Rendi i ditës
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
E hënë, datë 24 janar 2022
Ora:11.00
Ne rend të dites:
Diskutimi dhe miratimi i
projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së
Shqipërisë (Huamarrësi), përfaqësuar nga ministria e Financave dhe Ekonomisë,
dhe (KFW) për rehabilitimin me efiçencë energjetike të konvikteve studentore të
Universiteteve Publike në Shqipëri”, komision
për dhënie mendimi.
Komisioni për Integrimin Europian
E hënë, datë 24 janar 2022
Ora:12.00
Ne rend të dites:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Komisionit;
2. Miratimi i projektkalendarit të Komisionit për Integrimin Europian për periudhën 17 janar - 4 shkurt 2022;
3. Shqyrtimi i Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Europian, në lidhje me Programin Vjetor të Veprimit për Shqipërinë për vitin 2020 në kuadër të instrumentit të asistencës së paraanëtarësimit (IPA II)”
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Rendi i dites
Ora:Ora 11:30
Ne rend të dites:
- Shqyrtimi i projektligjit “Për
aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën kuadër për Etikën në
Turizëm dhe protokollin opsional të saj”.
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
E Hënë, datë 24 janar 2022
Ora:11.00
Ne rend të dites:
Miratimi i proçesverbaleve të mbledhjeve datë 05.11.2021 dhe datë
06.12.2021.
1. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime
në ligjin nr. 110/2018 “Për noterinë”.
Përgjegjës/ Relator K.Xhoxhi
Ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet
Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë
(huamarrësi), dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e projektit
“Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri”
Për dhënie mendimi/ Relator T.Gogu
Komisioni për Ekonominë dhe Financat
E Hënë, datë 24.01.2022
Ora:11.00
Ne rend të dites:
1. Miratimi i Kalendarit të Punimeve të
Komisionit për Periudhën 17 Janar – 4 Shkurt 2022
2. Shqyrtimi i Projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas,
ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e
Financave dhe Ekonomisë, dhe (KFW) për rehabilitimin me efiçencën energjetike
të konvikteve studentore të Universiteteve Publike në Shqipëri”.
3. Shqyrtimi i Projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së
financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit
Europian, në lidhje meProgramin Vjetor të Veprimit për Shqipërinë për vitin
2020 në kuadër të instrumentit të asistencës së paraanëtarësimit (IPA II)”.
4. Shqyrtimi i Projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.
112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues” të ndryshuar””