Lista e vlerësimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin me procedurën, “Ngritja në detyrë” për pozicionin “këshilltar”, në Shërbimin Juridik pranë Shërbimit Legjislativ.

  • Postuar më, 12/10/2018

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar,  Kreut V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese”, Kreu III “ Ngritja në detyrë” pika 22, 23, për konkursin “këshilltar”, në Shërbimin Juridik pranë Shërbimit Legjislativ, me procedurën “Ngritja në detyrë” po publikojmë listën me kandidatët që do të testohen për këtë pozicion.

Lista e vlerësimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin me proçedurën, “ngritja në detyrë” për pozicionin “këshilltar”, në Shërbimin Juridik pranë Shërbimit Legjislativ është si më poshtë;

 

1. Enriketa VËRLAKU (VELIU)

2. Saida TURABI

Testimi do të zhvillohet në datën 23.10.2018 ora 10.00 në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit.