Njoftim për kandidatët që do të vazhdojnë konkurimin me lëvizjen paralele për konkursin "sekretar komisioni".

  • Postuar më, 04/03/2019

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,i ndryshuar,  Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22  dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, po  publikojmë, emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin  me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “sekretar komisioni” në Shërbimin e Komisioneve Parlamentare.

Për konkursin e shpallur për pozicionin “sekretar komisioni” në Shërbimin e Komisioneve Parlamentare, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 20.02.2019, është znj. Joana Ramaj.

Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatja, konstatoi se kandidatja plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.

Konkurimi  do të zhvillohet në datën 15.03.2019, ora 10.00 në mjediset e Kuvendit.