Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi katër marrëveshje

  • Postuar më, 13/04/2020

Në drejtimin e kryetares znj. Ermonela Felaj, Komisioni për Sigurinë Kombëtare në mbledhjen e tij të radhës,  zhvilluar online nëpërmjet sistemit Cisco Webex,në cilësinë e komisionit pergjegjës, mori ne shqyrtimi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, dhe të protokollit zbatues në lidhje me asistencën financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë"

I pranishem për të folur rreth marrëveshjes, ishte  z. Petro Koçi zëvendesminister ne Mnistrinë e Mbrojtjes i cili tha:"Marrëveshja e bashkëpunimit ka për qëllim, bashkëpunimin financiar ushtarak ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe është në përputhje me Kushtetutën dhe politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë si dhe politikave të mbrojtjes si dhe direktivave të Ministrisë së Mbrojtjes për sa I përket sistemit të emergjencave civile në vendin tonë”

Relatori projektligjit z.Sadi Vorpsi tha se:”Kemi perpara nje projektligj te rendesishem I cili  tregon mbeshtetjen e qeverise turke si nje aleat strategjik .Kjo marrëveshje vjen në  kuadër të bashkëpunimit e të miqësisë me Republikën e Turqisë, si dhe me synim fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ushtarak brenda kuadrit të marrëdhënieve të qëndrueshme miqësore dhe për të kontribuar në ristrukturimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë”

Pas pyetjeve dhe diskutimeve nga anëtarët projektligji në fjalë, u miratua ne parim , nen per nen dhe në teresi.

Me tej komisioni ne cilësinë e komisionit per dhenie mendimi, vijoi me shqyrtimin e  shqyrtimin  e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit nëpërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian, për Programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II CBC, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet e vitit 2018”, projektligjit"Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit nëpërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për Programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Mali i Zi – Shqipëri, alokimet e vitit 2018” dhe projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit nëpërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian, për Programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri, alokimet për vitin 2018”.

Per te folur per te treja marreveshjet e financimit prezent ishte z.Sokol Dedja,zëvendës minister për Evropën dhe Punët e Jashtme  I cili sqaroi detajet teknike të tyre 

Më tej relatorja znj.  Artemisa Dralo e vuri theksin te qëllimi I tre marrëveshjeve të financimit.Sipas znj Dralo ‘Qëllimi I të tre projektligjeve është ratifikimi I marrëveshjeve të financcimit ndërmjet , Republikës së Shqipërisë përkatësisht Republikës së Malit të Zi, , Republikës së Kosovës, , Republikës së Maqedonisë së Veriut  dhe Komisionit Evropian për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II,alokimet e vitit 2018”

Pas pyetjeve dhe diskutimet marrëveshjet në fjalë u miratuan në parim , nen për nen dhe në tërësi nga anëtarët e komisionit.


Share