Rendi i ditës

Komisioni për Sigurinë Kombëtare

E martë, datë 21.07.2020, ora 11:30


Ora:11:30

Ne rend të dites:


Komisioni për Sigurinë Kombëtare do të zhvillojë mbledhje online nëpërmjet platformës WEBEX me rend dite:

 


- Shqyrtim i projektligjit Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”,


Komisioni për Politikën e Jashtme

E marte, ora 09.00


Ora:09.00

Ne rend të dites:

1.      Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë” (Rel. Elona Gjebrea, Komision për dhënie mendimi)

2.      Seancë dëgjimore për emërimin në postin e Kreut të Misionit Diplomatik të znj. Luela Hajdaraga, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Greqisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Qipros, Republikën e Tunizisë dhe Republikën e Armenisë, jorezident (Komision përgjegjës)


Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

E martë, 21 korrik 2020


Ora:10:00

Ne rend të dites:

1.      Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”                                     

                                            

2.      Shqyrtimi i Dekretit nr. 11.443, datë 02.03.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 14/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar””.

                                                

3.      Shqyrtimi i Dekretit nr. 11.444, datë 02.03.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 15/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

                                                

4.      Raporti vjetor i Departamentit të Administratës Publike, për veprimtarinë e vitit 2019.

5.      Miratimi i projekt-rezolutës së vlerësimit të veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike, për vitin2019.

                                               


Komisioni për Ekonominë dhe Financat

E martë, 21 korrik 2020


Ora:15:00

Ne rend të dites:

 

 • Raportimi I Institutit tw Statistikave pwr veprimtarin vjetore pwr vitin 2019

                           Relator: Ervin Bushati


Shqyrtimi I Aktit Normativ “Për një shtesë në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga covid-19”, të ndryshuar””

- Detyrimi i përdorimit të maskave në ambiente të mbyllura dhe penalitetet;

Relator: Rolant Xhelilaj


Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.79/2017, “Për sportin”

                        Relator Eljo Hysko


Mbledhja do te zhvillohet on line