Rendi i ditës
Komisioni për Sigurinë Kombëtare
Komisioni për Sigurinë Kombëtare
Ora:10:00
Ne rend të dites:
- Miratim i proceverbalit të mbledhjes së datës 18.09.2018.
- Shqyrtim i Projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8331, datë 21.4.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, i ndryshuar.
Nënkomisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Vetting-un e Policisë
Nënkomisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Vetting-un e Policisë
Ora:11:00
Ne rend të dites:
-Vijueshmëria e procesit të vlerësimit kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Rendi i ditës
Ora:ora 11:00
Ne rend të dites:
?Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9902,
datë 17.4.2008, “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, të ndryshuar”
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
E martë, 25 shtator 2018
Ora:11:00
Ne rend të dites:
1.
Projektvendim/
Kërkesë “Për një shtesë personeli në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit” (komision
përgjegjës, relator z. B. Fino)
2.
Projektvendim “Për
disa ndryshime të strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të
pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”
3.
(2 kërkesa) (komision
përgjegjës, relator z. B. Fino)
4.
Projektvendim/Kërkesë
“Për shtesë të numrit të punonjësve dhe riklasifikim të pagave të administratës
së Institucionit të Komisionerëve Publikë” (komision përgjegjës, relator
z. B. Fino)
5.
Projektligji “Për
ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas dhe programit,
ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave,
Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Kfw Frankfurt Am Main, për financimin e
programit “Fondi i investimeve sociale IV”” (komision për dhënie mendimi,
relatore znj. E. Xhina);
6.
Seancë dëgjimore me kandidatët për
një vend vakant në Bordin e Institutit për Studimet e Krimeve dhe Pasojave
të Komunizmit në Shqipëri. (komision
përgjegjës, relatore znj. V. Hysi)