Njoftim për publikimin e një vendi të lirë pune, në shërbimin civil

  • Postuar më, 11/02/2019

NJOFTIM PËR VEND PUNE 

A. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori

 Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

a)Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në “këshilltar”, në Sekretariatin Teknik të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Kategoria e pagës II-b.

 

b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Këshilltari përgjigjet tek Drejtori i Sekretariatit Teknik për mbështetjen efektive dhe ofrimin e ekspertizës teknike të një standardi të lartë për KKIE, lidhur me çështjet/detyrimet e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, të marra në shqyrtim nga ky Këshill, si dhe ofron mbështetje administrative për organizimin dhe mbarëvajtjen e takimeve dhe aktiviteteve të Këshillit.

·         Të japë mendim të specializuar teknik të kërkuar nga Drejtori i Sekretariatit Teknik për dokumentat strategjikë të procesit të integrimit, si dhe të sugjerojë përmirësime teknike të tyre për tu marrë në shqyrtim nga KKIE;

·         Të përgatisë analiza dhe/ose relacione me shkrim për Kryetarin dhe Zv.Kryetarin e KKIE mbi cështjet që merren në shqyrtim nga ky Këshill;

·         Në ndjekje të instruksioneve nga Drejtori, merr pjesë në të gjitha aktivitetet e Këshillit dhe përgatit raporte të detajuara për cështjet për të cilat është përgjegjës;

·         Në bashkëpunim me kolegët, përgatit dosjet dhe materialet e nevojshme per takimet e Këshillit të cilat janë në përgjegjësinë e tij;

·         Është përgjegjës për planifikimin dhe organizimin e fushatave ndërgjegjësuese për publikun e gjerë, dhe për planifikimin dhe organizimin e tryezave të rrumbullakëta/ konferencave për qeverisjen lokale dhe deputetët;

·         Në përputhje me udhëzimet e kryetarit të Këshillit dhe udhëzimet e drejtorit, organizon dhe planifikon aktivitetet ndërkombëtare të Këshillit dhe aktivitetet protokollare;

·         Është përgjegjës për përgatitjen e newsletter mbi veprimtarinë e Këshillit dhe cështjet e Bashkimit Evropian;

·         Është përgjegjës për përgatitjen e informacionit për faqen zyrtare te Këshillit;

·         Ndjek përcjelljen tek institucionet përkatëse, dhe zbatimin e rekomandimeve të Këshillit për cështjet për të cilat është përgjegjës;

·         Nën udhëzimin e drejtorit përgatit pjesët e raportit vjetor dhe të programit të punës së Këshillit që lidhen me cështjet për të cilat është përgjegjës;

·         Është përgjegjës të zbatojë në kohë dhe me cilësi të lartë detyrat e ngarkuara nga Drejtori i Sekretariatit Teknik në përputhje me udhëzimet e dhëna;  

·         Të kryejë çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët, brenda profilit të punës e tij dhe në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

·         Bashkëpunon me kolegët e tij/saj në Sekretariat për organizimin dhe mbarëvajtjen e takimeve të Këshillit;

·         Në ndjekje të instruksioneve nga Drejtori i Stafit të Shërbimit, merr pjesë në të gjitha aktivitetet e Këshillit dhe përgatit raporte të detajuara për cështjet për të cilat është përgjegjës; Në bashkëpunim me kolegët, përgatit dosjet dhe materialet e nevojshme per takimet e Këshillit të cilat janë në përgjegjësinë e tij;

·         Në bashkëpunim me Drejtorin e Sekretariatit mban kontakte të rregullta me Komisionet e tjera parlamentare në lidhje me cështjet e integrimit;

·         Është përgjegjës për planifikimin dhe organizimin e fushatave ndërgjegjësuese për publikun e gjerë;

·         Është përgjegjës për përgatitjen e newsletter mbi veprimtarinë e Këshillit dhe cështjet e Bashkimit Evropian;

·         Është përgjegjës për përgatitjen e informacionit për faqen zyrtare te Këshillit;

·         Në bashkëpunim me Drejtorin e Sekretariatit mban kontakte të rregullta me median dhe organizatat e shoqërisë civile;

·         Në përputhje me udhëzimet e kryetarit të Këshillit dhe udhëzimet e drejtorit, organizon dhe planifikon aktivitetet ndërkombëtare të Këshillit dhe aktivitetet protokollare;

·         Është përgjegjës për planifikimin dhe organizimin e tryezave të rrumbullakëta/ konferencave për qeverisjen lokale dhe deputetët;

·         Ndjek zbatimin e rekomandimeve të Këshillit për cështjet për të cilat është përgjegjës;

·         Analizon dokumentat strategjikë të procesit të integrimit, për cështjet për të cilat është përgjegjës dhe informon me shkrim drejtorin mbi problematikat e vërejtura si dhe sugjeron përmirësime teknike të tyre për tu marrë në shqyrtim nga Këshilli;

·         Nën udhëzimin e drejtorit përgatit pjesët e raportit vjetor të Këshillit që lidhen me cështjet për të cilat është përgjegjës;

·         Detyra të tjera sipas instruksioneve të Drejtorit të Sekretariatit të Këshillit;

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a)      të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë e mesme drejtuese;

b)      të ketë, dy vlerësimet e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

c)      ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Të ketë diplomë universitare DND; DIND  ose Bachelor + Master profesional / shkencor,  në jurisprudencë.

·          Të ketë përvojë pune të specialiteteve brenda fushës profesionale që mbulon Sekretariati Teknik.

·         Të zotërojë aftësi shumë të mira mendimi teorik dhe strategjik.

·         Të ketë aftësi  të mira komunikimi. Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.Të zotërojë aftësi shumë të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve kompjuterike.

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi  për aplikim në vendin vakant, një kopje të jetëshkrimit (C.V), fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere atë duhet ta ketë të njëhësuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin, fotokopje e listës së notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar, një fotokopje e librezës së punës e plotësuar, vërtetim i gjendjes gjyqësore, çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme, fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues dhe 2 formularët gjashtëmujor të vlerësimit të punës për vitin 2018.

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 21.02.2019- (10 (dhjetë) ditë kalendarike nga momenti i shpalljes në portal dhe faqen zyrtare të Kuvendit.

dh) Në datën 22.02.2019 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose  e– mail.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) Në datën 28.02.2019, do të shpallet lista e verifikimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin pas procesit ankimor (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e verifikimit janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

ë) Konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 04.03.2019 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

f) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

g) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë  përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.

gj) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 05.03.2019

Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele” (KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

i) Lista e fituesve me  70 pikë e lartë (70% të pikëve e lartë) do të shpallet, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 11.03.2019 (pas procesit të ankimimit).

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

 

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Në se nga procedura e mësipërme nuk shpallet asnjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:

 

B- Ngritja në Detyrë.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, pika 4 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III “Ngritja në detyrë”, pika 43 si dhe vendimit të Byrosë Nr. 30, datë 09.01.2019 “Për hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e lartë dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

a)      Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin  “këshilltar”, në Sekretariatin Teknik të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Kategoria e pagës II-b.

 

 

b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Këshilltari përgjigjet tek Drejtori i Sekretariatit Teknik për mbështetjen efektive dhe ofrimin e ekspertizës teknike të një standardi të lartë për KKIE, lidhur me çështjet/detyrimet e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, të marra në shqyrtim nga ky Këshill, si dhe ofron mbështetje administrative për organizimin dhe mbarëvajtjen e takimeve dhe aktiviteteve të Këshillit.

·         Të japë mendim të specializuar teknik të kërkuar nga Drejtori i Sekretariatit Teknik për dokumentat strategjikë të procesit të integrimit, si dhe të sugjerojë përmirësime teknike të tyre për tu marrë në shqyrtim nga KKIE;

·         Të përgatisë analiza dhe/ose relacione me shkrim për Kryetarin dhe Zv.Kryetarin e KKIE mbi cështjet që merren në shqyrtim nga ky Këshill;

·         Në ndjekje të instruksioneve nga Drejtori, merr pjesë në të gjitha aktivitetet e Këshillit dhe përgatit raporte të detajuara për cështjet për të cilat është përgjegjës;

·         Në bashkëpunim me kolegët, përgatit dosjet dhe materialet e nevojshme per takimet e Këshillit të cilat janë në përgjegjësinë e tij;

·         Është përgjegjës për planifikimin dhe organizimin e fushatave ndërgjegjësuese për publikun e gjerë, dhe për planifikimin dhe organizimin e tryezave të rrumbullakëta/ konferencave për qeverisjen lokale dhe deputetët;

·         Në përputhje me udhëzimet e kryetarit të Këshillit dhe udhëzimet e drejtorit, organizon dhe planifikon aktivitetet ndërkombëtare të Këshillit dhe aktivitetet protokollare;

·         Është përgjegjës për përgatitjen e newsletter mbi veprimtarinë e Këshillit dhe cështjet e Bashkimit Evropian;

·         Është përgjegjës për përgatitjen e informacionit për faqen zyrtare te Këshillit;

·         Ndjek përcjelljen tek institucionet përkatëse, dhe zbatimin e rekomandimeve të Këshillit për cështjet për të cilat është përgjegjës;

·         Nën udhëzimin e drejtorit përgatit pjesët e raportit vjetor dhe të programit të punës së Këshillit që lidhen me cështjet për të cilat është përgjegjës;

·         Është përgjegjës të zbatojë në kohë dhe me cilësi të lartë detyrat e ngarkuara nga Drejtori i Sekretariatit Teknik në përputhje me udhëzimet e dhëna;  

·         Të kryejë çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët, brenda profilit të punës e tij dhe në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

·         Bashkëpunon me kolegët e tij/saj në Sekretariat për organizimin dhe mbarëvajtjen e takimeve të Këshillit;

·         Në ndjekje të instruksioneve nga Drejtori i Stafit të Shërbimit, merr pjesë në të gjitha aktivitetet e Këshillit dhe përgatit raporte të detajuara për cështjet për të cilat është përgjegjës; Në bashkëpunim me kolegët, përgatit dosjet dhe materialet e nevojshme per takimet e Këshillit të cilat janë në përgjegjësinë e tij;

·         Në bashkëpunim me Drejtorin e Sekretariatit mban kontakte të rregullta me Komisionet e tjera parlamentare në lidhje me cështjet e integrimit;

·         Është përgjegjës për planifikimin dhe organizimin e fushatave ndërgjegjësuese për publikun e gjerë;

·         Është përgjegjës për përgatitjen e newsletter mbi veprimtarinë e Këshillit dhe cështjet e Bashkimit Evropian;

·         Është përgjegjës për përgatitjen e informacionit për faqen zyrtare te Këshillit;

·         Në bashkëpunim me Drejtorin e Sekretariatit mban kontakte të rregullta me median dhe organizatat e shoqërisë civile;

·         Në përputhje me udhëzimet e kryetarit të Këshillit dhe udhëzimet e drejtorit, organizon dhe planifikon aktivitetet ndërkombëtare të Këshillit dhe aktivitetet protokollare;

·         Është përgjegjës për planifikimin dhe organizimin e tryezave të rrumbullakëta/ konferencave për qeverisjen lokale dhe deputetët;

·         Ndjek zbatimin e rekomandimeve të Këshillit për cështjet për të cilat është përgjegjës;

·         Analizon dokumentat strategjikë të procesit të integrimit, për cështjet për të cilat është përgjegjës dhe informon me shkrim drejtorin mbi problematikat e vërejtura si dhe sugjeron përmirësime teknike të tyre për tu marrë në shqyrtim nga Këshilli;

·         Nën udhëzimin e drejtorit përgatit pjesët e raportit vjetor të Këshillit që lidhen me cështjet për të cilat është përgjegjës;

·         Detyra të tjera sipas instruksioneve të Drejtorit të Sekretariatit të Këshillit;

c)Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

·         të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në nivelin “nëpunës civil i kategorisë së ulët drejtuese”;

·         ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji

·         të ketë, dy vlerësimet e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

·         Procedura është e hapur edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil që plotësojnë kërkesat e veçanta për këtë vend pune.

 Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Të ketë diplomë universitare DND; DIND  ose Bachelor + Master profesional / shkencor,  në jurisprudencë.

·          Të ketë përvojë pune të specialiteteve brenda fushës profesionale që mbulon Sekretariati Teknik.

·         Të zotërojë aftësi shumë të mira mendimi teorik dhe strategjik. Të ketë aftësi  të mira komunikimi.

·         Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.

·         Të zotërojë aftësi shumë të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve kompjuterike.

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi  për aplikim në vendin vakant; një kopje të jetëshkrimit( C.V); vendimin e konfirmimit si nëpunës civil; fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit dhe aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të ulët drejtues, formularët e vlerësimit për  dy 6-mujorët e vitit 2018.

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 27.02.2019

dh)11.03.2019.do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e vlerësimit plotësojnë kushtet minimale të ngritjes në detyrë  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile.

-Ankesat nga kandidatët e skualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 21.03.2019, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

 f) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacinin e dorëzuar (ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit pozitive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë  dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.

g) Lista e fituesve me 70 pikë  e lartë do te njoftohet kandidatëve me telefon ose – maile.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

gj) Shpallja e listës përfundimtare me emrat e fituesve do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën  01.04.2019. Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.