Rendi i ditës

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

E martë, datë 26 prill 2022


Ora:11:30

Ne rend të dites:

1. Në kuadër të Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në punë, komisioni zhvillon seancë dëgjimore publike me përfaqësues të shoqërisë civile dhe me përfaqësues të institucioneve publike.  


Ora 12.30

1.Shqyrtimi i projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë franceze për zhvillim, për një hua të bazuar në politika për mbështetjen e barazisë gjinore në aksesin ndaj mundësive ekonomike në Shqipëri." (Komision për dhënie mendimi)


Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

E martë, datë 26 prill 2022


Ora:11.30

Ne rend të dites:


Diskutimi i projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit" (komision për dhënie mendimi). 


Komisioni për Ekonominë dhe Financat

E martë, datë 26.04.2022


Ora:11:00

Ne rend të dites:


1.      Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (Agjencia e zbatimit të projektit) dhe KFW Frankfurt am Main (KFW), për rehabilitimin e hidrocentralit Fierzës”

 

2.      Raportimi i veprimtarise vjetore te Institutit te Statistikave per vitin 2021


Komisioni për Sigurinë Kombëtare

E martë, 26.04.2022


Ora:13:00

Ne rend të dites:

1.    1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve datë 29.03.2022 dhe 12.04.2022;

1.    2. Shqyrtim i projektigjit "Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës "Për aksesin në dokumente zyrtare" në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi.

 


Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

E martë, datë 26 prill 2022


Ora:11:30

Ne rend të dites:

  1. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 26-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Stamboll 2016” Relator:  Laert Duraj (Komision përgjegjës)
  2.  Shqyrtimi dhe miratimi i dreftrezolutës për veprimtarinë vjetore të Entit Rregullator të Energjisë.  Relator: Anduel Tahiraj