NJOFTIM PËR VEND PUNE

  • Postuar më, 29/07/2020

A. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori

 Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të Lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,Kreu II,  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

a)      Në Administratën e tij ka 1(një) vend të lirë pune, në pozicionin “Drejtor”, në Shërbimin e Mirëmbajtjes.

 

Kategoria e pagës II-b.

 

 b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

 

Të menaxhojë me efektivitet dhe eficencë Shërbimin e Mirëmbajtjes për  krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin normal të veprimtarisë së Kuvendit, komisioneve parlamentare, grupeve parlamentare, deputetëve dhe punonjësve të administratës së Kuvendit.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

·         Të ketë një njohje shumë të mirë të gjendjes së mjediseve dhe zyrave dhe problemeve të mundshme.

·         Të organizojë punën për zgjidhjen e problemit lidhur me gjendjen e mjediseve e zyrave.

·         Të kryejë vlerësime dhe analiza, lidhur me problemet që kanë ndërtesat, sistemet hidraulike dhe elektrike te Kuvendit dhe të propozojë ndërhyrjet e nevojshme në to.

·         Të koordinojë dhe mbikëqyr përgatitjen e projekteve, për rikonstruksionin e godinave të Kuvendit, kryerjen e ndërhyrjeve në to.

·         Të koordinoje dhe mbikëqyr përgatitjen e projekteve për sistemet hidraulike, të kondicionimit dhe të sistemit elektrik të ambienteve të Kuvendit.

·         Të monitorojë zbatimin e projekteve, punimeve dhe kontratave për restaurimin e godinave, ambienteve të Kuvendit, sistemeve hidraulike dhe elektrike të tij.

·         Të bashkëpunojë me drejtuesit e njësive të tjera organizative për mbarëvajtjen sa më normale të punëve në Kuvend.

·         Të përgatisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Financës dhe Buxhetit, projektbuxhetin e vitit pasardhës për nevojat që lidhen me mirëmbajtjen e godinave, agregateve, pajisjeve në përdorim etj, duke hartuar specifikimet teknike dhe termat e referencës lidhur me këto nevoja.

·         Të ndjekë realizimin e fondeve të miratuara dhe të kujdeset për plotësimin me pajisjet e nevojshme të mjediseve e zyrave të Kuvendit për t’i bërë ato sa më funksionale për punë.

·                  Të propozojë nxjerrjen e urdhrave të brendshëm (të cilat miratohen nga drejtori i Përgjithshëm) për probleme të paparashikuara ose përcaktime më analitike të proceseve të punës, me qëllim mbarëvajtjen më të mirë të punës dhe nxjerrjen e përgjegjësive.

·         Të paraqesë në mënyrë periodike të drejtori i Përgjithshëm Administrativ dhe sekretari i Përgjithshëm, relacione për ecurinë e punëve në Shërbimin e Mirëmbajtjes.

·         Të sigurojë shërbimin për përdorimin e telefonave gjashtëshifrorë dhe problemet që lidhen me të.

·         Të hartojë planin e pushimeve vjetore të paguara, të cilin ia paraqet për miratim sekretarit të Përgjithshëm.

·         Të marrë masa për zëvendësimin e personit të larguar, me qëllim që të mos pengohet mbarëvajtja e punëve.

·         Të paraqesë pranë Drejtorisë së Financës dhe Buxhetit, në ditët e fundit të çdo muaji, listëprezencën për punonjësit e shërbimit që mbulon.

·         Të bëjë në çdo fundviti vlerësimin për rezultatet në punë të punonjësve të shërbimit si dhe objektivat për vitin pasardhës.

·         Të sigurojë kushte normale pune për nëpunësit në varësi të tij administrative dhe të kërkojë prej tyre sjellje korrekte ndaj deputetëve, eprorëve, kolegëve, shtetasve.

·         Të ushtrojë çdo detyrë tjetër që i jepet nga eprorët, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a)      të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë e mesme drejtuese;

b)      të ketë, të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

c)      të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

 

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor .

·         Te ketë eksperience profesionale mbi 4 vjet.

·         Te ketë aftësi  shumë të mira komunikimi,  koordinimi dhe menaxhimi.

·         Te ketë aftësi të komunikojë standarde të qarta dhe rezultate të pritshme duke ndihmuar stafin të realizoje detyrat e ngarkuara.

·         Te ketë aftësi të sigurojë funksionim të mirë të punës në ekip për stafin në varësi.

·         Te ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues dhe formularët e vlerësimit 6 mujor të punës .

 

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 08.08.2020, 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga moment i shpalljes në portal.

 

dh) Në datën 10.08.2020, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose  e– mail.

 

-Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

e) konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 17.08.2020, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

 

ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

 

f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë  përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.

 

g) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 18.08.2020.

Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

gj) Lista e fituesve me  70 pikë e lartë (  70% të pikëve e lartë) do të shpallet në datën 24.08.2020 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut..

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

 

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

 

Në se nga procedura e mësipërme nuk shpallet anjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:

 

B- Ngritja në Detyrë.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, pika 4 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III “Ngritja në detyrë”, pika 43 si dhe vendimit të Byrosë nr.48, datë 13.05.2020 “Për hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e lartë dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

 

a)      Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “drejtor”, në Shërbimin Mirëmbajtjes.

 

Kategoria e pagës II-b.

 

Të menaxhojë me efektivitet dhe eficencë Shërbimin e Mirëmbajtjes për  krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin normal të veprimtarisë së Kuvendit, komisioneve parlamentare, grupeve parlamentare, deputetëve dhe punonjësve të administratës së Kuvendit.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

·         Të ketë një njohje shumë të mirë të gjendjes së mjediseve dhe zyrave dhe problemeve të mundshme.

·         Të organizojë punën për zgjidhjen e problemit lidhur me gjendjen e mjediseve e zyrave.

·         Të kryejë vlerësime dhe analiza, lidhur me problemet që kanë ndërtesat, sistemet hidraulike dhe elektrike te Kuvendit dhe të propozojë ndërhyrjet e nevojshme në to.

·         Të koordinojë dhe mbikëqyr përgatitjen e projekteve, për rikonstruksionin e godinave të Kuvendit, kryerjen e ndërhyrjeve në to.

·         Të koordinoje dhe mbikëqyr përgatitjen e projekteve për sistemet hidraulike, të kondicionimit dhe të sistemit elektrik të ambienteve të Kuvendit.

·         Të monitorojë zbatimin e projekteve, punimeve dhe kontratave për restaurimin e godinave, ambienteve të Kuvendit, sistemeve hidraulike dhe elektrike të tij.

·         Të bashkëpunojë me drejtuesit e njësive të tjera organizative për mbarëvajtjen sa më normale të punëve në Kuvend.

·         Të përgatisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Financës dhe Buxhetit, projektbuxhetin e vitit pasardhës për nevojat që lidhen me mirëmbajtjen e godinave, agregateve, pajisjeve në përdorim etj, duke hartuar specifikimet teknike dhe termat e referencës lidhur me këto nevoja.

·         Të ndjekë realizimin e fondeve të miratuara dhe të kujdeset për plotësimin me pajisjet e nevojshme të mjediseve e zyrave të Kuvendit për t’i bërë ato sa më funksionale për punë.

·                  Të propozojë nxjerrjen e urdhrave të brendshëm (të cilat miratohen nga drejtori i Përgjithshëm) për probleme të paparashikuara ose përcaktime më analitike të proceseve të punës, me qëllim mbarëvajtjen më të mirë të punës dhe nxjerrjen e përgjegjësive.

·         Të paraqesë në mënyrë periodike të drejtori i Përgjithshëm Administrativ dhe sekretari i Përgjithshëm, relacione për ecurinë e punëve në Shërbimin e Mirëmbajtjes.

·         Të sigurojë shërbimin për përdorimin e telefonave gjashtëshifrorë dhe problemet që lidhen me të.

·         Të hartojë planin e pushimeve vjetore të paguara, të cilin ia paraqet për miratim sekretarit të Përgjithshëm.

·         Të marrë masa për zëvendësimin e personit të larguar, me qëllim që të mos pengohet mbarëvajtja e punëve.

·         Të paraqesë pranë Drejtorisë së Financës dhe Buxhetit, në ditët e fundit të çdo muaji, listëprezencën për punonjësit e shërbimit që mbulon.

·         Të bëjë në çdo fundviti vlerësimin për rezultatet në punë të punonjësve të shërbimit si dhe objektivat për vitin pasardhës.

·         Të sigurojë kushte normale pune për nëpunësit në varësi të tij administrative dhe të kërkojë prej tyre sjellje korrekte ndaj deputetëve, eprorëve, kolegëve, shtetasve.

·         Të ushtrojë çdo detyrë tjetër që i jepet nga eprorët, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

-të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në nivelin “nëpunës civil i kategorisë së ulët drejtuese”;

-të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

-të ketë, të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

 

 Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

 

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor .

·         Te ketë eksperience profesionale mbi 4 vjet.

·         Te ketë aftësi  shumë të mira komunikimi,  koordinimi dhe menaxhimi.

·         Te ketë aftësi të komunikojë standarde të qarta dhe rezultate të pritshme duke ndihmuar stafin të realizoje detyrat e ngarkuara.

·         Te ketë aftësi të sigurojë funksionim të mirë të punës në ekip për stafin në varësi.

·         Te ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); vendimin e konfirmimit si nëpunës civil; fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit dhe aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të ulët drejtues, formularët e vlerësimit të punës.

 

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 13.08.2020.

 

dh) Në datën 24.08.2020, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet

minimale të ngritjes në detyrë  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

e) Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 03.09.2020, në mjediset e Kuvendit, në orën 12-00.

 

f) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacioin e dorëzuar( ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit poztive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë  dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.

 

g) Lista e fituesve me 70 pikë  e lartë (  70% të pikëve dhe lartë) do të njoftohet në datën 04.09.2020. Kandidatët do të njoftohen me telefon ose – maile.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

gj) Shpallja e fituesit do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 10.09.2020.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.