Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “specialist për marrëdhëniet shumëpalëshe” në Shërbimin e Marrëdhënieve Shumëpalëshe dhe Dypalëshe.
- Postuar më, 24/09/2018
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, po publikojmë emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për “specialist për marrëdhëniet shumëpalëshe” në Shërbimin e Marrëdhënieve Shumëpalëshe dhe Dypalëshe.
Për konkursin e shpallur për pozicionin “specialist për marrëdhëniet shumëpalëshe” në Shërbimin e Marrëdhënieve Shumëpalëshe dhe Dypalëshe nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 21.09.2018 është: znj. Remila Maçi
Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatja, konstaton se kandidatja plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.
Konkurimi do të zhvillohet në datën 02.10.2018, ora 10.00 në mjediset e Kuvendit.