NJOFTIM PËR VEND PUNE

  • Postuar më, 26/11/2018

A- Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,  i ndryshuar,  Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, pika 21, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

në Administratën e tij ka (1 ) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist për internetin” në Shërbimin e Marrëdhënieve me Publikun.

a)      Paga është e kategorisë III-b.

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të realizojë pasqyrimin sa më të saktë dhe të shpejtë të aktiviteteve parlamentare në internet nëpërmjet faqes zyrtare të Kuvendit.

·         Të sigurojë informimin në kohë dhe me transparencë të mediave dhe publikut mbi të gjithë aktivitetin parlamentar nëpërmjet faqes zyrtare të internetit, duke realizuar objektivat, detyrat dhe kompetencat e tij në mënyrë  të pavarur, profesionale dhe të paanshme.

·         Të punojë për të mundësuar  pasqyrimin e shpejtë dhe të saktë të veprimtarisë së    Kuvendit në faqen zyrtare të internetit.

·         Të kontrollojë çdo ditë faqen e internetit dhe të marrë masa të menjëhershme për përditësimin e informacioneve dhe të dhënave të saj, si dhe për çdo gjë të informojë eprorët direkt.

·         Të ndjekë çdo ditë shtypin e ditës dhe median në tërësi dhe për çdo gjë të informojë në kohë drejtorin e drejtorisë dhe në mungesë të tij drejtorin e Përgjithshëm.

·         Të informojë eprorët mbi aktivitetin mediatik të deputetëve në ambientet e Kuvendit dhe të bëjë koordinimin e  tyre me mediat, kur kjo gjë kërkohet.

·         Të përgatisë informacionin për eprorët  rreth problemeve që lidhen me faqen e internetit dhe pasqyrimin e aktivitetit parlamentar në të.

·         Të formulojë sipas porosive të drejtuesve të Kuvendit qëndrimin përkatës rreth dezinformimeve të medias së shkruar dhe asaj vizive ndaj veprimtarisë së Kuvendit.

·         Të përgatisë dhe seleksionojë  informacionin që hidhet në mënyrë të  vazhdueshme në faqen e internetit nga veprimtaria e Kuvendit, si dhe të konfirmojë tek eprorët saktësinë e tyre.

·         Të shpërndajë në mënyrë elektronike informacionin që hidhet në faqen e internetit për mediat.

·         Të nxjerrë nga interneti të gjitha materialet që lidhen me aktivitetin e drejtuesve të Kuvendit dhe me aktivitetin parlamentar. 

·         Të bashkërendojë punën me personat përgjegjës për dorëzimin në sektorin e tij në kohë, me cilësi dhe të sigluar të njoftimeve, informacioneve ose procesverbaleve të përmbledhura të seancave, të komisioneve që sipas Rregullores (neni 54,  pika 1), do të publikohen në internet, ose që do t’u jepen mediave.

·         Të organizojë punën për përgatitje e buletineve informativë mbi veprimtaritë e Kuvendit, të komisioneve parlamentare dhe të Kryetarit të Kuvendit.

·         Të dorëzojë pranë Arkivës së Kuvendit materialet e nevojshme që hidhen në faqen e internetit në variant elektronik dhe të printuara sipas normave të kërkuara.

·         Të informojë vazhdimisht drejtorin e drejtorisë dhe të konfirmojë  prej tij organizimin e konferencave të shtypit, si dhe informacionin që përgatitet për faqen e internetit.

·         Të paraqesë çdo fund tremujori te shefi i sektorit relacionin për ecurinë e punës, problematikën e vërejtur, si dhe strategjinë e punës për periudhat në vazhdim.

·         Të bashkëpunojë me specialistët e njësive të tjera për kryerjen e detyrave dhe mbarëvajtjen e punës në sektor.

·         Të kryejë çdo detyrë, brenda profilit të punës së tij, të ngarkuar nga drejtori i shërbimit.

 

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

-të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon;

-të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

-të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;

 

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Profesional / Shkencor, në shkenca shoqërore/informatikë, me shkëputje nga puna;

·         Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5-vjet në fushën profesionale;

·         Të ketë aftësi shumë të mira menaxhimi dhe drejtimi;

·         Të zotërojë aftësi praktike në përballimin e situatave që kërkojnë angazhim të lartë dhe zgjidhje të shpejta praktike;

·         Të ketë aftësi  të mira komunikimi;

·         Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant, një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i konfirmimit si nëpunës civil i kategorisë ekzekutive dhe  formularin e 6- mujorit të pare, të vlerësimit vjetor të punës për vitin 2018.

d) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 06.12.2018

dh) Në datën 07.12.2018 , do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

e) Konkurimi- intervista me gojë do të bëhet 14.12.2018, në mjediset e Kuvendit, në orën 10:00.

ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i brendshëm”, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin dhe 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë ( dokumentacioni i dorëzuar, i ndarë:  20 pikë për eksperiencën, 10 pikë për trajnimet apo për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për vlerësimet pozitive.)

g) Njoftimi për fituesin do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit në datën 17.12.2018.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

 

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të  vazhdojë sipas Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.

 

B- Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil” , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij në Administratën e tij ka ( 1) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist për internetin” në Shërbimin e Marrëdhënieve me Publikun .

 

Paga është e kategorisë III-b.

a) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

b) Konkursi do të kalojë në këto faza: dorëzimi i dokumentacioni, brenda 15 ditë kalendarike nga shpallja në Portalin SHKP; verifikimi i kandidatëve që plotësojnë  kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta – brenda 10 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit dhe shpallja e listës së kandidatëve që kualifikohen për në fazën e dytë: testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

c) Konkurimi do të bëhet për 1 (një) vend të lirë pune.

ç)  Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

·         Të jetë shtetas shqiptar.

·         Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

·         Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

·         Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

·         Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë  për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

·         Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të realizojë pasqyrimin sa më të saktë dhe të shpejtë të aktiviteteve parlamentare në internet nëpërmjet faqes zyrtare të Kuvendit.

·         Të sigurojë informimin në kohë dhe me transparencë të mediave dhe publikut mbi të gjithë aktivitetin parlamentar nëpërmjet faqes zyrtare të internetit, duke realizuar objektivat, detyrat dhe kompetencat e tij në mënyrë  të pavarur, profesionale dhe të paanshme.

·         Të punojë për të mundësuar  pasqyrimin e shpejtë dhe të saktë të veprimtarisë së    Kuvendit në faqen zyrtare të internetit.

·         Të kontrollojë çdo ditë faqen e internetit dhe të marrë masa të menjëhershme për përditësimin e informacioneve dhe të dhënave të saj, si dhe për çdo gjë të informojë eprorët direkt.

·         Të ndjekë çdo ditë shtypin e ditës dhe median në tërësi dhe për çdo gjë të informojë në kohë drejtorin e drejtorisë dhe në mungesë të tij drejtorin e Përgjithshëm.

·         Të informojë eprorët mbi aktivitetin mediatik të deputetëve në ambientet e Kuvendit dhe të bëjë koordinimin e  tyre me mediat, kur kjo gjë kërkohet.

·         Të përgatisë informacionin për eprorët  rreth problemeve që lidhen me faqen e internetit dhe pasqyrimin e aktivitetit parlamentar në të.

·         Të formulojë sipas porosive të drejtuesve të Kuvendit qëndrimin përkatës rreth dezinformimeve të medias së shkruar dhe asaj vizive ndaj veprimtarisë së Kuvendit.

·         Të përgatisë dhe seleksionojë  informacionin që hidhet në mënyrë të  vazhdueshme në faqen e internetit nga veprimtaria e Kuvendit, si dhe të konfirmojë tek eprorët saktësinë e tyre.

·         Të shpërndajë në mënyrë elektronike informacionin që hidhet në faqen e internetit për mediat.

·         Të nxjerrë nga interneti të gjitha materialet që lidhen me aktivitetin e drejtuesve të Kuvendit dhe me aktivitetin parlamentar. 

·         Të bashkërendojë punën me personat përgjegjës për dorëzimin në sektorin e tij në kohë, me cilësi dhe të sigluar të njoftimeve, informacioneve ose procesverbaleve të përmbledhura të seancave, të komisioneve që sipas Rregullores (neni 54,  pika 1), do të publikohen në internet, ose që do t’u jepen mediave.

·         Të organizojë punën për përgatitje e buletineve informativë mbi veprimtaritë e Kuvendit, të komisioneve parlamentare dhe të Kryetarit të Kuvendit.

·         Të dorëzojë pranë Arkivës së Kuvendit materialet e nevojshme që hidhen në faqen e internetit në variant elektronik dhe të printuara sipas normave të kërkuara.

·         Të informojë vazhdimisht drejtorin e drejtorisë dhe të konfirmojë  prej tij organizimin e konferencave të shtypit, si dhe informacionin që përgatitet për faqen e internetit.

·         Të paraqesë çdo fund tremujori te shefi i sektorit relacionin për ecurinë e punës, problematikën e vërejtur, si dhe strategjinë e punës për periudhat në vazhdim.

·         Të bashkëpunojë me specialistët e njësive të tjera për kryerjen e detyrave dhe mbarëvajtjen e punës në sektor.

·         Të kryejë çdo detyrë, brenda profilit të punës së tij, të ngarkuar nga drejtori i shërbimit.

 

dh)  Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Profesional / Shkencor, në shkenca shoqërore/informatikë, me shkëputje nga puna;

·         Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5-vjet në fushën profesionale;

·         Të ketë aftësi shumë të mira menaxhimi dhe drejtimi;

·         Të zotërojë aftësi praktike në përballimin e situatave që kërkojnë angazhim të lartë dhe zgjidhje të shpejta praktike;

·         Të ketë aftësi  të mira komunikimi;

·         Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.

 

e) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit.

ë) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 11.12.2018

 

f) Në datën 19.12.2018 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të

Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut. Këta do të jenë ata që plotësojnë  të gjitha kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të kërkuara më sipër.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

g) Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet njoftimeve në Portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, faqen zyrtare të Kuvendit, telefon dhe e-mail.

gj)Konkurimi-testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë do të bëhet në datën 08.01.2019  në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

h) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit - 15 pikë, intervista e strukturuar me gojë - 25 pikë dhe testimi me shkrim - 60 pikë.

-Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, kur kandidati merr mbi 30 pikë e lart, ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe vlerësimin e jetëshkrimit.

i) Lista e fituesve me mbi 70 pikë ( mbi 70% të pikëve) do t’u njoftohet konkurentëve me telefon ose e-mail.

j) Ankesat nga kandidatët fitues, paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

k) Shpallja e listës përfundimtare të fituesve do të bëhet në datën 16.01.2019, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.