Njoftim per vend pune

  • Postuar më, 11/03/2019

A- Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,  i ndryshuar,  Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

a)      në Administratën e tij ka (1 ) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist” në Sekretariatin Teknik të Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian.

           Paga është e kategorisë III-b.

     b) Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·        Është përgjegjës për organizimin dhe mbarëvajtjen e takimeve, duke  kryer njoftimin e pjesëmarrësve, dërgimin e materialeve, përgatitjen e dosjeve për pjesëmarrësit, marrjen e masave të duhura për regjistrimin e procesverbalit të mbledhjeve dhe administrimin e tij, si dhe çdo veprim tjetër të nevojshëm;

·        Është përgjegjës për mbikqyrjen e sigurimit të logjistikës së nevojshme për organizimet e takimeve të Këshillit;

·        Asiston në përgatitjen e të gjitha materialeve dhe dokumentacionit të nevojshëm në kuadër të takimeve të radhës së Këshillit;

·        Mbledh dhe përpunon komentet, vërejtjet, sugjerimet, dhe propozimet e anëtarëve dhe grupeve të interesit për çështje të trajtuara në takimet e Këshillit;

·        Në bashkëpunim me këshilltarët dërgon në ministritë përkatëse dhe/ose institucione të tjera shtetërore kërkesa për  informacion;

·        Në bashkëpunim me këshilltarët përcjell rekomandimet e Këshillit në ministritë përkatëse dhe/ose institucione të tjera shtetërore, për çështje që kanë lidhje me fushën e tyre të përgjegjësisë.

·        Mban dhe të përditëson në mënyrë të vazhdueshme një baze të dhënash të plotë dhe operative për të gjitha komunikimet shkresore të KKIE dhe harton informacione periodike, kur kjo i kërkohet nga eprorët.

·        Mbledh dhe përpunon komentet, vërejtjet, sugjerimet, dhe propozimet e anëtarëve dhe grupeve të interesit për çështje të trajtuara në takimet e Këshillit;

·        Përfaqësimin institucional dhe bashkëpunimin

·        Bashkëpunon me këshilltarët e drejtorisë, mbi bazën e parimeve të besimit reciprok, me qëllim realizimin e objektivave të kësaj drejtorie;

·        Bashkëpunon me stafin e drejtorive dhe shërbimeve të Kuvendit, me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e takimeve të KKIE.

·        Specialistit të Sekretariatit Teknik, mund t’i kërkohet të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, të shtunave, të dielave dhe në ditë pushimi zyrtare.

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

·        të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon;

·        të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

·        të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·        Master shkencor.

·        Të ketë deri në një vit përvojë në punë.

·        Specialisti duhet të ketë njohuri të mira të specialiteteve brenda fushës profesionale që mbulon Sekretariati Teknik, dhe aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi dhe prezantimi.

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i konfirmimit si nëpunës civil i kategorisë ekzekutive si dhe formularët 6 mujorë, të vlerësimit vjetor të punës për vitin 2018.

d) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 21.03.2019

dh) Në datën, 25.03.2019 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

e) Konkurimi- intervista me gojë do të bëhet 03.04.2019 në mjediset e Kuvendit, në orën 10:00.

ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i brendshëm”, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin dhe 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë (dokumentacioni i dorëzuar, i ndarë:  20 pikë për eksperiencën, 10 pikë për trajnimet apo për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për vlerësimet pozitive.)

g) Njoftimi për fituesin do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit në datën 05.04.2019

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

 

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të  vazhdojë sipas Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.

B- Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil” , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij në Administratën e tij ka ( 1) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist” në Sekretariatin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Paga është e kategorisë III-b.

a) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

b) Konkursi do të kalojë në këto faza: dorëzimi i dokumentacioni, brenda 15 ditë kalendarike nga shpallja në Portalin SHKP; verifikimi i kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta – brenda 10 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit dhe shpallja e listës së kandidatëve që kualifikohen për në fazën e dytë: testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

c) Konkurimi do të bëhet për 1 (një) vend të lirë pune.

ç)  Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

·        Të jetë shtetas shqiptar.

·        Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

·        Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

·        Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

·        Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë  për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

·        Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·        Është përgjegjës për organizimin dhe mbarëvajtjen e takimeve, duke  kryer njoftimin e pjesëmarrësve, dërgimin e materialeve, përgatitjen e dosjeve për pjesëmarrësit, marrjen e masave të duhura për regjistrimin e procesverbalit të mbledhjeve dhe administrimin e tij, si dhe çdo veprim tjetër të nevojshëm;

·        Është përgjegjës për mbikqyrjen e sigurimit të logjistikës së nevojshme për organizimet e takimeve të Këshillit;

·        Asiston në përgatitjen e të gjitha materialeve dhe dokumentacionit të nevojshëm në kuadër të takimeve të radhës së Këshillit;

·        Mbledh dhe përpunon komentet, vërejtjet, sugjerimet, dhe propozimet e anëtarëve dhe grupeve të interesit për çështje të trajtuara në takimet e Këshillit;

·        Në bashkëpunim me këshilltarët dërgon në ministritë përkatëse dhe/ose institucione të tjera shtetërore kërkesa për  informacion;

·        Në bashkëpunim me këshilltarët përcjell rekomandimet e Këshillit në ministritë përkatëse dhe/ose institucione të tjera shtetërore, për çështje që kanë lidhje me fushën e tyre të përgjegjësisë.

·        Mban dhe të përditëson në mënyrë të vazhdueshme një baze të dhënash të plotë dhe operative për të gjitha komunikimet shkresore të KKIE dhe harton informacione periodike, kur kjo i kërkohet nga eprorët.

·        Mbledh dhe përpunon komentet, vërejtjet, sugjerimet, dhe propozimet e anëtarëve dhe grupeve të interesit për çështje të trajtuara në takimet e Këshillit;

·        Përfaqësimin institucional dhe bashkëpunimin

·        Bashkëpunon me këshilltarët e drejtorisë, mbi bazën e parimeve të besimit reciprok, me qëllim realizimin e objektivave të kësaj drejtorie;

·        Bashkëpunon me stafin e drejtorive dhe shërbimeve të Kuvendit, me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e takimeve të KKIE.

·        Specialistit të Sekretariatit Teknik, mund t’i kërkohet të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, të shtunave, të dielave dhe në ditë pushimi zyrtare.

dh)  Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·        Master shkencor.

·        Të ketë deri në një vit përvojë në punë.

·        Specialisti duhet të ketë njohuri të mira të specialiteteve brenda fushës profesionale që mbulon Sekretariati Teknik, dhe aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi dhe prezantimi.

e) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit.

ë) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 25.03.2019

f) Në datën 04.04.2019 të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

g) Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet njoftimeve në Portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, faqen zyrtare të Kuvendit, telefon dhe e-mail.

gj) Konkurimi-testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë do të bëhet në datën 15.04.2019 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

h) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit - 15 pikë, intervista e strukturuar me gojë - 25 pikë dhe testimi me shkrim - 60 pikë.

-Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, kur kandidati merr mbi 30 pikë e lart, ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe vlerësimin e jetëshkrimit.

i) Lista e fituesve me mbi 70 pikë ( mbi 70% të pikëve) do t’u njoftohet konkurentëve me telefon ose e-mail.

j) Ankesat nga kandidatët fitues, paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

k) Shpallja e listës përfundimtare të fituesve do të bëhet në datën 26.04.2019 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.