikun për mbledhjet e nënkomisionit, për takimet që zhvillohen apo aktivitete të tjera që zhvillohen në nënkomision.

·         Të sistemojë dhe të dorëzojë në Sektorin e Protokollit dosjet me materialet që shqyrtohen në nënkomision.

·         Të kryejë detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori i Shërbimit të Komisioneve apo nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ, dhe Sekretari i përgjithshëm.

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

-të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon;

-të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

-të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Të ketë diplomë universitare DND; DIND  ose Bachelor + Master profesional / shkencor, në jurisprudencë.

·         Të zotërojë aftësi  shumë të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve kompjuterike si Word, Excel, Power Point,  etj.

·         Të ketë aftësi  shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.

·         Të zotërojë aftësi praktike në përballimin e situatave që kërkojnë angazhim të lartë dhe zgjidhje të shpejta praktike.

·         Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj të BE

·         Të ketë deri në një vit eksperiencë pune.

·         Të ketë aftësi të punojë në grup dhe me shërbimet e tjera paralele.

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i konfirmimit si nëpunës civil i kategorisë ekzekutive dhe  formularin e 6- mujorit të pare, të vlerësimit vjetor të punës për vitin 2018.

d) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 12.07.2018

dh) Në datën 13.07.2018 , do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

e) Konkurimi- intervista me gojë do të bëhet 20.07.2018, në mjediset e Kuvendit, në orën 10:00.

ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i brendshëm”, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin dhe 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë ( dokumentacioni i dorëzuar, i ndarë:  20 pikë për eksperiencën, 10 pikë për trajnimet apo për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për vlerësimet pozitive.)

g) Njoftimi për fituesin do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit në datën 30.07.2018

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

 

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të  vazhdojë sipas Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.

 

B- Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil” , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij në Administratën e tij ka ( 1) një vend të lirë pune, në pozicionin “Specialist” i Nënkomisionit për Mbikqyrjen e Buxhetit të Shtetit, pranë Shërbimit të Komisioneve

Paga është e kategorisë III-b.

a) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

b) Konkursi do të kalojë në këto faza: dorëzimi i dokumentacioni, brenda 15 ditë kalendarike nga shpallja në Portalin SHKP; verifikimi i kandidatëve që plotësojnë  kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta – brenda 10 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit dhe shpallja e listës së kandidatëve që kualifikohen për në fazën e dytë: testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

c) Konkurimi do të bëhet për 1 (një) vend të lirë pune.

ç)  Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

·         Të jetë shtetas shqiptar.

·         Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

·         Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

·         Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

·         Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë  për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

·         Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         T’u japë mbështetje teknike të specializuar, si dhe mbështetje administrative Nënkomisionit për mbikqyrjen e Buxhetit të Shtetit.

·         Të sigurojë dhe administrojë informacionin statistikor periodic mbi ecurinë e treguesve kryesorë makroekonomikë të vendit tonë, të publikuar nga Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë, INSTATI etj, si dhe tua përcjellë ato deputetëve anëtarë të nënkomisionit.

·         Të sigurojë dhe administrojë raporte e material te Kontrollit të Lartë të Shtetit për auditimin e përdorimit të fondeve publike, si dhe tua percjelle ato deputeteve dhe anëtarëve të nënkomisionit.

·         Të përgatisë në bashkëpunim me këshilltarët e komisionit të ekonomisë dhe Financat, project programin dhe projektkalendarin e punës të nënkomisionit.

·         Të organizojë mbledhjet e komisionit, nëpërmjet

-informimit të deputetëve , drejtuesve dhe specialistëve të ministrive dhe institucioneve si dhe grupet e intersit për rendin e ditës, vendin, datën dhe orën e mbledhjes së nënkomisionit.

-sigurim i mbështetjes teknike e administrative për zhvillimin e mbledhjeve të nënkomisionit.

·         Të bashkëpunojë me Shërbimin e Botimeve Parlamentare/Sektorin e Redaktorëve, për përgatitjen e procesverbaleve të mbledhjeve të nënkomisionit dhe ti kalojë ato në mënyrë elektronike në faqen e internetit.

·         Të mbajë dhe plotësojë formularin për praninë e deputetëve në mbledhjet e nënkomisionit, të hartojë përmbledhësen mujore përkatëse dhe ta dorëzojë atë në  Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve.

·         Të bashkëpunojë me Këshilltarët e Komisionit të Ekonomisë dhe Financat, këshilltarët e Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të pavarura, si edhe sekretaren e Komisionit për Ekonominë dhe Financat për projektligjet dhe çështjet e tjera objekt shqyrtimi në nënkomision.

·         Të bashkëpunojë me bibliotekën për informacionin e ri që mund të sigurojë për deputetët, lidhur me shqyrtimin e projektligjeve apo për çështje të tjera që do të shqyrtohen në nënkomion.

·         Të mbajë procesverbalin e mbledhjes së komisionit, të redaktojë përmbajtjen e tij kur vëren pasaktësi, sipas kërkesave të Rregullores së Kuvendit, dhe ta paraqesë atë për miratim në komision dhe ta kalojë  në mënyrë elektronike për t’u futur në faqen e internetit.

·         Të japë informacione tek Drejtori i Shërbimit të Komisioneve, si dhe në Shërbimin e Marrëdhënieve me Publikun për mbledhjet e nënkomisionit, për takimet që zhvillohen apo aktivitete të tjera që zhvillohen në nënkomision.

·         Të sistemojë dhe të dorëzojë në Sektorin e Protokollit dosjet me materialet që shqyrtohen në nënkomision.

·         Të kryejë detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori i Shërbimit të Komisioneve apo nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ, dhe Sekretari i përgjithshëm.

·         dh)  Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Të ketë diplomë universitare DND; DIND  ose Bachelor + Master profesional / shkencor, në jurisprudencë.

·         Të zotërojë aftësi  shumë të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve kompjuterike si Word, Excel, Power Point,  etj.

·         Të ketë aftësi  shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.

·         Të zotërojë aftësi praktike në përballimin e situatave që kërkojnë angazhim të lartë dhe zgjidhje të shpejta praktike.

·         Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj të BE

·         Të ketë deri në një vit eksperiencë pune.

·         Të ketë aftësi të punojë në grup dhe me shërbimet e tjera paralele.

e) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit.

ë) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 17.07.2018

f) Në datën 30.07.2018 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të

Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut. Këta do të jenë ata që plotësojnë  të gjitha kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të kërkuara më sipër.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

g) Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet njoftimeve në Portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, faqen zyrtare të Kuvendit, telefon dhe e-mail.

gj)Konkurimi-testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë do të bëhet në datën 08.08.2018  në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

h) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit - 15 pikë, intervista e strukturuar me gojë - 25 pikë dhe testimi me shkrim - 60 pikë.

-Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, kur kandidati merr mbi 30 pikë e lart, ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe vlerësimin e jetëshkrimit.

i) Lista e fituesve me mbi 70 pikë ( mbi 70% të pikëve) do t’u njoftohet konkurentëve me telefon ose e-mail.

j) Ankesat nga kandidatët fitues, paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

k) Shpallja e listës përfundimtare të fituesve do të bëhet në datën 17.08.2018, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.