Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “lëvizja paralele”, për konkursin “drejtor” në Shërbimin e Marëdhënieve Dypalëshe dhe Shumëpalëshe
- Postuar më, 19/07/2019
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreut II, pikave 11 dhe 13, po ju dërgojmë për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “lëvizja paralele”, për konkursin “drejtor” në Shërbimin e Marëdhënieve Dypalëshe dhe Shumëpalëshe .
Për konkursin e shpallur për pozicionin “drejtor” në Shërbimin e Marëdhënieve Dypalëshe dhe Shumëpalëshe, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 08.07.2019 nuk është paraqitur asnjë kandidat.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Neni 26, pika 4 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese”, Kreu III “ Ngritja në detyrë” pika 1 dhe 6, konkurrimi do të vazhdoj me procedurën “Ngritje në detyrë”.