Njoftim për mbylljen e lëvizjes paralele pa kandidatë, për pozicionin “specialist i protokollit për dokumentacionin e klasifikuar” në Sektorin e Protokollit.

  • Postuar më, 20/05/2019

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, nenit 25, pika 4, shkronja “ b” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII, “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, po publikojmë rezultatin e konkursit “specialist i protokollit për dokumentacionin e klasifikuar” në Sektorin e Protokollit.

 Komisioni i Brendshëm me vendimin nr.2110/prot, datë 15.05.2019 përfundoi procedurën pa asnjë fitues.

 Konkurimi do të vazhdojë me procedurën “Pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.