NJOFTIM PËR VEND PUNE

  • Postuar më, 04/09/2019

NJOFTIM PËR VEND PUNE

A- Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.

 Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,  i ndryshuar,  Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

 

në Administratën e tij ka (1 ) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist informatike”, në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit..

a)      Paga është e kategorisë III-b.

     b) Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të mbikqyrë dhe të mirëmbajë punët ditore të rrjetit, ku përfshihet: mirëmbajtja dhe administrimin e internet/intranet, back-up, mbrojtjen nga viruset, e-mail, dhe sigurisë së rrjetit.

·         Të planifikojë, të zhvillojë dhe të bëjë kërkime për implementimin e gjithë skemës së sistemit LAN/WAN, përfshirë specifikimet për software, upgrades, konfigurimin dhe mundësitë e zgjerimit për sistemet dhe të inkurajojë trajnimin e mëtejshëm të personelit në fushën e teknologjisë së informacionit.Të monitorojë dhe diagnostifikojë nivelin e sistemit të network –ut për performancën, aksesueshmërinë dhe sigurinë.

·         Të instalojë, upgrade, dhe konfigurojë pajisjet e rrjetit routers, switches dhe hubs.

·         Të mirëmbajë dhe administroje faqen WEB.

·         Të ruajë, krijojë dhe fshij i  llogaritë e përdoruesve sipas kërkesave, dhe të ofrojë sigurinë e rrjetit.

·         Të bëjë back-up  dhe recovery të sistemeve.

·         Të bëjë instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e serverave.

·         Të bëjë instalimin e programeve të sistemeve operative për kompjuterët klient.

·         Të administrojë  pjesën software  të sistemit elektronik të votimit, kryesisht problemet me database dhe upgrade të programeve.

·         Të ofrojë asistencë teknike për përdoruesit e sistemeve informatike të Kuvendit.

·         Të punojë për implementimin e programeve të reja në ndihmë të administratës së Kuvendit.

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

·         të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon;

·         të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

·         të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Profesional / Shkencor,  Informatikë/Inxhinieri informatike, me shkëputje nga puna.

·         Të këtë njohuri për:

-          Protokollet e komunikimit në rrjet si TCP/IP, NetBIOS, Netbeui,

-          Ethernet, Token rings.

-          Shërbimet  dhe serviset e rrjetit TCP/IP, Active Directory, Group policy, DNS, WINS, DHCP, VPN, IAS, Terminal Services, Routing and Remote Access.

-          Windows server 2000 - Windows server 2012

-          Sistemet e Operimit, kryesisht Microsoft si windows XP, Win 7, Win 8,

-          Firewall dhe antiviruset.

-            përgjithshme për database, kryesisht mbi SQL server,

-          Microsoft Exchange, Sharepoint, File server, print server, IIS Servers.

·         Të ketë aftësi të mira komunikuese.

·         Të jetë i aftë për punën në grup.

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i konfirmimit si nëpunës civil i kategorisë ekzekutive si dhe formularin 6 mujor, të vlerësimit vjetor të punës për vitin 2019.

d) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 16.09.2019

dh) Në datën, 17.09.2019 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) Konkurimi- intervista me gojë do të bëhet 24.09.2019 në mjediset e Kuvendit, në orën 10:00.

ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i brendshëm”, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe do të njoftohen brenda 24 oreve për rezultatet.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin dhe 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë (dokumentacioni i dorëzuar, i ndarë:  20 pikë për eksperiencën, 10 pikë për trajnimet apo për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për vlerësimet pozitive.)

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga njoftimi individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 3 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

g) Njoftimi për fituesin do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit në datën 30 shtator 2019

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 042278 270 dhe ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të  vazhdojë sipas Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.

 

 

 

 

 

B- Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil” , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij në Administratën e tij ka ( 1) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist informatike”, në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit.

Paga është e kategorisë III-b.

a) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

b) Konkursi do të kalojë në këto faza: dorëzimi i dokumentacioni, brenda 15 ditë kalendarike nga shpallja në Portalin SHKP; verifikimi i kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta – brenda 10 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit dhe shpallja e listës së kandidatëve që kualifikohen për në fazën e dytë: testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

c) Konkurimi do të bëhet për 1 (një) vend të lirë pune.

ç)  Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

·         Të jetë shtetas shqiptar.

·         Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

·         Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

·         Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

·         Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë  për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

·      Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të mbikqyrë dhe të mirëmbajë punët ditore të rrjetit, ku përfshihet: mirëmbajtja dhe administrimin e internet/intranet, back-up, mbrojtjen nga viruset, e-mail, dhe sigurisë së rrjetit.

·         Të planifikojë, të zhvillojë dhe të bëjë kërkime për implementimin e gjithë skemës së sistemit LAN/WAN, përfshirë specifikimet për software, upgrades, konfigurimin dhe mundësitë e zgjerimit për sistemet dhe të inkurajojë trajnimin e mëtejshëm të personelit në fushën e teknologjisë së informacionit.Të monitorojë dhe diagnostifikojë nivelin e sistemit të network –ut për performancën, aksesueshmërinë dhe sigurinë.

·         Të instalojë, upgrade, dhe konfigurojë pajisjet e rrjetit routers, switches dhe hubs.

·         Të mirëmbajë dhe administroje faqen WEB.

·         Të ruajë, krijojë dhe fshij i  llogaritë e përdoruesve sipas kërkesave, dhe të ofrojë sigurinë e rrjetit.

·         Të bëjë back-up  dhe recovery të sistemeve.Të bëjë instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e serverave.

·         Të bëjë instalimin e programeve të sistemeve operative për kompjuterët klient.

·         Të administrojë  pjesën software  të sistemit elektronik të votimit, kryesisht problemet me database dhe upgrade të programeve.

·         Të ofrojë asistencë teknike për përdoruesit e sistemeve informatike të Kuvendit.

·         Të punojë për implementimin e programeve të reja në ndihmë të administratës së Kuvendit.

dh)  Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Profesional / Shkencor,  Informatikë/Inxhinieri informatike, me shkëputje nga puna.

·         Të këtë njohuri për:

-          Protokollet e komunikimit në rrjet si TCP/IP, NetBIOS, Netbeui,

-          Ethernet, Token rings.

-          Shërbimet  dhe serviset e rrjetit TCP/IP, Active Directory, Group policy, DNS, WINS, DHCP, VPN, IAS, Terminal Services, Routing and Remote Access.

-          Windows server 2000 - Windows server 2012

-          Sistemet e Operimit, kryesisht Microsoft si windows XP, Win 7, Win 8,

-          Firewall dhe antiviruset.

-            përgjithshme për database, kryesisht mbi SQL server,

-          Microsoft Exchange, Sharepoint, File server, print server, IIS Servers.

·         Të ketë aftësi të mira komunikuese.

·         Të jetë i aftë për punën në grup.

e) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit.

ë) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 20.09.2019

f) Në datën 01.10.2019 të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

g) Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet njoftimeve në Portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, faqen zyrtare të Kuvendit, telefon dhe e-mail.

gj)Konkurimi-testimi me shkrim do të bëhet në datën 14.10.2019 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

h) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit - 15 pikë, intervista e strukturuar me gojë - 25 pikë dhe testimi me shkrim - 60 pikë.

-Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, kur kandidati merr mbi 30 pikë e lart, ai kualifikohet edhe për vlerësimin e jetëshkrimit.

i) Pikët që kandidatët do të marrin nga vlerësimi i testit me shkrim dhe nga vlerësimi i jetëshkrimit, do t’u njoftohet konkurentëve me telefon ose e-mail.

j) Ankesat nga kandidatët do të paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda 5 ditëve kalendarike nga njoftimi indidual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

Nëse kandidati merr mbi 45 pikë nga vlerësimi i testit me shkrim dhe nga vlerësimi i jetëshkrimit, kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë që do të zhvillohet në datën 22.10.2019.

Ankesat nga kandidatët për intervistën me gojë, do të paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda 5 ditëve kalendarike nga njoftimi indidual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

k) Shpallja e listës përfundimtare të fituesve do të bëhet në datën 29.10.2019 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.