NJOFTIM PËR VEND PUNE

  • Postuar më, 12/06/2019

a)      Pranimi në kategorinë e lartë drejtuese.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, neni 32 pika 1 – “Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore” ; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil, të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, kreut IV dhe VIII; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.388, datë 6.5.2015  “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr.118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil, të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, pika 11, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij ka një vend të lirë pune, në pozicionin Drejtor”, i Sekretariatit të Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian.

 

      

b)     Qëllimet e pozicionit të punës

Sekretariati Teknik i ofron Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE), asistencë teknike dhe administrative në mbështetje të përmbushjes së misionit të tij si struktura më e lartë kombëtare për integrimin europian, e cila nxit dhe garanton bashkëpunimin gjithëpërfshirës ndërmjet forcave politike, institucioneve publike dhe shoqërisë civile, mbikqyr ecurinë e zbatimit të detyrimeve të procesit të integrimit, si dhe siguron rritjen e transparencës në vendimmarrjen për këtë proces

c)      Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

·         Drejton, organizon dhe koordinon punën e drejtorisë;

·         Është përgjegjës për përgatitjen, organizimin dhe mbarëvajtjen e mbledhjeve të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian;

·         Është përgjegjës për mbajtjen e kontakteve të rregullta me Komisionin Parlamentar për Integrimin Europian, Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe komisionet e tjera parlamentare;

·         Është përgjegjës për mbajtjen e kontakteve të rregullta me Ministrinë e Integrimit Europian, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe institucionet e tjera të përfshira në procesin e integrimit europian;

·         Drejton punën për ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve dhe opinioneve të Këshillit;

·         Analizon dokumentet strategjikë të procesit të integrimit dhe informon me shkrim kryetarin dhe zëvendëskryetarin e Këshillit mbi problematikat e vërejtura si dhe sugjeron përmirësime teknike të tyre për tu marrë në shqyrtim nga Këshilli;

·         Mban kontakte të rregullta me organizatat e shoqërisë civile si dhe me median;

·         Është përgjegjës për organizimin e punës së ekspertëve të jashtëm të angazhuar pranë këshillit Kombëtar të Integrimit Europian;

·         Në përputhje me udhëzimet e Kryetarit të Këshillit, organizon punën mbi fushatat e rritjes së ndërgjegjësimit të publikut;

·         Drejton punën për hartimin e neësletter mbi veprimtarinë e Këshillit dhe cështjet e Bashkimit Evropian;

·         Në përputhje me udhëzimet e Kryetarit të Këshillit, organizon dhe planifikon aktivitetet ndërkombëtare dhe aktivitete protokollare;

·         Drejton punën për përgatitjen e raportit vjetor të punës së Këshillit dhe programin vjetor të punës;

·         Mbikqyr zbatimin e detyrave të stafit të drejtorisë;

·         Detyra të tjera të caktuara nga Sekretari I Përgjithshëm, kryetari dhe/ose zv.kryetari i Këshillit.

·         Gjithashtu, drejtori i Sekretariatit Teknik përgjigjet për organizimin, drejtimin dhe koordinimin e burimeve njerëzore në varësi të tij, në kuadrin e praktikave dhe procedurave të menaxhimit që ka përcaktuar Kuvendi në tërësi, me qëllim që të mund të përmbushet misioni i drejtorisë dhe i KKIE

 

 

Drejtori i Sekretariatit Teknik siguron që:  

 

·         KKIE t’i ofrohet ekspertizë teknike e një standardi të lartë, lidhur me: i) detyrimet e anëtarësimit në BE dhe procesit të zgjerimit; ii) detyrimet e përcaktuara për Shqipërinë në kuadër të procesit të integrimit europian, iii) zbatueshëmrinë e kuadrit ligjor në fuqi për koordinimin dhe manaxhimin efektiv të procesit të integrimit, iv) politikat dhe legjislacionin e Bashkimit Europian;

·         Burimet Njerëzore në varësi të tij të drejtohen dhe koordinohen në mënyrë që objektivat të realizohen në kohë dhe me cilësi, duke siguruar njëherazi efektshmëri dhe standard të lartë;

·         Me kërkesë të Shërbimeve të tjera Kuvendit, të jepen materiale me shkrim për çështje të ecurisë së procesit të integrimit europian, dhe përmbushjes së detyrimeve të anëtarësimit;

·         Të përmbushen detyrat e tjera që mund t’i ngarkohen herë pas here nga Sekretari i Përgjithshëm dhe/ose Kryetari i KKIE, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

 

d)    Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

-          Të jetë shtetas shqiptar.

-          Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

-          Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

-          Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

-          Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë  për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

-          Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

 

 

dh )  Marrëdhëniet organizative

·         Drejtor i Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian përgjigjet para Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit dhe Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për ofrimin e ekspertizës teknike të një standardi të lartë për KKIE, lidhur me çështjet/detyrimet e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, të marra në shqyrtim nga ky Këshill, si dhe ofron mbështetje administrative për organizimin dhe mbarëvajtjen e takimeve dhe aktiviteteve të Këshillit.

 

Gjithashtu, drejtori i Sekretariatit Teknik përgjigjet për organizimin, drejtimin dhe koordinimin e burimeve njerëzore në varësi të tij, në kuadrin e praktikave dhe procedurave të menaxhimit që ka përcaktuar Kuvendi në tërësi, me qëllim që të mund të përmbushet misioni i drejtorisë dhe i KKIE

 

 

e)      Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:

·         Të ketë diplomë universitare DND; DIND  ose Bachelor + Master shkencor, në jurisprudencë, me shkëputje nga puna;

·         Të ketë përfunduar edhe studime pasuniversitare, Master.

·         Të ketë eksperiencë dhe ekspertizë të gjerë mbi 10 vjet në fushën e hartimit dhe analizës së legjislacionit.

·         Të ketë vizion të qartë drejtimi.

·         Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe menaxhimi.

·         Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të BE,

·         Të komunikojë standarde të qarta dhe rezultate të pritshme duke ndihmuar stafin të zhvillojë potencialin e tij.

·         Të sigurojë funksionim të mirë të punës në ekip për stafin në varësi.

·         Të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.

·         Të jetë nëpunës civil i nivelit të mesëm drejtues.

·         Kanditatët nga jashtë shërbimit civil duhet të plotësojnë të gjitha kërkesat e tjera përveç të qënit nëpunës civil i nivelit të mesëm drejtues.

 

ë ) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i statusit “nëpunës civil i nivelit të mesëm drejtues”, dëshmi penaliteti, raport për gjëndjen shëndetësore.

 

f ) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 12.07.2019.

 

g ) Në datën 15.07.2019 , do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut. Këta do të jenë ata që plotësojnë  të gjitha kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të kërkuara më sipër.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 2 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

 

gj ) Në datën 24.07.2019, do të shpallet lista e rivlerësimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut. Këta do të jenë ata që plotësojnë  të gjitha kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të kërkuara më sipër dhe ata të kualifikuar pas ankimimit.

 

h ) Konkurimi-testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 21.08.2019, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

 

 i ) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve- 10 pikë, që përfshin vlerësimin e arsimimit, eksperiencës dhe trajnimeve të lidhura me fushën si dhe vlerësimin e arritjeve vjetore; testimi me shkrim - 40 pikë dhe intervista e strukturuar me gojë -50 pikë.

 

j ) Lista e kandidatëve me mbi 70 pikë ( mbi 70% të pikëve) do të shpallet në datën 22.08.2019.

 

k ) Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 22.08.2019.

Ankesat nga kandidatët, paraqiten në KPND, brenda 5 ditëve  nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve nga data e depozitimit të saj.

 

l ) Shpallja e fituesit do të bëhet në portalin“Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 30.08.2019.

 

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.