NJOFTIM PËR VEND PUNE

  • Postuar më, 24/06/2020

A- Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,  i ndryshuar,  Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

në Administratën e tij ka (1 ) një vend të lirë pune, në pozicionin “redaktor për tekstet dhe aktet normative”, në Shërbimin Legjislativ.

a)      Paga është e kategorisë III-b.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

·         Të kontribuojë për realizimin e procesit të zbardhjes dhe redaktimit ligjor të teksteve dhe akteve normative që miratohen në Kuvend.

·         Të ofrojë një shërbim me profesionalizëm të lartë për nxjerrjen e teksteve dhe akteve normative në përputhje me rregullat bashkëkohore të drejtshkrimit gjuhësor dhe fjalorit shqip.

·         Të bëjë redaktimin dhe korrektimin gjuhësor për ligjet, vendimet, deklaratat dhe rezolutat,  pas miratimit të tyre në seancë plenare.

·         Të radhisë ose skanojë në kompjuter të gjitha ligjet, vendimet, deklaratat dhe rezolutat e Kuvendit dhe të përgatisë shkresat përcjellëse për në Presidencë dhe në Qendrën e Publikimeve Zyrtare.

·         Të bëjë hedhjen e korrigjimeve pas redaktimit gjuhësor e letrar të ligjeve, vendimeve, deklaratave dhe rezolutave të Kuvendit dhe të dorëzojë materialet e mësipërme.

·         Të ballafaqojë ligjin me këshilltarin jurist ose këshilltarin e komisionit që ka ndjekur në seancë plenare miratimin e tij.

·         Të bëjë redaktim  e korrektim paraprak të atyre projektligjeve, projektvendimeve, projektdeklaratave dhe projektrezolutave, që i kërkohen nga drejtori i Shërbimit Legjislativ ose drejtori i Shërbimit Juridik,  përpara shqyrtimit të tyre në komisionet  përkatëse.

·         Të bëjë leximin përfundimtar të akteve normative para se të dërgohen për firmë.

·         Të bëjë kontrollin e hedhjes së gabimeve dhe pasi materiali të jetë i rregullt, të printojë atë në 3 kopje, të cilat i kalojnë për firmë paraprakisht këshilltarit jurist ose këshilltarit të komisionit dhe përfundimisht Kryetarit të Kuvendit, si dhe t’i bëjë ato të gatshme për botim.

·         Të kryejë redaktimin dhe korrektimin gjuhësor edhe për materiale të tjera të kërkuara nga drejtori i Shërbimit Legjislativ ose drejtori i Shërbimit juridik.

·         Të përgatisë 3 kopje të ligjit përkatës, pas përfundimit te redaktimit, të cilat i shkojnë Kryetarit të Kuvendit për firmë, pasi firmosen nga këshilltari që ka ndjekur zbardhjen e ligjit.

·         Të hartojë shkresën përcjellëse për botimin e akteve në Fletoren Zyrtare, si dhe për dërgimin për shpallje te Presidenti i Republikës.

·         Te kryeje edhe shërbime te tjera që i kërkohen nga drejtori i shërbimit ose këshilltari jurist për fotokopjimin apo skanimin e projektligjeve, ligjeve te miratuara nga Kuvendi, apo kërkesa të tjera të paraqitura prej tyre etj.

 

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

·         të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon;

·         të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

·         të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Të ketë diplomë universitare DND; DIND  ose Bachelor + Master profesional / shkencor,  për gjuhësi.

·         Të zotërojë aftësi profesionale në njohjen e rregullave të drejtshkrimit gjuhësor.

·         Të zotërojë aftësi  shumë të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve kompjuterike si Word etj.

·         Të ketë aftësi  të mira komunikimi.

·         Të ketë aftësi praktike në përballimin e situatave që kërkojnë angazhim të lartë dhe orare pune të zgjatura.

·         Të ketë aftësi të punojë në grup.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i konfirmimit si nëpunës civil i kategorisë ekzekutive si dhe formularin 6 mujor, të vlerësimit të punës.

d) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën  06.07.2020.

dh) Në datën, 07.07.2020 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) Konkurimi- intervista me gojë do të bëhet 15.07.2020 në mjediset e Kuvendit, në orën 10:00.

ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i brendshëm”, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe do të njoftohen brenda 24 oreve për rezultatet.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin dhe 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë (dokumentacioni i dorëzuar, i ndarë:  20 pikë për eksperiencën, 10 pikë për trajnimet apo për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për vlerësimet pozitive.)

-Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga njoftimi individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 3 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

g) Njoftimi për fituesin do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit në datën 21 korrik 2020.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 042278 270 dhe ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të  vazhdojë sipas Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.

 

B- Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil” , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij në Administratën e tij ka ( 1) një vend të lirë pune, në pozicionin “redaktor për tekstet dhe aktet normative”, në Shërbimin Legjislativ.

Paga është e kategorisë III-b.

a) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

b) Konkursi do të kalojë në këto faza: dorëzimi i dokumentacioni, brenda 15 ditë kalendarike nga shpallja në Portalin SHKP; verifikimi i kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta – brenda 10 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit dhe shpallja e listës së kandidatëve që kualifikohen për në fazën e dytë: testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

c) Konkurimi do të bëhet për 1 (një) vend të lirë pune.

ç)  Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

·         Të jetë shtetas shqiptar.

·         Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

·         Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

·         Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

·         Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë  për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

·         Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të kontribuojë për realizimin e procesit të zbardhjes dhe redaktimit ligjor të teksteve dhe akteve normative që miratohen në Kuvend.

·         Të ofrojë një shërbim me profesionalizëm të lartë për nxjerrjen e teksteve dhe akteve normative në përputhje me rregullat bashkëkohore të drejtshkrimit gjuhësor dhe fjalorit shqip.

·         Të bëjë redaktimin dhe korrektimin gjuhësor për ligjet, vendimet, deklaratat dhe rezolutat,  pas miratimit të tyre në seancë plenare.

·         Të radhisë ose skanojë në kompjuter të gjitha ligjet, vendimet, deklaratat dhe rezolutat e Kuvendit dhe të përgatisë shkresat përcjellëse për në Presidencë dhe në Qendrën e Publikimeve Zyrtare.

·         Të bëjë hedhjen e korrigjimeve pas redaktimit gjuhësor e letrar të ligjeve, vendimeve, deklaratave dhe rezolutave të Kuvendit dhe të dorëzojë materialet e mësipërme.

·         Të ballafaqojë ligjin me këshilltarin jurist ose këshilltarin e komisionit që ka ndjekur në seancë plenare miratimin e tij.

·         Të bëjë redaktim  e korrektim paraprak të atyre projektligjeve, projektvendimeve, projektdeklaratave dhe projektrezolutave, që i kërkohen nga drejtori i Shërbimit Legjislativ ose drejtori i Shërbimit Juridik,  përpara shqyrtimit të tyre në komisionet  përkatëse.

·         Të bëjë leximin përfundimtar të akteve normative para se të dërgohen për firmë.

·         Të bëjë kontrollin e hedhjes së gabimeve dhe pasi materiali të jetë i rregullt, të printojë atë në 3 kopje, të cilat i kalojnë për firmë paraprakisht këshilltarit jurist ose këshilltarit të komisionit dhe përfundimisht Kryetarit të Kuvendit, si dhe t’i bëjë ato të gatshme për botim.

·         Të kryejë redaktimin dhe korrektimin gjuhësor edhe për materiale të tjera të kërkuara nga drejtori i Shërbimit Legjislativ ose drejtori i Shërbimit juridik.

·         Të përgatisë 3 kopje të ligjit përkatës, pas përfundimit te redaktimit, të cilat i shkojnë Kryetarit të Kuvendit për firmë, pasi firmosen nga këshilltari që ka ndjekur zbardhjen e ligjit.

·         Të hartojë shkresën përcjellëse për botimin e akteve në Fletoren Zyrtare, si dhe për dërgimin për shpallje te Presidenti i Republikës.

·         Te kryeje edhe shërbime te tjera që i kërkohen nga drejtori i shërbimit ose këshilltari jurist për fotokopjimin apo skanimin e projektligjeve, ligjeve te miratuara nga Kuvendi, apo kërkesa të tjera të paraqitura prej tyre etj.

dh)  Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Të ketë diplomë universitare DND; DIND  ose Bachelor + Master profesional / shkencor,  për gjuhësi.

·         Të zotërojë aftësi profesionale në njohjen e rregullave të drejtshkrimit gjuhësor.

·         Të zotërojë aftësi  shumë të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve kompjuterike si Word etj.

·         Të ketë aftësi  të mira komunikimi.

·         Të ketë aftësi praktike në përballimin e situatave që kërkojnë angazhim të lartë dhe orare pune të zgjatura.

·         Të ketë aftësi të punojë në grup.

 

e) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit.

ë) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 09.07.2020.

f) Në datën 21.07.2020 të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

g) Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet njoftimeve në Portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, faqen zyrtare të Kuvendit, telefon dhe e-mail.

gj)Konkurimi-testimi me shkrim do të bëhet në datën 30.07.2020 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

h) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit - 15 pikë, intervista e strukturuar me gojë - 25 pikë dhe testimi me shkrim - 60 pikë.

-Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, kur kandidati merr mbi 30 pikë e lart, ai kualifikohet edhe për vlerësimin e jetëshkrimit.

i) Pikët që kandidatët do të marrin nga vlerësimi i testit me shkrim dhe nga vlerësimi i jetëshkrimit, do t’u njoftohet konkurentëve me telefon ose e-mail.

j) Ankesat nga kandidatët do të paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda 5 ditëve kalendarike nga njoftimi indidual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

Nëse kandidati merr mbi 45 pikë nga vlerësimi i testit me shkrim dhe nga vlerësimi i jetëshkrimit, kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë që do të zhvillohet në datën 30.07.2020.

Ankesat nga kandidatët për intervistën me gojë, do të paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda 5 ditëve kalendarike nga njoftimi indidual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

k) Shpallja e listës përfundimtare të fituesve do të bëhet në datën 07.08.2020 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.