NJOFTIM PËR VEND PUNE

  • Postuar më, 29/10/2018

NJOFTIM PËR VEND PUNE

 

A- Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,  i ndryshuar,  Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, pika 21, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

në Administratën e tij ka (1 ) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist buxheti” pranë Shërbimit të Financës dhe Buxhetit.

a)      Paga është e kategorisë III-b.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të mbulojë të gjithë veprimtarinë buxhetore, duke filluar nga planifikimi i nevojave reale për fonde buxhetore, bazuar në prioritete e deri në ruajtjen e limiteve, për të mundësuar zhvillimin normal të punës në Kuvend, brenda kuadrit të disiplinës financiare.

·         Të bashkëpunojë me Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimin e Deputetëve për azhurnimin me strukturën e miratuar dhe ndryshimet  për të  planifikuar shpenzimet e personelit, për të planifikuar numrin e punonjësve dhe nevojat për punonjës me kontratë.

·           bashkërendojë punën me drejtoritë dhe departamentet për njohjen e nevojave të tyre për fonde, me qëllim hartimin e një  projektbuxheti sa më real, duke ruajtur tavanet e miratuara nga Ministria e Financave për shpenzimet e tjera korrente.

·           ruajë tavanet e miratuara nga Komiteti i Planifikimit Strategjik për hartimin e nevojave për investime të brendshme, duke pasur parasysh prioritetet.

·         Të ndjekë çeljet  vjetore në fillim të vitit ushtrimor dhe pastaj ato mujore.

·         Të ndjekë të gjitha lëvizjet e buxhetit, shtesa, pakësim gjatë vitit.

·         Të ndjekë shpenzimet mujore dhe progresive dhe të mbajë ditarin e thesarit duke bërë edhe kuadrimet mujore me Degën e Thesarit.

·         Të ndjekë  llogarinë e të ardhurave duke bërë dhe veprimet përkatëse në Thesar.

·         Të azhurnojë Shefin  e sektorit të Financës dhe Drejtorin e Shërbimit të Financës dhe Buxhetit me pasqyrat  financiare, operative, mujore,  etj.

·         Të mbajë dhe të azhurnojë  regjistrin e prokurimeve me blerje të vogla për të ndjekur limitin vjetor të mallrave me natyrë të njëjtë, sipas legjislacionit në fuqi.

·         Të depozitojë dhe të ndjekë  numrin e punonjësve  gjatë vitit financiar.

·         Të marrë miratimin në ministri për çdo punonjës me kontratë, brenda limiteve që kërkon legjislacioni buxhetor.

·         Të ndjekë përdorimin e fondit të veçantë dhe transferimet përkatëse  gjatë përdorimit të tij.

·         Të ndjekë dhe të rakordojë të ardhurat jashtë limitit dhe të bëjë transferimet përkatëse në rastin e përdorimit.


 

·         Të ndjekë për çdo pagesë strukturën buxhetore, program, titull, kapitull.

·         Të kryejë çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga drejtori i Shërbimit në lidhje me çështje të buxhetit.

 

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

-të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon;

-të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

-të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;

 

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor, në degën e ekonomi/ekonomi finance;

·         Te ketë eksperience pune jo me pak se 3 vjet;

·         Te ketë aftësi te mira ne programe te kompjuterit, kryesisht Excel dhe programe finance. 

·         Te ketë aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese.

·         Te ketë iniciative dhe fleksibilitet.

·         Te zotëroje te paktën një gjuhë te huaj te BE.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant, një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i konfirmimit si nëpunës civil i kategorisë ekzekutive dhe  formularin e 6- mujorit të pare, të vlerësimit vjetor të punës për vitin 2018.

d) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 13.11.2018

dh) Në datën 14.11.2018 , do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

e) Konkurimi- intervista me gojë do të bëhet 20.11.2018, në mjediset e Kuvendit, në orën 10:00.

ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i brendshëm”, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin dhe 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë ( dokumentacioni i dorëzuar, i ndarë:  20 pikë për eksperiencën, 10 pikë për trajnimet apo për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për vlerësimet pozitive.)

g) Njoftimi për fituesin do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit në datën 21.11.2018.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

 

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të  vazhdojë sipas Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.

 

B- Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil” , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij në Administratën e tij ka ( 1) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist buxheti” pranë Shërbimit të Financës dhe Buxhetit.

Paga është e kategorisë III-b.

 

a) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

b) Konkursi do të kalojë në këto faza: dorëzimi i dokumentacioni, brenda 15 ditë kalendarike nga shpallja në Portalin SHKP; verifikimi i kandidatëve që plotësojnë  kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta – brenda 10 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit dhe shpallja e listës së kandidatëve që kualifikohen për në fazën e dytë: testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

c) Konkurimi do të bëhet për 1 (një) vend të lirë pune.

ç)  Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

·         Të jetë shtetas shqiptar.

·         Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

·         Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

·         Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

·         Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë  për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

·         Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të mbulojë të gjithë veprimtarinë buxhetore, duke filluar nga planifikimi i nevojave reale për fonde buxhetore, bazuar në prioritete e deri në ruajtjen e limiteve, për të mundësuar zhvillimin normal të punës në Kuvend, brenda kuadrit të disiplinës financiare.

·         Të bashkëpunojë me Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimin e Deputetëve për azhurnimin me strukturën e miratuar dhe ndryshimet  për të  planifikuar shpenzimet e personelit, për të planifikuar numrin e punonjësve dhe nevojat për punonjës me kontratë.

·           bashkërendojë punën me drejtoritë dhe departamentet për njohjen e nevojave të tyre për fonde, me qëllim hartimin e një  projektbuxheti sa më real, duke ruajtur tavanet e miratuara nga Ministria e Financave për shpenzimet e tjera korrente.

·           ruajë tavanet e miratuara nga Komiteti i Planifikimit Strategjik për hartimin e nevojave për investime të brendshme, duke pasur parasysh prioritetet.

·         Të ndjekë çeljet  vjetore në fillim të vitit ushtrimor dhe pastaj ato mujore.

·         Të ndjekë të gjitha lëvizjet e buxhetit, shtesa, pakësim gjatë vitit.

·         Të ndjekë shpenzimet mujore dhe progresive dhe të mbajë ditarin e thesarit duke bërë edhe kuadrimet mujore me Degën e Thesarit.

·         Të ndjekë  llogarinë e të ardhurave duke bërë dhe veprimet përkatëse në Thesar.

·         Të azhurnojë Shefin  e sektorit të Financës dhe Drejtorin e Shërbimit të Financës dhe Buxhetit me pasqyrat  financiare, operative, mujore,  etj.

·         Të mbajë dhe të azhurnojë  regjistrin e prokurimeve me blerje të vogla për të ndjekur limitin vjetor të mallrave me natyrë të njëjtë, sipas legjislacionit në fuqi.

·         Të depozitojë dhe të ndjekë  numrin e punonjësve  gjatë vitit financiar.

·         Të marrë miratimin në ministri për çdo punonjës me kontratë, brenda limiteve që kërkon legjislacioni buxhetor.

·         Të ndjekë përdorimin e fondit të veçantë dhe transferimet përkatëse  gjatë përdorimit të tij.

·         Të ndjekë dhe të rakordojë të ardhurat jashtë limitit dhe të bëjë transferimet përkatëse në rastin e përdorimit.

·         Të ndjekë për çdo pagesë strukturën buxhetore, program, titull, kapitull.

·         Të kryejë çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga drejtori i Shërbimit në lidhje me çështje të buxhetit.

 

dh)  Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor, në degën e ekonomi/ekonomi finance;

·         Te ketë eksperience pune jo me pak se 3 vjet;

·         Te ketë aftësi te mira ne programe te kompjuterit, kryesisht Excel dhe programe finance. 

·         Te ketë aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese.

·         Te ketë iniciative dhe fleksibilitet.

·         Te zotëroje te paktën një gjuhë te huaj te BE.

 

e) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit.

ë) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 13.11.2018

 

f) Në datën 22.11.2018 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të

Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut. Këta do të jenë ata që plotësojnë  të gjitha kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të kërkuara më sipër.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

g) Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet njoftimeve në Portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, faqen zyrtare të Kuvendit, telefon dhe e-mail.

gj)Konkurimi-testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë do të bëhet në datën 04.12.2018  në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

h) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit - 15 pikë, intervista e strukturuar me gojë - 25 pikë dhe testimi me shkrim - 60 pikë.

-Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, kur kandidati merr mbi 30 pikë e lart, ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe vlerësimin e jetëshkrimit.

i) Lista e fituesve me mbi 70 pikë ( mbi 70% të pikëve) do t’u njoftohet konkurentëve me telefon ose e-mail.

j) Ankesat nga kandidatët fitues, paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

k) Shpallja e listës përfundimtare të fituesve do të bëhet në datën 12.12.2018, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.