NJOFTIM PËR VEND PUNE

  • Postuar më, 08/07/2019

A. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori

 Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II,  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

a)Në Administratën e tij ka 1(një) vend të lirë pune, në pozicionin  “Drejtor”, në Shërbimin e Marrëdhënieve Dypalëshe dhe Shumëpalëshe.

 Kategoria e pagës II-b.

 b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të drejtojë, të organizojë dhe të ndjekë të gjitha marrëdhëniet ndërkombëtare të Kuvendit të Shqipërisë me organizmat ndërkombëtare, si: KE-në, OSBE-në, IPU-në, NATO-n, PABSEC-un, PE-në, etj.

·         Të drejtojë, të organizojë dhe të ndjekë të gjitha marrëdhëniet ndërkombëtare të Kuvendit të Shqipërisë me organizmat ndërkombëtarë të akredituara në Tiranë, si: Bankën Botërore, PNUD-in, IOM-in, UNDP-in, etj.

·         Te drejtoje, organizoje dhe ndjeke të gjitha marrëdhëniet bilaterale të Kuvendit të Shqipërisë me parlamente të vendeve të tjera. Te drejtoje dhe organizoje punen për konferencat ndërkombëtare, brenda dhe jashte vendit, ku merr pjesë Kuvendi.

·         Te informoje paraprakisht Sekretarin e Përgjithshëm dhe të gjitha shërbimet e Kuvendit që do të bashkepunojnë, për realizimin e aktiviteteve të rendësishme biletarale dhe multilaterale të Kuvendit.

·         Në bashkëpunim me përgjegjësin e Protokollit drejton ndjekjen edhe të aspektit protokollar dhe ceremonial të të gjitha aktiviteteve shumëpalëshe.

·         Ndjek përgatitjen e materialeve për delegacionet parlamentare të Kuvendit në organizmat ndërkombëtarë, ku Kuvendi është palë.

·         Drejton dhe kontrollon punën e sekretarëve të delegacioneve të përhershme të Kuvendit pranë organizmave ndërparlamentarë. Mban lidhje të rregullta me të gjitha misionet e Shqipërisë pranë organizatave ndërkombëtare.

·         Bashkëpunon me specialistët e drejtorisë për mbarëvajtjen e punës, si dhe me shërbimet e tjera të Kuvendit për realizimin në kohë dhe me sukses të aktiviteteve shumëpalëshe.

·         Përgatit në çdo fund viti vlerësimin për specialistët, të cilat ia përcjell me shkrim drejtorit të Përgjithshëm, si dhe harton planin për vitin pasardhës. Pas miratimit nga drejtori i Përgjithshëm, paraqet te Kryetari i Kuvendit vendimin për aktivitetin shumëpalësh apo dypalesh që organizohet, kohën e saktë të qëndrimit, personat që udhëtojnë, llojin e dietës, palën që mbulon shpenzimet dhe, pas miratimit nga Kryetari i Kuvendit.

·      Për aktivitetet ndërparlamentare dhe bilaterale të Kuvendit, informon paraprakisht sekretarin e Përgjithshëm, si dhe të gjitha shërbimet e Kuvendit që do të punojnë për realizimin e aktivitetit. Të drejtojë, të organizojë dhe të ndjekë të gjitha marrëdhëniet bilaterale të Kuvendit të Shqipërisë me parlamente të vendeve të tjera.

·         Të bashkëpunojnë me të gjitha shërbimet e Kuvendit për realizimin e aktiviteteve biletarale të Kuvendit. Të bashkëpunojë me Drejtorinë e Protokollit për realizimin e aspektit protokollar dhe ceremonial të të gjitha aktiviteteve dypalëshe.

·         Të përgatisë, pas miratimit të Kryetares së Kuvendit, shkresën nga sekretari i Përgjithshëm, dhe ta përcjellë këtë dokument në Zyrën e Protokollit dhe në Drejtorinë e Financës dhe Buxhetit. Të sigurojë që materialet për takimet apo aktivitete ku merr pjese Kryetari i Kuvendit, Nenkryetaret apo Sekretarit te Pergjithshem, (kryetarët e komisioneve parlamentare, delegacionet parlamentare dhe grupet e miqësisë) në kuadër të marrëdhënieve dy apo shumepaleshe, të përgatiten me cilësi dhe në kohë (të paktën tri ditë para aktivitetit).

·         Të bashkëpunojë me Ministrinë e Punëve të Jashtme për përgatitjen e materialeve për aktivitetet dypalëshe dhe shumepaleshe të Kuvendit.

·         Të mbajë kontakte të vazhdueshme me ambasadat e huaja të akredituara në Tiranë.

·         Të drejtojë punën për pajisjen e deputetëve dhe të bashkëshortëve të tyre me pasaporta diplomatike dhe për pajisjen me pasaporta diplomatike dhe të shërbimit të një pjesë të stafit të Kuvendit.

·      Të bëjë në çdo fund viti vlerësimin për specialistët nën varësi, të cilat ia përcjell me shkrim drejtorit të Përgjithshëm, si dhe të hartojë planin për vitin pasardhës.

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a)      të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë e mesme drejtuese;

b)      të ketë, të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

c)      të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·    Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor  në profilin shkenca politike/marrëdhënie ndërkombëtare/Anglisht/Administrim publik

·         Të ketë përvojë në pune deri në 4 vjet në administratën shtetërore në këtë profil.

·         Të zotërojë shumë mirë dhe një gjuhë tjetër të komunitetit Evropian (frëngjisht ose gjermanisht).

·         Të ketë njohuri shumë të mira dhe të jetë specializuar për marrëdhëniet ndërkombëtare.

·         Te ketë aftësi shume te mira ne komunikim.

·         Te ketë aftësi te punoje ne grup.

·         Te ketë aftësi te orientohet dhe te punoje me efektivitet dhe efikasitet ne rrethana komplekse.

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues dhe formularin e vlerësimit 6 mujor të punës për periudhën janar – qershor për vitin 2019.

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 18.07.2019 (10 (dhjetë) ditë kalendarike nga momenti i shpalljes në portal.

dh) Në datën 19.07.2019 , do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose  e– mail.

-Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) Në datën 23.07.2019 do të shpallet lista e verifikimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër, si dhe të kualifikuarit pas procesit ankimor.

ë) konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 26.07.2019 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

f) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

g) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë  përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.

gj) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 26 korrik 2019.

Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

i) Lista e fituesve me  70 pikë e lartë (  70% të pikëve e lartë) do të shpallet në datën 2 gusht 2019 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Në se nga procedura e mësipërme nuk shpallet anjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:

B- Ngritja në Detyrë.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III,  “Ngritja në detyrë”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

a)      Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin  “drejtor”, në Shërbimin e Marrëdhënieve Shumëpalëshe dhe Dypalëshe .

           Kategoria e pagës II-b.

 b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të drejtojë, të organizojë dhe të ndjekë të gjitha marrëdhëniet ndërkombëtare të Kuvendit të Shqipërisë me organizmat ndërkombëtare, si: KE-në, OSBE-në, IPU-në, NATO-n, PABSEC-un, PE-në, etj.

·         Të drejtojë, të organizojë dhe të ndjekë të gjitha marrëdhëniet ndërkombëtare të Kuvendit të Shqipërisë me organizmat ndërkombëtarë të akredituara në Tiranë, si: Bankën Botërore, PNUD-in, IOM-in, UNDP-in, etj.

·         Te drejtoje, organizoje dhe ndjeke të gjitha marrëdhëniet bilaterale të Kuvendit të Shqipërisë me parlamente të vendeve të tjera. Te drejtoje dhe organizoje punen për konferencat ndërkombëtare, brenda dhe jashte vendit, ku merr pjesë Kuvendi.

·         Te informoje paraprakisht Sekretarin e Përgjithshëm dhe të gjitha shërbimet e Kuvendit që do të bashkepunojnë, për realizimin e aktiviteteve të rendësishme biletarale dhe multilaterale të Kuvendit. Në bashkëpunim me përgjegjësin e Protokollit drejton ndjekjen edhe të aspektit protokollar dhe ceremonial të të gjitha aktiviteteve shumëpalëshe.

·         Ndjek përgatitjen e materialeve për delegacionet parlamentare të Kuvendit në organizmat ndërkombëtarë, ku Kuvendi është palë.

·         Drejton dhe kontrollon punën e sekretarëve të delegacioneve të përhershme të Kuvendit pranë organizmave ndërparlamentarë. Mban lidhje të rregullta me të gjitha misionet e Shqipërisë pranë organizatave ndërkombëtare.

·         Bashkëpunon me specialistët e drejtorisë për mbarëvajtjen e punës, si dhe me shërbimet e tjera të Kuvendit për realizimin në kohë dhe me sukses të aktiviteteve shumëpalëshe.

·         Përgatit në çdo fund viti vlerësimin për specialistët, të cilat ia përcjell me shkrim drejtorit të Përgjithshëm, si dhe harton planin për vitin pasardhës. Pas miratimit nga drejtori i Përgjithshëm, paraqet te Kryetari i Kuvendit vendimin për aktivitetin shumëpalësh apo dypalesh që organizohet, kohën e saktë të qëndrimit, personat që udhëtojnë, llojin e dietës, palën që mbulon shpenzimet dhe, pas miratimit nga Kryetari i Kuvendit.

·      Për aktivitetet ndërparlamentare dhe bilaterale të Kuvendit, informon paraprakisht sekretarin e Përgjithshëm, si dhe të gjitha shërbimet e Kuvendit që do të punojnë për realizimin e aktivitetit. Të drejtojë, të organizojë dhe të ndjekë të gjitha marrëdhëniet bilaterale të Kuvendit të Shqipërisë me parlamente të vendeve të tjera.

·         Të bashkëpunojnë me të gjitha shërbimet e Kuvendit për realizimin e aktiviteteve biletarale të Kuvendit. Të bashkëpunojë me Drejtorinë e Protokollit për realizimin e aspektit protokollar dhe ceremonial të të gjitha aktiviteteve dypalëshe.

·         Të përgatisë, pas miratimit të Kryetares së Kuvendit, shkresën nga sekretari i Përgjithshëm, dhe ta përcjellë këtë dokument në Zyrën e Protokollit dhe në Drejtorinë e Financës dhe Buxhetit. Të sigurojë që materialet për takimet apo aktivitete ku merr pjese Kryetari i Kuvendit, Nenkryetaret apo Sekretarit te Pergjithshem, (kryetarët e komisioneve parlamentare, delegacionet parlamentare dhe grupet e miqësisë) në kuadër të marrëdhënieve dy apo shumepaleshe, të përgatiten me cilësi dhe në kohë (të paktën tri ditë para aktivitetit). Të bashkëpunojë me Ministrinë e Punëve të Jashtme për përgatitjen e materialeve për aktivitetet dypalëshe dhe shumepaleshe të Kuvendit.

·         Të mbajë kontakte të vazhdueshme me ambasadat e huaja të akredituara në Tiranë.

·         Të drejtojë punën për pajisjen e deputetëve dhe të bashkëshortëve të tyre me pasaporta diplomatike dhe për pajisjen me pasaporta diplomatike dhe të shërbimit të një pjesë të stafit të Kuvendit. Të bëjë në çdo fund viti vlerësimin për specialistët nën varësi, të cilat ia përcjell me shkrim drejtorit të Përgjithshëm, si dhe të hartojë planin për vitin pasardhës.

 

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a)      të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në nivelin “nëpunës civil i kategorisë së ulët drejtuese”;

b)      të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

c)      të ketë, të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

 Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor  në profilin shkenca politike/marrëdhënie ndërkombëtare/Anglisht/ Administrim Publik.

·         Të ketë përvojë në pune deri në 4 vjet në administratën shtetërore në këtë profil.

·         Të zotërojë shumë mirë dhe një gjuhë tjetër të komunitetit Evropian (frëngjisht ose gjermanisht).

·         Të ketë njohuri shumë të mira dhe të jetë specializuar për marrëdhëniet ndërkombëtare.

·         Te ketë aftësi shume te mira ne komunikim.

·         Te ketë aftësi te punoje ne grup.

·         Te ketë aftësi te orientohet dhe te punoje me efektivitet dhe efikasitet ne rrethana komplekse.

Ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); vendimin e konfirmimit si nëpunës civil; fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit dhe aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të ulët drejtues, formularët e vlerësimit vjetor të punës 6-mujor të vitit 2018.

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 23 korrik 2019

dh) Në datën 02 gusht 2019 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 22 gusht 2019 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacioin e dorëzuar( ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit poztive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë  dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.

g) Lista e fituesve me 70 pikë  e lartë (  70% të pikëve dhe lartë) do të njoftohet në datën 22 gusht. Kandidatët do të njoftohen me telefon ose – maile.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

gj) Shpallja e fituesit do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën  28 gusht 2019.