NJOFTIM PËR VEND PUNE

  • Postuar më, 17/01/2019

A. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori

 Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se; 

a)Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin  “këshilltar komisioni”, në Shërbimin e Komisioneve Parlamentare. Kategoria e pagës II-b. 

b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·        Të kontribuojë për funksionimin sipas rregullave procedurale të veprimtarisë së komisioneve dhe këshillave parlamentare.

·        Të ofrojë një shërbim me standard të lartë e profesionalizëm për anëtarët e komisioneve dhe procesin legjislativ në tërësi në përmirësimin e legjislacionit në përputhje me legjislacionin vendas dhe standardet e BE-së.

·        Të japë ndihmë të specializuar për komisionin, në përputhje me kërkesat e Rregullores së Kuvendit, dhe aktet nënligjore te dala ne zbatim te saj, për përgatitjen e kalendarit të punimeve të komisionit mbi bazën e programit dhe kalendarit të punimeve të Kuvendit.

·        Të marrë pjesë në mbledhjet e komisionit dhe të ndjekë zhvillimin e tyre.

·        Të përgatisë mendime, vlerësime dhe analiza, për Kryetarët e komisioneve dhe deputetët, lidhur me çdo projektligj, projektakt apo çështje të paraqitur për shqyrtim dhe diskutim në komisione dhe në Kuvend, për:

a)politikat/buxhetimin në fushën përkatëse si dhe përplasjet apo mbivendosjet që mund të kenë me politika të fushave të tjera,

b)eksperiencën e vendeve të tjera në këtë fushë,

c)zgjidhjet e ofruara si dhe problematikën që ato mund të kenë,

d)propozime për përmirësimin apo ndryshimin e tyre ne komisione.

·        Të bëjë punë parapërgatitore për projektligjet apo me aktet e tjera që shqyrtohen në komision, të informojë drejtuesin e komisionit, si dhe anëtarët e tij, me qëllim që të bëhen përmirësimet e nevojshme.

·        T’i japë asistencë teknike relatorit të projektligjit, duke i siguruar atij informacionin e nevojshëm për oponencën që do të bëjë për atë (ne këndvështrimin teknik apo te politikave te ndërmarra), për aktet e tjera normative apo edhe për çështje që do të diskutohen në Komision.

·        Të mbledhë, të analizojë dhe të trajtojë njohjen e legjislacionit/politikave/buxhetimit, ne fushën e përgjegjësisë/së tij, si dhe çdo informacion tjetër me interes për Kuvendin.

·        Të ndërtojë dhe të administrojë bazën e të dhënave për veprimtarinë e komisionit.

·        Të bashkëpunojë me strukturat përkatëse në ministritë apo institucione qendrore për projektligjet e depozituara dhe që do të shqyrtohen në komision, për të marrë informacionin e duhur për përgatitjen e materialeve vlerësuese dhe analizuese.

·        Të bashkëpunojë në vazhdimësi me Njësinë e Përafrimit të Legjislacionit, Shërbimin e Kërkimit Shkencor dhe Shërbimin e Marrëdhënieve dhe Monitorimit të Institucioneve me këtë të fundit për çështje të lidhura me institucione kushtetuese apo te pavarura të krijuara me ligj), me qëllim sigurimin e një informacioni më të gjerë, në funksion të punës për përmirësimin e politikave ne fushën e tij te përgjegjësisë, apo te projektligjeve qe paraqiten për shqyrtim në Kuvend.

·        Të japë ndihmën teknike dhe të specializuar për përgatitjen e raportit që do të paraqitet në Kuvend për projektligjet që do të shqyrtohen në seancë plenare.

·        Të ndjekë shqyrtimin e projektligjit dhe akteve të tjera në seancë plenare, bashkë me specialistët e Këshillit të Ministrave, të evidentojë e të mbajë shënim vërejtjet, amendimet që bëhen etj.

·        Të ndjekë me kujdes, në bashkëpunim me këshilltarin jurist, zbardhjen e ligjit e akteve të tjera dhe të pasqyrojë me saktësi çdo shtesë e ndryshim që bëhet në tekstin e tij integral, dhe në bashkëpunim me redaktorët, t’i përgatisë ato dhe t’i dërgojë për firmë te drejtuesit e seancave plenare.

·        Të ndjekë në bashkëpunim me këshilltarin jurist, procedurën e ligjit gjatë dekretimit, botimit në Fletoren Zyrtare dhe hyrjen e tij në fuqi dhe të informojë për çdo problem që del në këtë drejtim Drejtorin e Shërbimit.

 

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a)      të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë e mesme drejtuese;

b)      të ketë, dy vlerësimet e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

c)      të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·        Të ketë diplomë universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor, në jurisprudencë, me shkëputje nga puna;

·        Të ketë përvojë eksperience profesionale deri në 5 vjet në hartim dhe analizë
legjislacioni;

·        Të jetë i aftë për të kryer ekspertiza të gjera dhe studime në fushën e legjislacionit;

·        Të zotërojë aftësi shumë të mira mendimi teorik dhe strategjik;

·        Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të BE;

·        Të ketë aftësi  të mira komunikimi;

·        Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi  për aplikim në vendin vakant, një kopje të jetëshkrimit (C.V), fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere atë duhet ta ketë të njëhësuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin, fotokopje e listës së notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar, një fotokopje e librezës së punës e plotësuar, vërtetim i gjendjes gjyqësore, çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme, fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues dhe 2 formularët gjashtëmujor të vlerësimit të punës për vitin 2018.

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 28.01.2019 (10 (dhjetë) ditë kalendarike nga momenti i shpalljes në portal dhe faqen zyrtare të Kuvendit.

dh) Në datën 29.01.2019, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose  e– mail.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) Në datën 06.02.2019, do të shpallet lista e verifikimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin pas procesit ankimor (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e verifikimit janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

ë) Konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 08.02.2019, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

f) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

g) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë  përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.

gj) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 08.02.2019

Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele” (KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

i) Lista e fituesve me  70 pikë e lartë (70% të pikëve e lartë) do të shpallet, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 15.02.2019 (pas procesit të ankimimit).

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë. 

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Në se nga procedura e mësipërme nuk shpallet asnjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë: 

B- Ngritja në Detyrë.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, pika 4 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III “Ngritja në detyrë”, pika 43 si dhe vendimit të Byrosë Nr. 30, datë 09.01.2019 “Për hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e lartë dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

a) Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin  “këshilltar komisioni”, në Shërbimin e Komisioneve Parlamentare. Kategoria e pagës II-b.

 

b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·        Të kontribuojë për funksionimin sipas rregullave procedurale të veprimtarisë së komisioneve dhe këshillave parlamentare.

·        Të ofrojë një shërbim me standard të lartë e profesionalizëm për anëtarët e komisioneve dhe procesin legjislativ në tërësi në përmirësimin e legjislacionit në përputhje me legjislacionin vendas dhe standardet e BE-së.

·        Të japë ndihmë të specializuar për komisionin, në përputhje me kërkesat e Rregullores së Kuvendit, dhe aktet nënligjore te dala ne zbatim te saj, për përgatitjen e kalendarit të punimeve të komisionit mbi bazën e programit dhe kalendarit të punimeve të Kuvendit.

·        Të marrë pjesë në mbledhjet e komisionit dhe të ndjekë zhvillimin e tyre.

·        Të përgatisë mendime, vlerësime dhe analiza, për Kryetarët e komisioneve dhe deputetët, lidhur me çdo projektligj, projektakt apo çështje të paraqitur për shqyrtim dhe diskutim në komisione dhe në Kuvend, për:

a)politikat/buxhetimin në fushën përkatëse si dhe përplasjet apo mbivendosjet që mund të kenë me politika të fushave të tjera,

b)eksperiencën e vendeve të tjera në këtë fushë,

c)zgjidhjet e ofruara si dhe problematikën që ato mund të kenë,

d)propozime për përmirësimin apo ndryshimin e tyre ne komisione.

·        Të bëjë punë parapërgatitore për projektligjet apo me aktet e tjera që shqyrtohen në komision, të informojë drejtuesin e komisionit, si dhe anëtarët e tij, me qëllim që të bëhen përmirësimet e nevojshme.

·        T’i japë asistencë teknike relatorit të projektligjit, duke i siguruar atij informacionin e nevojshëm për oponencën që do të bëjë për atë (ne këndvështrimin teknik apo te politikave te ndërmarra), për aktet e tjera normative apo edhe për çështje që do të diskutohen në Komision.

·        Të mbledhë, të analizojë dhe të trajtojë njohjen e legjislacionit/politikave/buxhetimit, ne fushën e përgjegjësisë/së tij, si dhe çdo informacion tjetër me interes për Kuvendin.

·        Të ndërtojë dhe të administrojë bazën e të dhënave për veprimtarinë e komisionit.

·        Të bashkëpunojë me strukturat përkatëse në ministritë apo institucione qendrore për projektligjet e depozituara dhe që do të shqyrtohen në komision, për të marrë informacionin e duhur për përgatitjen e materialeve vlerësuese dhe analizuese.

·        Të bashkëpunojë në vazhdimësi me Njësinë e Përafrimit të Legjislacionit, Shërbimin e Kërkimit Shkencor dhe Shërbimin e Marrëdhënieve dhe Monitorimit të Institucioneve me këtë të fundit për çështje të lidhura me institucione kushtetuese apo te pavarura të krijuara me ligj), me qëllim sigurimin e një informacioni më të gjerë, në funksion të punës për përmirësimin e politikave ne fushën e tij te përgjegjësisë, apo te projektligjeve qe paraqiten për shqyrtim në Kuvend.

·        Të japë ndihmën teknike dhe të specializuar për përgatitjen e raportit që do të paraqitet në Kuvend për projektligjet që do të shqyrtohen në seancë plenare.

·        Të ndjekë shqyrtimin e projektligjit dhe akteve të tjera në seancë plenare, bashkë me specialistët e Këshillit të Ministrave, të evidentojë e të mbajë shënim vërejtjet, amendimet që bëhen etj.

·        Të ndjekë me kujdes, në bashkëpunim me këshilltarin jurist, zbardhjen e ligjit e akteve të tjera dhe të pasqyrojë me saktësi çdo shtesë e ndryshim që bëhet në tekstin e tij integral, dhe në bashkëpunim me redaktorët, t’i përgatisë ato dhe t’i dërgojë për firmë te drejtuesit e seancave plenare.

·        Të ndjekë në bashkëpunim me këshilltarin jurist, procedurën e ligjit gjatë dekretimit, botimit në Fletoren Zyrtare dhe hyrjen e tij në fuqi dhe të informojë për çdo problem që del në këtë drejtim Drejtorin e Shërbimit.

 

c)Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

·        të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në nivelin “nëpunës civil i kategorisë së ulët drejtuese”;

·        të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

·        të ketë, dy vlerësimet e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

·        Procedura është e hapur edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil që plotësojnë kërkesat e veçanta për këtë vend pune.

 

 Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·        Të ketë diplomë universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor, në jurisprudencë, me shkëputje nga puna;

·        Të ketë përvojë eksperience profesionale deri në 5 vjet në hartim dhe analizë
legjislacioni;

·        Të jetë i aftë për të kryer ekspertiza të gjera dhe studime në fushën e legjislacionit;

·        Të zotërojë aftësi shumë të mira mendimi teorik dhe strategjik;

·        Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të BE;

·        Të ketë aftësi  të mira komunikimi;

·        Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi  për aplikim në vendin vakant; një kopje të jetëshkrimit( C.V); vendimin e konfirmimit si nëpunës civil; fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit dhe aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të ulët drejtues, formularët e vlerësimit për  dy 6-mujorët e vitit 2018.

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 01.02.2019

dh)15.02.2019 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e vlerësimit plotësojnë kushtet minimale të ngritjes në detyrë  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile.

-Ankesat nga kandidatët e skualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 26.02.2019, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

 f) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacinin e dorëzuar (ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit pozitive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë  dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.

g) Lista e fituesve me 70 pikë  e lartë do te njoftohet kandidatëve me telefon ose – maile.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

gj) Shpallja e listës përfundimtare me emrat e fituesve do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën  07.03.2019.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.