Rendi i ditës

Komisioni për Sigurinë Kombëtare

E hënë, datë 13.04.2020, ora 10.00


Ora:10:00

Ne rend të dites:

Komisioni për Sigurinë Kombëtare do të zhvillojë mbledhje ditë e hënë, datë 13.04.2020, ora 10:00 me rend dite si më poshtë:


- Shqyrtim i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit nëpërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian, për Programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II CBC, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet e vitit 2018”


- Shqyrtim i projektligjit"Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit nëpërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për Programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Mali i Zi – Shqipëri, alokimet e vitit 2018”


- Shqyrtim i projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit nëpërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian, për Programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri, alokimet për vitin 2018”.


-Shqyrtim i projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, dhe të protokollit zbatues në lidhje me asistencën financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë"


Komisioni për Ekonominë dhe Financat

E hënë, 13 prill 2020


Ora:12:00

Ne rend të dites:

Komisioni per Ekonomine dhe Financat do te zhvilloj mbledhje ON LINE nepermjet platformes WEBEX me kete rend dite:

 

·         Shqyrtimi I Aktit Normativ me fuqinë e ligjit nr. 11, datë 27.03.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”.

 

·         Shqyrtimi i Aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 12, datë 2.4.2020 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 3, datë 15.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar”.

 

·         Shqyrtimi i Projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut - Shqipëri 2014 - 2020, alokimet për vitin 2018”

 

·         Shqyrtimi i Projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mal i Zi - Shqipëri, alokimet e vitit 2018”.