Njoftim i rezultateve të konkursit për pozicionin “specialist për marrëdhëniet shumëpalëshe”, pranë Shërbimit të Marrëdhënieve Shumëpalëshe dhe Dypalëshe.

  • Postuar më, 26/10/2018

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar,  Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 , si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut III “ Komiteti i Përhershëm i Pranimit për nivel ekzekutiv” pika 3 dhe Kreut IV “ Konkurimi”, pika 20, Komiteti i Përhershëm i Pranimit në përfundimin e procedurës të testimit me shkrim, vlerësimit të CV, intervistës të strukturuar me gojë, për konkursin në pozicionin “specialist për marrëdhëniet shumëpalëshe”, pranë Shërbimit të Marrëdhënieve Shumëpalëshe dhe Dypalëshe, vendosi përfundimin e fazës së vlerësimit pa asnjë fitues.