Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, për konkursin “drejtor” në Shërbimin e Seancës Plenare

  • Postuar më, 28/07/2020

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, neni 21, neni 32 – “Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore” dhe Vendimit të Këshillit të ministrave nr.118, date 05.03.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, kreut III, kreut VIII, po publikojmë emrin e kandidates që do të vazhdojë konkurimin  për konkursin “drejtor” në Shërbimin e Seancës Plenare.

 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “drejtor” në Shërbimin e Seancës Plenare, kandidatura e paraqitur, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 25.06.2020 është Znj. Aida SHLLAKU.

 

Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur konstaton se kandidatja plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e pranimit në kategorinë e nivelit të lartë drejtues për institucionet e pavarura.