NJOFTIM PËR VEND PUNE

  • Postuar më, 08/02/2019

A. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori

 Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të Lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,Kreu II,  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

a)      Në Administratën e tij ka 1(një) vend të lirë pune, në pozicionin “drejtor”, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të  Deputetëve.

 

 Kategoria e pagës II-a.

 

 b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

 

·         Të menaxhojë me efektivitet dhe eficencë Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në funksion të rritjes së kapacitetit njerëzor dhe shërbimit korrekt dhe cilësor për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

·         Të sigurojë bashkëpunimin e Shërbimit të Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve me shërbimet e tjera për të kontribuar në mbarëvajtjen e punës së administratës së Kuvendit.

·         Të ndjekë në vazhdimësi zbatimin e disiplinës dhe etikës në punë, konform Rregullores së Kuvendit dhe legjislacionit për shërbimin civil dhe kodin e procedurave administrative, dhe, në rast shkeljeje, të marrë masa konform këtij legjislacioni.

·                  Të ndjekë ecurinë e përsosjes së strukturës organizative të stafit, të përgatisë projektin e organogramës dhe të organikës së Kuvendit.

·                  Të ndjekë procesin e përcaktimit të kritereve për klasifikimin e vendeve të punës, në përputhje me legjislacionin në fuqi..

·                  Të hartojë, në bashkëpunim me sekretarin e Përgjithshëm, shërbimet, drejtoritë dhe sektorët përkatës, kriteret për pranimin në shërbimin civil, ngritjen në detyrë dhe lëvizjen paralele, si dhe vlerësimin e rezultateve të punës gjatë periudhës në provë dhe në vazhdim.

·                  Të sigurojë që informacioni mbi personelin është rifreskuar dhe aktualizuar vazhdimisht.

·                  Të plotësojë me saktësi dhe sistematikisht dokumentacionin mbi marrëdhëniet e punës, në përputhje me legjislacionin përkatës.

·                  Të njoftojë dhe japë mendime për çështje që kanë të bëjnë me pozitën juridike të personelit që shërben në administratën e Kuvendit (Konflikti i interesave).

·                  T’u japë librezën e punës punonjësve të cilëve u janë ndërprerë marrëdhëniet e punës, pas vërtetimit me shkrim nga Shërbimi i Financës dhe Buxhetit dhe Shërbimi i Kërkimit Parlamentar dhe Biblioteka se nëpunësi nuk ka asnjë detyrim ndaj Kuvendit.

·                  Të organizojë punën për shpalljen e konkurseve për pranimin në shërbimin civil, ngritjen në detyrë dhe lëvizjen paralele, si dhe të organizojë dhe të ndjekë gjithë procedurën e konkurrimit, konform legjislacionit të shërbimit  civil.

·                  Të koordinojë aktivitetet për vlerësimin e nevojave të stafit dhe të hartojë dhe zbatojë veprimtari trajnimi për nëpunësit e stafit të Kuvendit.

·                  Të bashkëpunojë me Departamentin e Administratës Publike dhe Institutin e Trajnimit të Administratës Publike, si dhe institucionet e tjera qeveritare dhe jo-qeveritare, për realizimin e programeve të trajnimit.

·                  Të ndjekë vlerësimin vjetor të rezultateve individuale të punës për nëpunësit civilë dhe, para vendosjes në dosjet personale, njoftimin e nëpunësve për vlerësimin e bërë nga eprorët, zbatimin e sistemit të pagave dhe të shpërblimit për punonjësit e administratës dhe të përpilojë dhe ndjekë vendimet përkatëse për shpërblimet. Të bashkëpunojë me drejtorët e përgjithshëm, drejtorët e shërbimeve dhe përgjegjësit e sektorëve për realizimin e këtyre detyrave.

·         Të japë mendim për zbatimin e procedurave për dhënien e masave  disiplinore dhe të informojë personin ndaj të cilit është dhënë masa disiplinore.

·         Të paraqesë në mënyrë periodike te drejtori i Përgjithshëm Administrativ dhe sekretari i Përgjithshëm, relacione për ecurinë e punëve në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore.

·         Të ndjekë ndryshimet në legjislacionin e punës dhe, pas konsultimeve me Shërbimin Juridik, të japë mendim për aktet administrative të lëshuara nga drejtuesit e administratës së Kuvendit.

·         Të sigurojë vazhdimësinë e punës, në rast lejeje, për punonjësit e Shërbimit.

·         Të hartojë, në bashkëpunim me drejtorët e shërbimeve dhe drejtorët e përgjithshëm, planin e pushimeve vjetore të paguara, duke ia paraqitur për miratim sekretarit të Përgjithshëm.

·         Të bëjë në çdo fundviti vlerësimin për rezultatet në punë të punonjësve të shërbimit, si dhe të vendosë bashkërisht me ta objektivat për vitin pasardhës.

·         Të sigurojë pajisjen me dokument identifikimi të personelit të administratës dhe deputetëve.

·         Të ushtrojë çdo detyrë tjetër që i jepet nga eprorët, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a)      të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë e mesme drejtuese;

b)      të ketë, të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

c)      të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

 

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor, me shkëputje nga puna.

·         Te ketë eksperiencë ne administratën publike, jo me pak se 4 vjet.

·         Te ketë eksperience ne menaxhimin e burimeve njerëzore.

·         Te ketë një vizion të qartë drejtimi.

·         Te ketë aftësi shumë të mira komunikimi,  koordinimi dhe menaxhimi.

·         Te ketë aftësi të komunikojë standarde të qarta dhe rezultate të pritshme duke ndihmuar stafin të zhvillojë potencialin e tij.

·         Te ketë aftësi të sigurojë funksionim të mirë të punës në ekip për stafin në varësi.

·         Te ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues dhe formularët e vlerësimit 6 mujor të punës për periudhën korrik – dhjetor për vitin 2018.

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 18.02.2019 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga moment i shpalljes në portal.

dh) Në datën 19.02.2019, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose  e– mail.

-Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 27.02.2019, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë  përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.

g) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 28.02.2019.

Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

gj) Lista e fituesve me  70 pikë e lartë (  70% të pikëve e lartë) do të shpallet në datën 07.03.2019 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut..

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

 

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

 

Në se nga procedura e mësipërme nuk shpallet anjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:

 

B- Ngritja në Detyrë.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të kira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III,  “Ngritja në detyrë”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

a)      Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “drejtor”, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve .

           Kategoria e pagës II-a.

 

b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të menaxhojë me efektivitet dhe eficencë Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në funksion të rritjes së kapacitetit njerëzor dhe shërbimit korrekt dhe cilësor për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

·         Të sigurojë bashkëpunimin e Shërbimit të Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve me shërbimet e tjera për të kontribuar në mbarëvajtjen e punës së administratës së Kuvendit.

·         Të ndjekë në vazhdimësi zbatimin e disiplinës dhe etikës në punë, konform Rregullores së Kuvendit dhe legjislacionit për shërbimin civil dhe kodin e procedurave administrative, dhe, në rast shkeljeje, të marrë masa konform këtij legjislacioni.

·                  Të ndjekë ecurinë e përsosjes së strukturës organizative të stafit, të përgatisë projektin e organogramës dhe të organikës së Kuvendit.

·                  Të ndjekë procesin e përcaktimit të kritereve për klasifikimin e vendeve të punës, në përputhje me legjislacionin në fuqi..

·                  Të hartojë, në bashkëpunim me sekretarin e Përgjithshëm, shërbimet, drejtoritë dhe sektorët përkatës, kriteret për pranimin në shërbimin civil, ngritjen në detyrë dhe lëvizjen paralele, si dhe vlerësimin e rezultateve të punës gjatë periudhës në provë dhe në vazhdim.

·                  Të sigurojë që informacioni mbi personelin është rifreskuar dhe aktualizuar vazhdimisht.

·                  Të plotësojë me saktësi dhe sistematikisht dokumentacionin mbi marrëdhëniet e punës, në përputhje me legjislacionin përkatës.

·                  Të njoftojë dhe japë mendime për çështje që kanë të bëjnë me pozitën juridike të personelit që shërben në administratën e Kuvendit (Konflikti i interesave).

·                  T’u japë librezën e punës punonjësve të cilëve u janë ndërprerë marrëdhëniet e punës, pas vërtetimit me shkrim nga Shërbimi i Financës dhe Buxhetit dhe Shërbimi i Kërkimit Parlamentar dhe Biblioteka se nëpunësi nuk ka asnjë detyrim ndaj Kuvendit.

·                  Të organizojë punën për shpalljen e konkurseve për pranimin në shërbimin civil, ngritjen në detyrë dhe lëvizjen paralele, si dhe të organizojë dhe të ndjekë gjithë procedurën e konkurrimit, konform legjislacionit të shërbimit  civil.

·                  Të koordinojë aktivitetet për vlerësimin e nevojave të stafit dhe të hartojë dhe zbatojë veprimtari trajnimi për nëpunësit e stafit të Kuvendit.

·                  Të bashkëpunojë me Departamentin e Administratës Publike dhe Institutin e Trajnimit të Administratës Publike, si dhe institucionet e tjera qeveritare dhe jo-qeveritare, për realizimin e programeve të trajnimit.

·                  Të ndjekë vlerësimin vjetor të rezultateve individuale të punës për nëpunësit civilë dhe, para vendosjes në dosjet personale, njoftimin e nëpunësve për vlerësimin e bërë nga eprorët, zbatimin e sistemit të pagave dhe të shpërblimit për punonjësit e administratës dhe të përpilojë dhe ndjekë vendimet përkatëse për shpërblimet. Të bashkëpunojë me drejtorët e përgjithshëm, drejtorët e shërbimeve dhe përgjegjësit e sektorëve për realizimin e këtyre detyrave.

·         Të japë mendim për zbatimin e procedurave për dhënien e masave  disiplinore dhe të informojë personin ndaj të cilit është dhënë masa disiplinore.

·         Të paraqesë në mënyrë periodike te drejtori i Përgjithshëm Administrativ dhe sekretari i Përgjithshëm, relacione për ecurinë e punëve në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore.

·         Të ndjekë ndryshimet në legjislacionin e punës dhe, pas konsultimeve me Shërbimin Juridik, të japë mendim për aktet administrative të lëshuara nga drejtuesit e administratës së Kuvendit.

·         Të sigurojë vazhdimësinë e punës, në rast lejeje, për punonjësit e Shërbimit.

·         Të hartojë, në bashkëpunim me drejtorët e shërbimeve dhe drejtorët e përgjithshëm, planin e pushimeve vjetore të paguara, duke ia paraqitur për miratim sekretarit të Përgjithshëm.

·         Të bëjë në çdo fundviti vlerësimin për rezultatet në punë të punonjësve të shërbimit, si dhe të vendosë bashkërisht me ta objektivat për vitin pasardhës.

·         Të sigurojë pajisjen me dokument identifikimi të personelit të administratës dhe deputetëve.

·         Të ushtrojë çdo detyrë tjetër që i jepet nga eprorët, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

d)     të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në nivelin “nëpunës civil i kategorisë së ulët drejtuese”;

e)      të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

f)       të ketë, të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

 

 

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor, me shkëputje nga puna.

·         Te ketë eksperiencë ne administratën publike, jo me pak se 4 vjet.

·         Te ketë eksperience ne menaxhimin e burimeve njerëzore.

·         Te ketë një vizion të qartë drejtimi.

·         Te ketë aftësi shumë të mira komunikimi,  koordinimi dhe menaxhimi.

·         Te ketë aftësi të komunikojë standarde të qarta dhe rezultate të pritshme duke ndihmuar stafin të zhvillojë potencialin e tij.

·         Te ketë aftësi të sigurojë funksionim të mirë të punës në ekip për stafin në varësi.

·         Te ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); vendimin e konfirmimit si nëpunës civil; fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit dhe aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të ulët drejtues, formularët e vlerësimit vjetor të punës korrik-dhjetor të vitit 2018.

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 25.02.2019.

dh) Në datën 07.03.2019, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet

minimale të ngritjes në detyrë  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 18.03.2019, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacioin e dorëzuar( ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit poztive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë  dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.

g) Lista e fituesve me 70 pikë  e lartë (  70% të pikëve dhe lartë) do të njoftohet në datën 19.03.2019. Kandidatët do të njoftohen me telefon ose – maile.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

gj) Shpallja e fituesit do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 26.03.2019.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.