Riverifikimi i listës së kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “lëvizja paralele” për pozicionin “specialist” në Shërbimin e Marrëdhënieve Dypalëshe dhe Shumëpalëshe

  • Postuar më, 23/07/2019

Në zbatim të ligjit Nr.44/2015, Kodi i Procedurave Administrative, neni 112 po publikojmë aktin administrativ të korrigjuar me përmbajtjen e mëposhtme:

 Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,i ndryshuar,  Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22  dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, po publikojmë emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin  me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “specialist” në Shërbimin e Marrëdhënieve Dypalëshe dhe Shumëpalëshe .

Për konkursin e shpallur për pozicionin “specialist” në Shërbimin e Marrëdhënieve Dypalëshe dhe Shumëpalëshe nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 10.07.2019 është:

 

1.      Znj. Mirela Çela.

 

 Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatja, konstaton se kandidatja plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.

Konkurimi do të zhvillohet në datën 30.07.2019, ora 10:00 në mjediset e Kuvendit.