Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “lëvizja paralele”, për konkursin “shef sektori” në Sektorin e Medias dhe Internetit pranë Shërbimit të Marrëdhënieve me Publikun.

  • Postuar më, 30/12/2019

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar,  Kreut V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreut II, pikave 11 dhe 13, po publikojme emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin  me procedurën “lëvizja paralele”, për konkursin “shef sektori” në Sektorin e Medias dhe Internetit pranë Shërbimit të Marrëdhënieve me Publikun.

Për konkursin e shpallur për pozicionin “shef sektori” në Sektorin e Medias dhe Internetit pranë Shërbimit të Marrëdhënieve me Publikun, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 18.12.2019 është paraqitur znj. Aida Malaj.  

Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatja, konstaton se kandidatja plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.

Konkurimi do të zhvillohet në datën 08.01.2020, ora 10.00 në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit.