Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “sekretar për komisionet” në Shërbimin e Komisioneve

  • Postuar më, 04/11/2019

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,i ndryshuar,  Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22  dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, po publikojmë emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin  me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “sekretar për komisionet” në Shërbimin e Komisioneve.

Për konkursin e shpallur për pozicionin “sekretar për komisionet” në Shërbimin e Komisioneve nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 22.10.2019 është:

 

1.      Znj.Jemelda BEJDAJ

 

Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatja, konstaton se kandidatja plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.

Konkurimi do të zhvillohet në datën 13.11.2019, ora 10:00 në mjediset e Kuvendit.