Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, për konkursin “këshilltar juridik” në Shërbimin Juridik.

  • Postuar më, 24/09/2018

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar,  Kreut V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreut II, pikave 11 dhe 13 po ju dërgojmë për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin  me procedurën “lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, për konkursin “këshilltar juridik” në Shërbimin Juridik. Për konkursin e shpallur për pozicionin “këshilltar juridik” në Shërbimin Juridik, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 11.09.2018 nuk  është paraqitur asnjë kandidatë.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar,  Kreut V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Neni 26, pika 4 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese”, Kreu III “ Ngritja në detyrë”, konkurimi do të vazhdoj me procedurën “Ngritja në detyrë”.