Rendi i ditës
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
E martë, datë 26 prill 2022
Ora:11:30
Ne rend të dites:
1. Në kuadër të Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në punë, komisioni zhvillon seancë dëgjimore publike me përfaqësues të shoqërisë civile dhe me përfaqësues të institucioneve publike.
Ora 12.30
1.Shqyrtimi i projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë franceze për zhvillim, për një hua të bazuar në politika për mbështetjen e barazisë gjinore në aksesin ndaj mundësive ekonomike në Shqipëri." (Komision për dhënie mendimi)
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
E martë, datë 26 prill 2022
Ora:11.30
Ne rend të dites:
Diskutimi i projektligjit “Për miratimin e
marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe
peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë
së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit" (komision për dhënie mendimi).
Komisioni për Ekonominë dhe Financat
E martë, datë 26.04.2022
Ora:11:00
Ne rend të dites:
1. Projektligj
“Për ratifikimin e marrëveshjes së huas,
ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi),
përfaqësuar nga Ministria e Financave
dhe Ekonomisë, dhe Korporatës Elektroenergjetike
Shqiptare (KESH) (Agjencia e zbatimit
të projektit) dhe KFW Frankfurt am Main (KFW),
për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës”
2. Raportimi
i veprimtarise vjetore te Institutit te Statistikave per vitin 2021
Komisioni për Sigurinë Kombëtare
E martë, 26.04.2022
Ora:13:00
Ne rend të dites:
1. 1. Miratimi i
procesverbaleve të mbledhjeve datë 29.03.2022 dhe 12.04.2022;
1. 2. Shqyrtim i projektigjit "Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës "Për aksesin në dokumente zyrtare" në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi.
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
E martë, datë 26 prill 2022
Ora:11:30
Ne rend të dites:
- Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 26-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Stamboll 2016” Relator: Laert Duraj (Komision përgjegjës)
- Shqyrtimi dhe miratimi i dreftrezolutës për veprimtarinë vjetore të Entit Rregullator të Energjisë. Relator: Anduel Tahiraj