Shkolla Europiane 2018

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE), në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Europian, Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), Fondacionin Friedrich Ebert dhe Fondacionin Konrad Adenauer, organizoi në datat 22-26 Tetor 2018, raundin e tretë të Shkollës Europiane.

 

Nëpërmjet ofrimit të një kuadri të plotë teorik dhe praktik, për të tretin vit radhazi, Shkolla Europiane kontribuon nw identifikimin dhe angazhimin e aktorëve të spikatur nga të gjitha institucionet, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e interesit, duke krijuar një grup të konsoliduar ekspertësh me njohuri të thella mbi procesin e integrimit europian, të cilët mund të kontribuojnë në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian (BE).

 

Programi i Shkollës Europiane 2018 përfshiu katër module kryesore:

 

Moduli 1: Bashkimi Europian, sfidat aktuale dhe perspektiva për të ardhmen (thellim apo zgjerim);

Moduli 2: Përgatitja e Administratës Publike për negociatat e anëtarësimit;

Moduli 3: Ballkani Perëndimor dhe Bashkëpunimi Rajonal;

Moduli 4: Komunikimi në publik i procesit të integrimit europian dhe gjithëpërfshirja.