Njoftim per vend pune

  • Postuar më, 11/09/2018

A- Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,  i ndryshuar,  Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

a) në Administratën e tij ka (1 ) një vend të lirë pune, në pozicionin “Specialist për marrëdhëniet shumëpalëshe”, në Shërbimin e Marrëdhënieve Shumëpalëshe dhe Dypalëshe.

Paga është e kategorisë III-b.
b) Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
·         Të ndjekë aktivitetet e organizatave ndërkombëtare shumëpalëshe, ku Kuvendi i Shqipërisë merr pjesë (si: NATO, KE, OSBE, PABSEC, Frankofonia, Unioni Ndërparlamentar, BEP, CEI,  Parlamenti Europian, Bashkëpunimi në Mesdhe).

·         Të bashkëpunojë me komisionet e përhershme parlamentare të Kuvendit për të ndihmuar deputetët që marrin pjesë në aktivitetet e këtyre organizatave ndërkombëtare.

·         Të bashkëpunojë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ambasadat e Republikës së Shqipërisë për sigurimin e materialeve ndihmëse për pjesëmarrjen në aktivitetet e këtyre organizatave ndërkombëtare.

·         Të përgatisë materialet e punës për pjesëmarrjen në asambletë e përgjithshme të këtyre organizmave, si dhe për mbledhjet e tyre të rëndësisë së veçantë.

·         Të përgatisë materialet bazë për vizitat e Kryetarit të Kuvendit në këto organizata.

·         Të ruajë dhe të bëjë arkivimin e materialeve përfundimtare të zbardhura në Zyrën e Arkivit.

·         Të përcjellë materialet përfundimtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

·         Të merret me organizimin konkret të konferencave ndërkombëtare të këtyre organizatave në Tiranë.

·         Të merret me organizimin konkret të vizitave të delegacioneve të këtyre organizatave në Tiranë. Specialisti i marrëdhënieve shumëpalëshe është në varësi të drejtpërdrejtë nga Drejtori i marrëdhënieve shumëpalëshe dhe dypalëshe. Ai bashkëpunon me specialistët e tjerë të drejtorisë për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.

c) Kërkesat e vendit të punës:

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor, në gjuhë e huaj anglisht/ frëngjisht/ gjermanisht ose marrëdhëniet ndërkombëtare.
Të jetë i specializuar për marrëdhëniet ndërkombëtare.

·         Të ketë njohuri shumë të mira te organizatave ndërkombëtare dhe ne veçanti te bashkëpunimit shumëpalësh parlamentare.

·         Te ketë aftësi ne organizimin e konferencave dhe aktiviteteve te tjera shumëpalëshe.

·         Të zotërojë shumë mirë anglishten dhe një gjuhë tjetër të komunitetit Evropian (frëngjisht ose gjermanisht).

·         Te ketë aftësi shume te mira komunikuese dhe të punës ne grup.

·         Te ketë aftësi te punoje me cilësi nen presionin e kohës dhe ne situata komplekse

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhsuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i konfirmimit si nëpunës civil i kategorisë ekzekutive si  dhe  formularin 6 mujor të vlerësimit vjetor të punës, për periudhën janar - qershor 2018.

d) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 21.09.2018

dh) Në datën 24.09.2018, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë kandidatët që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

e) Konkurimi- intervista me gojë do të bëhet 02.10.2018, në mjediset e Kuvendit, në orën 10:00.

ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i brendshëm”, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin dhe 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë ( dokumentacioni i dorëzuar, i ndarë:  20 pikë për eksperiencën, 10 pikë për trajnimet apo për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për vlerësimet pozitive.)

g) Njoftimi për fituesin do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit në datën 05.10.2018

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të  vazhdojë sipas Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”. 

B- Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive. 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil” , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij në Administratën e tij ka ( 1) një vend të lirë pune, në “Specialist për marrëdhëniet shumëpalëshe”, në Shërbimin e Marrëdhënieve Shumëpalëshe dhe Dypalëshe

 Paga është e kategorisë III-b.

a) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

b) Konkursi do të kalojë në këto faza: dorëzimi i dokumentacioni, brenda 15 ditë kalendarike nga shpallja në Portalin SHKP; verifikimi i kandidatëve që plotësojnë  kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta – brenda 10 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit dhe shpallja e listës së kandidatëve që kualifikohen për në fazën e dytë: testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

c) Konkurimi do të bëhet për 1 (një) vend të lirë pune.

ç)Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

·         Të jetë shtetas shqiptar.

·         Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

·         Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

·         Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

·         Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë  për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

·         Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

d) Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të ndjekë aktivitetet e organizatave ndërkombëtare shumëpalëshe, ku Kuvendi i Shqipërisë merr pjesë (si: NATO, KE, OSBE, PABSEC, Frankofonia, Unioni Ndërparlamentar, BEP, CEI,  Parlamenti Europian, Bashkëpunimi në Mesdhe).

·         Të bashkëpunojë me komisionet e përhershme parlamentare të Kuvendit për të ndihmuar deputetët që marrin pjesë në aktivitetet e këtyre organizatave ndërkombëtare.

·         Të bashkëpunojë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ambasadat e Republikës së Shqipërisë për sigurimin e materialeve ndihmëse për pjesëmarrjen në aktivitetet e këtyre organizatave ndërkombëtare.

·         Të përgatisë materialet e punës për pjesëmarrjen në asambletë e përgjithshme të këtyre organizmave, si dhe për mbledhjet e tyre të rëndësisë së veçantë.

·         Të përgatisë materialet bazë për vizitat e Kryetarit të Kuvendit në këto organizata.

·         Të ruajë dhe të bëjë arkivimin e materialeve përfundimtare të zbardhura në Zyrën e Arkivit.

·         Të përcjellë materialet përfundimtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

·         Të merret me organizimin konkret të konferencave ndërkombëtare të këtyre organizatave në Tiranë.

·         Të merret me organizimin konkret të vizitave të delegacioneve të këtyre organizatave në Tiranë. Specialisti i marrëdhënieve shumëpalëshe është në varësi të drejtpërdrejtë nga Drejtori i marrëdhënieve shumëpalëshe dhe dypalëshe. Ai bashkëpunon me specialistët e tjerë të drejtorisë për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.

dh) Kërkesat e vendit të punës:

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor, në gjuhë e huaj anglisht/ frëngjisht/ gjermanisht ose marrëdhëniet ndërkombëtare.
Të jetë i specializuar për marrëdhëniet ndërkombëtare.

·         Të ketë njohuri shumë të mira te organizatave ndërkombëtare dhe ne veçanti te bashkëpunimit shumëpalësh parlamentare.

·         Te ketë aftësi ne organizimin e konferencave dhe aktiviteteve te tjera shumëpalëshe.

·         Të zotërojë shumë mirë anglishten dhe një gjuhë tjetër të komunitetit Evropian (frëngjisht ose gjermanisht).

·         Te ketë aftësi shume te mira komunikuese dhe të punës ne grup.

·         Te ketë aftësi te punoje me cilësi nen presionin e kohës dhe ne situata komplekse

e) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit.

ë) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 26.09.2018

f) Në datën 05.10.2018 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut. Këta do të jenë ata që plotësojnë  të gjitha kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të kërkuara më sipër.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

g) Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet njoftimeve në Portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, faqen zyrtare të Kuvendit, telefon dhe e-mail.

gj) Konkurimi-testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë do të bëhet në datën 18.10.2018 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

h) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit - 15 pikë, intervista e strukturuar me gojë - 25 pikë dhe testimi me shkrim - 60 pikë.

-Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, kur kandidati merr mbi 30 pikë e lart, ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe vlerësimin e jetëshkrimit.

i) Lista e fituesve me mbi 70 pikë ( mbi 70% të pikëve) do t’u njoftohet konkurentëve me telefon ose e-mail.

j) Ankesat nga kandidatët jofitues, paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda 5 ditëve kalendarike nga njoftimi dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

k) Shpallja e listës përfundimtare të fituesve do të bëhet në datën 24.10.2018, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.