Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “specialist informatike” në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit.

  • Postuar më, 17/09/2019

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,i ndryshuar,  Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22  dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, po publikojmë emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin  me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “specialist informatike” në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit.

Për konkursin e shpallur për pozicionin “specialist informatike” në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 04.09.2019, është z. Aldi Muja.

Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidati, konstatoi se kandidati plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.

Konkurimi  do të zhvillohet në datën 24.09.2019, ora 10.00 në mjediset e Kuvendit.