Rendi i ditës

Komisioni për Politikën e Jashtme

E merkure, date 26 janar 2022


Ora:11.30

Ne rend të dites:

1.      Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën kuadër për Etikën në Turizëm dhe protokollin opsional të saj”. (Rel. Blendi Klosi, Kom. Dhënie mendimi)

2.      Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare për kontrollin e dëmit nga sistemet për mbrojtjen antivegjetative në anije, (Anti-Fouling) 2001”. (Rel.Hatixhe Konomi , Kom. Dhënie mendimi)

3.      Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën për Organizatën Hidrografike Ndërkombëtare”. (Rel. Petro Koçi, Kom. Dhënie mendimi)


Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

E mërkurë, datë 26.01.2022


Ora:12.00

Ne rend të dites:

1. Miratimi i procesverbaleve të datave 9.11.2021, 10.11.2021, 11.11.2021, 18.11.2021, 22.11.2021 dhe 7.12.2021.

2. Miratimi i kalendarit të punës së Komisionit për periudhën 17 janar – 4 shkurt 2022.

3. Miratimi i projektligjit “Për ratifikimin e konventës 190, “Konventa për dhunën dhe ngacmimin” të Organizatës Ndërkombëtare të Punës 1986”.


Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Rendi i ditës


Ora:Ora 10:00

Ne rend të dites:

-          Shqyrtimi i projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare për kontrollin e dëmit nga sistemet për mbrojtjen antivegjetative në anije, (Anti-Fouling) 2001”.

-      Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve”


Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

E Mërkurë, datë 26 janar 2022


Ora:14.00

Ne rend të dites:

Mbledhje e përbashkët e Këshilli për Legjislacionin dhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut


1.       Miratimi i raportit të mbledhjes së përbashkët për t’ia paraqitur seancës plenare


Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

E Mërkurë, datë 26 janar 2022


Ora:10.00

Ne rend të dites:

          Projektligj “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesat në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”.

                      Përgjegjës/  Relator E.Felaj


    Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për regjistrimin e biznesit” të ndryshuar””.

         Për dhënie mendimi/ Relator J.Cyrbja


Komisioni për Ekonominë dhe Financat

E Mërkurë, datë 26 janar 2022


Ora:10.00

Ne rend të dites:

1. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, për ngritjen dhe funksionimin e një qendre të përbashkët policore dhe doganore”.