NJOFTIM PËR VEND PUNE

  • Postuar më, 25/06/2020

a)      Pranimi në kategorinë e lartë drejtuese.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, neni 32 pika 1 – “Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore” ; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil, të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, kreut IV dhe VIII; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.388, datë 6.5.2015  “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr.118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil, të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, pika 11, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij ka një vend të lirë pune, në pozicionin Drejtor”, i Shërbimit të Seancës Plenare

      

b)     Qëllimet e pozicionit të punës

·         Të drejtojë Shërbimin e Seancës Plenare dhe të organizojë punën në mënyrë efektive për të siguruar zbatimin e procedurave sipas Rregullores, në kohë dhe me cilësi.

·         Të japë kontributin për funksionimin e veprimtarisë së Kuvendit në seancë plenare sipas rregullave procedurale.

·         Të menaxhojë me profesionalizëm dhe racionalitet burimet njerëzore në varësi të tij, për të ofruar një shërbim me standard të lartë për organet drejtuese të Kuvendit, deputetët dhe procesin legjislativ në tërësi.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

·         Të organizojë punën për thirrjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, pasi të jetë konsultuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Legjislativ dhe Sekretarin e Përgjithshëm (njoftimi zyrtar/elektronik, materialet, reflektimi i kërkesave të KM, etj).

·         Të përgatisë projektprogramin e punimeve të Kuvendit, në bashkëpunim me drejtuesit e shërbimeve të tjera legjislative dhe ministrinë që mban lidhjet me Kuvendin dhe, pasi të marrë aprovimin e drejtorit të përgjithshëm dhe Sekretarit të Përgjithshëm, ta paraqesë tek Kryetari i Kuvendit dhe t’ia kalojë anëtarëve të Konferencës së Kryetarëve për diskutim dhe miratim.

·         Të përgatisë projektkalendarin e punimeve të Kuvendit, në bashkëpunim me drejtuesit e shërbimeve të tjera legjislative dhe ministrinë që mban lidhjet me Kuvendin dhe pasi të marrë aprovimin e drejtorit të përgjithshëm dhe Sekretarit të Përgjithshëm, ta paraqesë tek Kryetari i Kuvendit dhe t’ia kalojë anëtarëve të Konferencës së Kryetarëve për diskutim dhe miratim.

·         Të përgatisë raportim me shkrim për shkallën e realizimit të kalendarit 3 javor në mbyllje të tij.

·         T’i japë mbështetje të specializuar teknike dhe juridike Konferencës së Kryetarëve, Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe si dhe anëtarëve të Kuvendit në seancë plenare.

·         Të kujdeset dhe të mbikëqyrë respektimin e procedurave parlamentare para dhe gjatë zhvillimit të seancës plenare.

·         Të ndjekë respektimin e Rregullores lidhur me publikimin e rendit të ditës të seancës plenare të paktën 2 ditë përpara datës së caktuar për mbledhjen e saj.

·         Të përgatisë, në bashkëpunim me këshilltarin,  aktet e nevojshme (urdhra/vendime) për thirrjen e mbledhjes së organeve drejtuese të Kuvendit dhe mbledhjen e seancës plenare.

·         Të përgatisë, në bashkëpunim me këshilltarin, aktet e Kuvendit për procedurën e përshpejtuar, ndryshimin e rendit të ditës dhe dekretet për emërim/shkarkim ministri etj.

·         Të monitorojë regjistrimin e projektakteve dhe kërkesave proceduriale që depozitohen në Kuvend dhe pasi të marrë shënimin e Kryetarit, të organizojë procedurat parlamentare për shumëfishimin e shpërndarjen e tyre për komisionet e përhershme dhe për fillimin e shqyrtimit, sipas planifikimit në program e kalendar.

·         T’i japë mbështetje të specializuar teknike dhe juridike, në bashkëpunim dhe në koordinim me Këshilltarin e Byrosë së Kuvendit, Sekretariatit të Procedurave Parlamentare.

·         Të mbajë lidhje dhe të koordinojë punën me ministrinë që mbulon çështjet e parlamentit për programimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit në seancë plenare dhe në komisionet parlamentare.

·         Të mbajë lidhje dhe të koordinojë punën me ministritë dhe institucione të tjera për të siguruar pjesëmarrjen e drejtuesve të tyre në seancat parlamentare.

·         Të administrojë dhe të japë në kohën e duhur dhe në mënyrë të sistemuar të dhënat lidhur me procedurat parlamentare dhe veprimtarinë e seancave plenare.

·         Të përcaktojë personin përgjegjës dhe të monitorojë përgatitjen e dosjes së seancës plenare për Kryetarin dhe drejtuesit e seancës me dokumentacionin parlamentar sipas rendit të ditës të seancës plenare, si dhe të konsultohet me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Legjislativ dhe Sekretarin e Përgjithshëm për çështje që kanë të bëjnë me të.

·         Të organizojë dhe të drejtojë shërbimin në seancë plenare për Kryetarin, drejtuesit e seancës dhe deputetët me anën e sekretarëve të seancave, si dhe ndihmën teknike e juridike për drejtimin e seancës.

·         Të informojë, sipas kërkesës, nëpërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Legjislacionit, Kryetarin e Kuvendit si dhe Sekretarin e Përgjithshëm, për problemet që dalin, të kërkojë ndihmën e nevojshme për zgjidhjen e tyre.

·         Të mbikëqyrë punën për përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet në seancë plenare sipas rendit të ditës (mbledhjen, shumëfishimin dhe shpërndarjen në sallë).

·         Të mbikëqyrë mbajtjen e regjistrit elektronik të projektligjeve dhe publikimin e dokumentacionit parlamentar të Shërbimeve Legjislative në faqen zyrtare të Kuvendit në internet.

·         Të organizojë ndarjen e detyrave brenda shërbimit, në përputhje me Manualin e Përshkrimit të Detyrave të çdo pozicioni.

·         Të caktojë personin përgjegjës dhe të ndjekë depozitimin në arkiv të dokumenteve parlamentare që miratohen në seancë plenare dhe dokumenteve të tjera që kanë lidhje me to, në përputhje me përcaktimet dhe afatet e parashikuara në Rregulloren e Arkivës.

·         Të kontrollojë performancën e stafit dhe të bëjë vlerësimin e rezultateve në punë të punonjësve të Shërbimit të Seancës Plenare.

·         Të kryejë analiza pune për realizimin e detyrave, në bashkëpunim me punonjësit e shërbimit.

·         Të bashkëpunojë me shërbimet e tjera të Administratës së Kuvendit.

·         Të kryejë detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.

 

 

c)         Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

-          Të jetë shtetas shqiptar.

-          Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

-          Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

-          Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

-          Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë  për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

-          Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

 

 

d)  Marrëdhëniet organizative

 

Drejtori i Shërbimit të Seancës Plenare është në varësi të drejtpërdrejtë nga drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ.

Drejtori  i Shërbimit të Seancës Plenare raporton tek eprori i drejtpërdrejtë, Sekretari i Përgjithshëm, dhe, kur kërkohet, te Kryetari i Kuvendit.

Drejtori i Shërbimit të Seancës ka në varësi të drejtpërdrejtë këshilltarin e seancës plenare, sekretarin për seancat plenare, specialistin për seancat, specialistin jurist për seancat, përgjegjësin e shumëfishimit dhe punonjësin e shumëfishimit.

 

dh)Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:

 

-Të ketë diplomë universitare DND; DIND  ose Bachelor + Master  shkencor,  në jurisprudencë;

-Të ketë përvojë  në punë dhe eksperiencë profesionale mbi 7 vjet në fushën e legjislacionit.

-Të ketë aftësi  shumë të mira organizimi, komunikimi, menaxhimi dhe koordinimi.

-Të ketë aftësi të realizojë punë me standard të lartë dhe me pritshmëri të qartë, duke ndihmuar stafin të zhvillojë potencialin e tij.

-Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të BE-së.

-Të ketë aftësi të sigurojë funksionim të mirë të punës në ekip për stafin në varësi dhe të bashkëpunojë me shërbimet e tjera.

 

e ) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i statusit “nëpunës civil i nivelit të mesëm drejtues”, dëshmi penaliteti, raport për gjëndjen shëndetësore.

 

ë ) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 25.07.2020.

 

f ) Në datën 28.07.2020 , do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut. Këta do të jenë ata që plotësojnë  të gjitha kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të kërkuara më sipër.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 2 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

 

g ) Në datën 03.08.2020, do të shpallet lista e rivlerësimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut. Këta do të jenë ata që plotësojnë  të gjitha kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të kërkuara më sipër dhe ata të kualifikuar pas ankimimit.

 

gj ) Konkurimi-testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 03.09.2020, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

 

 h ) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve- 10 pikë, që përfshin vlerësimin e arsimimit, eksperiencës dhe trajnimeve të lidhura me fushën si dhe vlerësimin e arritjeve vjetore; testimi me shkrim - 40 pikë dhe intervista e strukturuar me gojë -50 pikë.

 

i) Lista e kandidatëve me mbi 70 pikë ( mbi 70% të pikëve) do të shpallet në datën 04.09.2020.

 

j ) Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

 

Ankesat nga kandidatët, paraqiten në KPND, brenda 5 ditëve  nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve nga data e depozitimit të saj.

 

k ) Shpallja e fituesit do të bëhet në portalin“Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 10.09.2020.

 

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.