Njoftim për mbylljen e lëvizjes paralele pa kandidatë, për pozicionin “specialist për internetin”, në Shërbimin e Marrëdhënieve me Publikun

  • Postuar më, 14/12/2018

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, Neni 25, pika 1, 2, dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII, “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, pikave 16,17,18, dhe 21, kandidati i kualifikuar për të vazhduar testimin Znj.Jerina Luka ( Rasha) nuk u paraqit.

 

Komisioni i Brendshëm me vendimin nr.3741/4, datë 14.12.2018 përfundoi procedurën pa asnjë fitues.

 

Konkurimi do të vazhdojë me procedurën “Pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.