NJOFTIM PËR VEND PUNE

  • Postuar më, 26/06/2020

A. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori

 Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të Lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,Kreu II,  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

a)      Në Administratën e tij ka 1(një) vend të lirë pune, në pozicionin “Drejtor”, në Shërbimin e Teknologjisë dhe Informacionit.

 

Kategoria e pagës II-b.

 

 b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

 

·         Të menaxhojë me efektivitet dhe eficencë punën e Shërbimit të Teknologjisë së Informacionit.

·         Të menaxhojë sistemeve informatike (software dhe hardware) të institucionit dhe të punojë për përmirësimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të tyre.

·         Të organizojë punën në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit, si dhe të menaxhojë në mënyrë efektive burimet njerëzore nën drejtimin e tij.

·         Të vendosë ndarjen e detyrave në strukturën që drejton sipas pozicioneve dhe përgjegjësive përkatëse.

·         Të ndjekë dhe të monitorojë punën e punonjësve në varësi, nëpërmjet informacionit periodik të tyre në bazë javore, mujore dhe vjetore, dhe sa herë kërkohet.

·         Të bashkëpunojë  me të gjitha  drejtoritë dhe  departamentet e tjera për mbarëvajtjen e punës me pajisjet informatike në Kuvend.

·         Të kryejë vlerësimin e performancës vjetore të nëpunësve  të shërbimit.

·         Të sigurojë përfaqësimin e shërbimit në të gjitha grupet e ngritura me urdhër të brendshëm.

·         Të marrë masat e nevojshme dhe të domosdoshme që në sektor  të zbatohen rregullat e disiplinës në punë.

·         Të mbajë dokumentacionin përkatës të drejtorisë, si dhe korrespondencën brenda administratës së Kuvendit.

·         Të përgatisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimit të Financës dhe Buxhetit planin e furnizimit materialo-teknik, si dhe të hartojë listën e kërkesave për furnizim për projektbuxhetin e vitit pasardhës, duke hartuar specifikimet teknike dhe termat e referencës lidhur me këto nevoja.

·         Të projektojë dhe të vërë në zbatim teknologji të reja në fushën e informatizimit dhe të automatizimit në Kuvend.

·         Të menaxhojë në mënyrë efektive sistemet audio-vizuale të institucionit dhe të punojë në mënyrë të vazhdueshme për përmirësimin e mëtejshëm të tyre.

·         Të ndjekë eliminimin me saktësi dhe në një kohë sa më të shkurtër të të gjitha defekteve në pajisjet elektronike që ka në përdorim stafi i Kuvendit, si dhe sistemit elektronik të votimit.

·         Të kryejë mirëmbajtjen e  rrjetit LAN/WAN në lidhje me transmetimet dhe shpërndarjen e informacioneve audio e video.

·         Të përgjigjet për mirëfunksionimin e sistemit elektronik të votimit.

·         Të sigurojë instalimin e softwareve të ndryshëm, implementimin e teknologjive të reja, që ndihmojnë në procesin e informatizimit të veprimtarisë së komisioneve parlamentare dhe të pjesës tjetër të administratës së Kuvendit.

·         Të sigurojë për çdo seancë plenare të zhvilluar printimin e listëpranisë së deputetëve, sipas sistemit elektronik, një kopje të së cilës, brenda 2 ditëve pune nga çasti i printimit, t’ia dorëzojë sekretares së seancave plenare.

·         Të përgjigjet për riparimin e defekteve te një shkalle të lartë vështirësie që kanë të bëjnë me sistemin elektronik të votimit në sallën e seancave plenare, serverin e database-it, e-mail-it dhe WEBpage-it.

·         Të propozojë nxjerrjen e urdhrave të brendshëm për probleme të paparashikuara ose përcaktime më analitike të proceseve të punës, me qëllim mbarëvajtjen më të mirë të punës dhe nxjerrjen e përgjegjësive.

Të kryejë çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët lidhur me Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit.

 

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a)      të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë e mesme drejtuese;

b)      të ketë, të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

c)      të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

 

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor, ne informatikë/ inxhinieri elektronike;

·         Preferohet të ketë kryer edhe studime pasuniversitare ne fushat e mësipërme;

·         Të ketë eksperiencë profesionale jo me pak se 3 vjet;

·         Të ketë aftësi praktike në përballimin e situatave që kërkojnë angazhim të lartë dhe zgjidhje të shpejta të problemeve, nën presionin e kohës;

·         Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të BE

·         Të ketë aftësi të sigurojë funksionim të mirë të punës në ekip për stafin në varësi.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues dhe formularët e vlerësimit 6 mujor të punës .

 

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 06.07.2020, 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga moment i shpalljes në portal.

 

dh) Në datën 07.07.2020, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose  e– mail.

 

-Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

e) konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 16.07.2020, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

 

ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

 

f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë  përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.

 

g) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 17.07.2020.

Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

gj) Lista e fituesve me  70 pikë e lartë (  70% të pikëve e lartë) do të shpallet në datën 24.07.2020 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut..

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

 

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

 

Në se nga procedura e mësipërme nuk shpallet anjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:

 

B- Ngritja në Detyrë.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, pika 4 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III “Ngritja në detyrë”, pika 43 si dhe vendimit të Byrosë nr.48, datë 13.05.2020 “Për hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e lartë dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

 

a)      Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “drejtor”, në Shërbimin e Teknologjisë dhe Informacionit .

 

Kategoria e pagës II-b.

 

b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të menaxhojë me efektivitet dhe eficencë punën e Shërbimit të Teknologjisë së Informacionit.

·         Të menaxhojë sistemeve informatike (software dhe hardware) të institucionit dhe të punojë për përmirësimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të tyre.

·         Të organizojë punën në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit, si dhe të menaxhojë në mënyrë efektive burimet njerëzore nën drejtimin e tij.

·         Të vendosë ndarjen e detyrave në strukturën që drejton sipas pozicioneve dhe përgjegjësive përkatëse.

·         Të ndjekë dhe të monitorojë punën e punonjësve në varësi, nëpërmjet informacionit periodik të tyre në bazë javore, mujore dhe vjetore, dhe sa herë kërkohet.

·         Të bashkëpunojë  me të gjitha  drejtoritë dhe  departamentet e tjera për mbarëvajtjen e punës me pajisjet informatike në Kuvend.

·         Të kryejë vlerësimin e performancës vjetore të nëpunësve  të shërbimit.

·         Të sigurojë përfaqësimin e shërbimit në të gjitha grupet e ngritura me urdhër të brendshëm.

·         Të marrë masat e nevojshme dhe të domosdoshme që në sektor  të zbatohen rregullat e disiplinës në punë.

·         Të mbajë dokumentacionin përkatës të drejtorisë, si dhe korrespondencën brenda administratës së Kuvendit.

·         Të përgatisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimit të Financës dhe Buxhetit planin e furnizimit materialo-teknik, si dhe të hartojë listën e kërkesave për furnizim për projektbuxhetin e vitit pasardhës, duke hartuar specifikimet teknike dhe termat e referencës lidhur me këto nevoja.

·         Të projektojë dhe të vërë në zbatim teknologji të reja në fushën e informatizimit dhe të automatizimit në Kuvend.

·         Të menaxhojë në mënyrë efektive sistemet audio-vizuale të institucionit dhe të punojë në mënyrë të vazhdueshme për përmirësimin e mëtejshëm të tyre.

·         Të ndjekë eliminimin me saktësi dhe në një kohë sa më të shkurtër të të gjitha defekteve në pajisjet elektronike që ka në përdorim stafi i Kuvendit, si dhe sistemit elektronik të votimit.

·         Të kryejë mirëmbajtjen e  rrjetit LAN/WAN në lidhje me transmetimet dhe shpërndarjen e informacioneve audio e video.

·         Të përgjigjet për mirëfunksionimin e sistemit elektronik të votimit.

·         Të sigurojë instalimin e softwareve të ndryshëm, implementimin e teknologjive të reja, që ndihmojnë në procesin e informatizimit të veprimtarisë së komisioneve parlamentare dhe të pjesës tjetër të administratës së Kuvendit.

·         Të sigurojë për çdo seancë plenare të zhvilluar printimin e listëpranisë së deputetëve, sipas sistemit elektronik, një kopje të së cilës, brenda 2 ditëve pune nga çasti i printimit, t’ia dorëzojë sekretares së seancave plenare.

·         Të përgjigjet për riparimin e defekteve te një shkalle të lartë vështirësie që kanë të bëjnë me sistemin elektronik të votimit në sallën e seancave plenare, serverin e database-it, e-mail-it dhe WEBpage-it.

·         Të propozojë nxjerrjen e urdhrave të brendshëm për probleme të paparashikuara ose përcaktime më analitike të proceseve të punës, me qëllim mbarëvajtjen më të mirë të punës dhe nxjerrjen e përgjegjësive.

Të kryejë çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët lidhur me Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit.

 

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

-të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në nivelin “nëpunës civil i kategorisë së ulët drejtuese”;

-të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

-të ketë, të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

 

 Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor, ne informatikë/ inxhinieri elektronike;

·         Të ketë eksperiencë profesionale jo me pak se 3 vjet;

·         Të ketë aftësi praktike në përballimin e situatave që kërkojnë angazhim të lartë dhe zgjidhje të shpejta të problemeve, nën presionin e kohës;

·         Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të BE

·         Të ketë aftësi të sigurojë funksionim të mirë të punës në ekip për stafin në varësi.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); vendimin e konfirmimit si nëpunës civil; fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit dhe aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të ulët drejtues, formularët e vlerësimit të punës.

 

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 11.07.2020.

 

dh) Në datën 24.07.2020, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet

minimale të ngritjes në detyrë  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

e) Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 03.08.2020, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

 

f) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacioin e dorëzuar( ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit poztive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë  dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.

 

g) Lista e fituesve me 70 pikë  e lartë (  70% të pikëve dhe lartë) do të njoftohet në datën 04.08.2020. Kandidatët do të njoftohen me telefon ose – maile.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

gj) Shpallja e fituesit do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 10.08.2020.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.