NJOFTIM PËR VEND PUNE

  • Postuar më, 11/09/2018

NJOFTIM PËR VEND PUNE

A. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori

 Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II,  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

a)      Në Administratën e tij ka 2 (dy) vende të lirë pune, në pozicionin “këshilltar juridik”, në Shërbimin Juridik.

 Kategoria e pagës II-b.

 b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

 

·         Të kontribuojë për funksionimin sipas rregullave procedurale të veprimtarisë së komisioneve dhe këshillave parlamentare.

·         Të ofrojë një shërbim me standard të lartë e profesionalizëm për anëtarët e Kuvendit dhe procesin legjislativ në tërësi në përmirësimin e legjislacionit në përputhje me legjislacionin vendas dhe standardet e BE-së.

·         Të përgatisë opinion ligjor për Kryetarin dhe anëtarët e Komisionit pranë të cilit ushtron detyrën, për çdo projektligj apo projektakt që është paraqitur dhe është në shqyrtim në komisione dhe në Kuvend, lidhur me çështje të karakterit procedural, përputhshmërinë me Kushtetutën, aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, legjislacionin në fuqi, si dhe një analizë në këndvështrimin e teknikës legjislative.

·         Të bashkëpunojë dhe të informojë në mënyrë permanente  drejtorin e Shërbimit Juridik dhe të zbatojë me rigorozitet detyrat e ngarkuara prej tij.

·         Të bashkëpunojë me relatorin e komisionit për përgatitjen e relatimit për projektligjet që shqyrtohen në komisionin përgjegjës.

·         Të përgatisë raporte me shkrim për projektligjet, projektvendimet, projektdeklaratat dhe projektrezolutat që i paraqiten Kuvendit për shqyrtim dhe miratim në bashkëpunim me relatorin e komisionit dhe t’ia paraqesë për firmë Kryetarit të komisionit.

·         Të ndjekë në mënyrë të vazhdueshme mbledhjet e komisionit dhe të gjithë veprimtarinë e tij.

·         Të sigurojë asistencën juridike për Kryetarin dhe të gjithë anëtarët e komisionit parlamentar për probleme procedurale dhe për zbatimin e Rregullores së Kuvendit.

·         Të ndjekë në seancë plenare procesin e shqyrtimit dhe të miratimit të projektligjeve sipas fushës së përgjegjësisë.

·         Të japë mendimin juridik të specializuar për amendamente të propozuara nga deputetët.

·         Të japë mendim me shkrim për përmbajtjen e kërkesave të deputetëve të komisioneve përkatëse, nëse ato janë në përputhje me Kushtetutën e me Rregulloren e Kuvendit dhe t’ia paraqesë kryetarit të komisionit përkatës si dhe eprorëve apo Sekretarit të Përgjithshëm kur kjo kërkesë vjen prej tyre.

·         Të japë mendim me shkrim për çështjet lidhur me kompetencën e shqyrtimit ose jo të projektligjit sipas fushës së përgjegjësisë së komisionit.

·         Të ndjekë procesin e zbardhjes së ligjit pas miratimit në seancën plenare të Kuvendit, t’i përgatisë ato për firmë dhe t’i firmosë në kopjen e fundit.

·         Të ndjekë  deri në fund procesin e dekretimit të ligjit nga Presidenti, botimin e tij në Fletoren Zyrtare, si dhe hyrjen në fuqi, si dhe te njoftoje menjëherë drejtorin e shërbimit nëse konstaton qe ka probleme në ketë proces.

·         Të pasqyrojë çdo ndryshim apo shtesë të ligjit në tekstin e tij integral.

·         Të mbajë një database të plotë dhe operativ për të gjitha ligjet që ka ndjekur dhe të hartojë informacione periodike për eprorët.

·         Të përgatisë përgjigje të specializuara për korrespondencën zyrtare që i drejtohet komisionit dhe kryetarit të komisionit, kur i kërkohet nga ky i fundit.

·          Të bashkëpunojë me Shërbimin e Kërkimit Parlamentar dhe Bibliotekës, me synim që t’i vijë në shërbim zhvillimit të punimeve të Parlamentit, përmbushjes së nevojave të deputetëve për informacion nëpërmjet konsultimit paraprak të kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit, programit afatgjatë të Kuvendit.

·         Të bashkëpunojë me  Arkivin për sigurimin e informacioneve mbi dokumentet që ndodhen në arkiv,  në funksion të çështjeve që diskutohen në komisione ose këshilla.

·         Të bashkëpunojë ne vazhdimësi me Njësinë e Përafrimit të Legjislacionit, të informojë periodikisht këtë Njësi për të gjitha rastet e nevojshme, të cilat kërkojnë detyrimisht  studimin e legjislacionit në përputhje me legjislacionin e BE-së.

·         Të bashkëpunojë në vazhdimësi me Njësinë e Përafrimit të Legjislacionit  dhe Shërbimin e  Monitorimit të Institucioneve, për çështje të lidhura me institucionet kushtetuese apo institucionet e pavarura te krijuara me ligj, me qëllim sigurimin e një informacioni më të gjerë, me qellim përmirësimin e legjislacionit ne fushën e tij te përgjegjësisë apo të projektligjeve qe paraqiten për shqyrtim.

·         Të bashkëpunojë me Shërbimin e Seancës Plenare për procedurat dhe materialet qe përgatiten për projektligjet dhe raportimet vjetore të Institucioneve Kushtetuese dhe Institucionet e krijuara me ligj dhe që raportojnë në Kuvend.

·         Të bashkëpunoje dhe koordinoje më Shërbimin e Monitorimit të Institucioneve që Raportojnë dhe Informojnë Kuvendin, për:

a)      procedurat e shqyrtimit dhe miratimit të projektligjeve,

b)      seancat dëgjimore apo seancat e tjera që zhvillohen lidhur me to,

c)      për raportimin vjetor të institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj dhe mandatet përkatëse,  sipas fushës së përgjegjësisë së komisionit, si dhe

d)     për çdo lloj korrespondence apo material vlerësues që do të përgatisë lidhur me to.

·         Të kryejë çdo detyrë, brenda profilit të punës së tij, të ngarkuar nga drejtori i    Shërbimit.

 c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a)      të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë e mesme drejtuese;

b)      të ketë, të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

c)      të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

 

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Të ketë diplomë universitare DND; DIND  ose Bachelor + Master shkencor, në jurisprudencë, me shkëputje nga puna;

·         Të ketë përvojë eksperience profesionale mbi 5 vjet në hartim dhe analizë legjislacioni;

·         Të jetë i aftë për të kryer ekspertiza të gjera dhe studime në fushën e legjislacionit;

·         Të zotërojë aftësi shumë të mira mendimi teorik dhe strategjik;

·         Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të BE;

·         Të ketë aftësi  të mira komunikimi;

·         Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues dhe formularët e vlerësimit 6 mujor të punës për periudhën janar – korrik për vitin 2018.

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 21.09.2018 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga moment i shpalljes në portal.

dh) Në datën 24.09.2018, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose  e– mail.

-Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 03.10.2018, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë  përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.

g) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 05.10.2018.

Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

gj) Lista e fituesve me  70 pikë e lartë (  70% të pikëve e lartë) do të shpallet në datën 12.10.2018 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut..

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

 

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

 Në se nga procedura e mësipërme nuk shpallet anjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:

 B- Ngritja në Detyrë.

 Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të kira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III,  “Ngritja në detyrë”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

a)      Në Administratën e tij ka 2 (dy) vend të lira pune, në pozicionin “këshilltar juridk”, në Shërbimin Juridik .

           Kategoria e pagës II-b.

 b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

 

·         Të kontribuojë për funksionimin sipas rregullave procedurale të veprimtarisë së komisioneve dhe këshillave parlamentare.

·         Të ofrojë një shërbim me standard të lartë e profesionalizëm për anëtarët e Kuvendit dhe procesin legjislativ në tërësi në përmirësimin e legjislacionit në përputhje me legjislacionin vendas dhe standardet e BE-së.

·         Të përgatisë opinion ligjor për Kryetarin dhe anëtarët e Komisionit pranë të cilit ushtron detyrën, për çdo projektligj apo projektakt që është paraqitur dhe është në shqyrtim në komisione dhe në Kuvend, lidhur me çështje të karakterit procedural, përputhshmërinë me Kushtetutën, aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, legjislacionin në fuqi, si dhe një analizë në këndvështrimin e teknikës legjislative.

·         Të bashkëpunojë dhe të informojë në mënyrë permanente  drejtorin e Shërbimit Juridik dhe të zbatojë me rigorozitet detyrat e ngarkuara prej tij.

·         Të bashkëpunojë me relatorin e komisionit për përgatitjen e relatimit për projektligjet që shqyrtohen në komisionin përgjegjës.

·         Të përgatisë raporte me shkrim për projektligjet, projektvendimet, projektdeklaratat dhe projektrezolutat që i paraqiten Kuvendit për shqyrtim dhe miratim në bashkëpunim me relatorin e komisionit dhe t’ia paraqesë për firmë Kryetarit të komisionit.

·         Të ndjekë në mënyrë të vazhdueshme mbledhjet e komisionit dhe të gjithë veprimtarinë e tij.

·         Të sigurojë asistencën juridike për Kryetarin dhe të gjithë anëtarët e komisionit parlamentar për probleme procedurale dhe për zbatimin e Rregullores së Kuvendit.

·         Të ndjekë në seancë plenare procesin e shqyrtimit dhe të miratimit të projektligjeve sipas fushës së përgjegjësisë.

·         Të japë mendimin juridik të specializuar për amendamente të propozuara nga deputetët.

·         Të japë mendim me shkrim për përmbajtjen e kërkesave të deputetëve të komisioneve përkatëse, nëse ato janë në përputhje me Kushtetutën e me Rregulloren e Kuvendit dhe t’ia paraqesë kryetarit të komisionit përkatës si dhe eprorëve apo Sekretarit të Përgjithshëm kur kjo kërkesë vjen prej tyre.

·         Të japë mendim me shkrim për çështjet lidhur me kompetencën e shqyrtimit ose jo të projektligjit sipas fushës së përgjegjësisë së komisionit.

·         Të ndjekë procesin e zbardhjes së ligjit pas miratimit në seancën plenare të Kuvendit, t’i përgatisë ato për firmë dhe t’i firmosë në kopjen e fundit.

·         Të ndjekë  deri në fund procesin e dekretimit të ligjit nga Presidenti, botimin e tij në Fletoren Zyrtare, si dhe hyrjen në fuqi, si dhe te njoftoje menjëherë drejtorin e shërbimit nëse konstaton qe ka probleme në ketë proces.

·         Të pasqyrojë çdo ndryshim apo shtesë të ligjit në tekstin e tij integral.

·         Të mbajë një database të plotë dhe operativ për të gjitha ligjet që ka ndjekur dhe të hartojë informacione periodike për eprorët.

·         Të përgatisë përgjigje të specializuara për korrespondencën zyrtare që i drejtohet komisionit dhe kryetarit të komisionit, kur i kërkohet nga ky i fundit.

·          Të bashkëpunojë me Shërbimin e Kërkimit Parlamentar dhe Bibliotekës, me synim që t’i vijë në shërbim zhvillimit të punimeve të Parlamentit, përmbushjes së nevojave të deputetëve për informacion nëpërmjet konsultimit paraprak të kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit, programit afatgjatë të Kuvendit.

·         Të bashkëpunojë me  Arkivin për sigurimin e informacioneve mbi dokumentet që ndodhen në arkiv,  në funksion të çështjeve që diskutohen në komisione ose këshilla.

·         Të bashkëpunojë ne vazhdimësi me Njësinë e Përafrimit të Legjislacionit, të informojë periodikisht këtë Njësi për të gjitha rastet e nevojshme, të cilat kërkojnë detyrimisht  studimin e legjislacionit në përputhje me legjislacionin e BE-së.

·         Të bashkëpunojë në vazhdimësi me Njësinë e Përafrimit të Legjislacionit  dhe Shërbimin e  Monitorimit të Institucioneve, për çështje të lidhura me institucionet kushtetuese apo institucionet e pavarura te krijuara me ligj, me qëllim sigurimin e një informacioni më të gjerë, me qellim përmirësimin e legjislacionit ne fushën e tij te përgjegjësisë apo të projektligjeve qe paraqiten për shqyrtim.

·         Të bashkëpunojë me Shërbimin e Seancës Plenare për procedurat dhe materialet qe përgatiten për projektligjet dhe raportimet vjetore të Institucioneve Kushtetuese dhe Institucionet e krijuara me ligj dhe që raportojnë në Kuvend.

·         Të bashkëpunoje dhe koordinoje më Shërbimin e Monitorimit të Institucioneve që Raportojnë dhe Informojnë Kuvendin, për:

a)      procedurat e shqyrtimit dhe miratimit të projektligjeve,

b)      seancat dëgjimore apo seancat e tjera që zhvillohen lidhur me to,

c)      për raportimin vjetor të institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj dhe mandatet përkatëse,  sipas fushës së përgjegjësisë së komisionit, si dhe

d)     për çdo lloj korrespondence apo material vlerësues që do të përgatisë lidhur me to.

·         Të kryejë çdo detyrë, brenda profilit të punës së tij, të ngarkuar nga drejtori i    Shërbimit.

 

 c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a)      të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në nivelin “nëpunës civil i kategorisë së ulët drejtuese”;

b)      të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

c)      të ketë, të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

 Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

-          Të jetë shtetas shqiptar.

-          Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

-          Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

-          Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

-          Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë  për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

-           Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji

 

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Të ketë diplomë universitare DND; DIND  ose Bachelor + Master shkencor, në jurisprudencë, me shkëputje nga puna;

·         Të ketë përvojë eksperience profesionale mbi 5 vjet në hartim dhe analizë legjislacioni;

·         Të jetë i aftë për të kryer ekspertiza të gjera dhe studime në fushën e legjislacionit;

·         Të zotërojë aftësi shumë të mira mendimi teorik dhe strategjik;

·         Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të BE;

·         Të ketë aftësi  të mira komunikimi;

·         Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); vendimin e konfirmimit si nëpunës civil; fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit dhe aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të ulët drejtues, formularët e vlerësimit vjetor të punës 6-mujor të vitit 2018.

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 26.09.2018.

dh) Në datën 12.10.2018, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet

minimale të ngritjes në detyrë  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 23.10.2018, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacioin e dorëzuar( ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit poztive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë  dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.

g) Lista e fituesve me 70 pikë  e lartë (  70% të pikëve dhe lartë) do të njoftohet në datën 24.10.2018. Kandidatët do të njoftohen me telefon ose – maile.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

gj) Shpallja e fituesit do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 30.10.2018.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.