Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi projektligjin "Për aktivitetet e turizmit detar"

  • Postuar më, 17/04/2020

Në drejtimin e kryetares, znj Ermonela Felaj, Komisioni për Sigurinë Kombëtare në mbledhjen e sotme zhvilluar online nëpërmjet sistemit CISCO WEBEX, mori në shqyrtim projektligjin "Për aktivitetet e turizmit detar".

Të ftuar per të dhenë sqarime ishin z. Blendi Klosi, ministër ne Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe znj. Rovena Voda, zëvendësministre në Ministrinë e Brendshme.

 Z. Klosi e cilësoi si të nevojshëm  projektin e propozuar dhe si një përgjigje të përshtatshme dhe të domosdoshme ndaj kërkesës në rritje për hyrjen dhe qarkullimin në ujërat territoriale shqiptare, të mjeteve lundruese turistike.

 Relatori i  projektligjit z. Luan Harusha, në fjalën e tij, e vuri theksin te synimi i hartimit të këtij ligji. Sipas z. Harusha “synimi është përcaktimi i rregullave dhe kritereve për aktivitetet e turizmit detar, përcaktimi i infrastrukturës së nevojshme për ushtrimin e tyre dhe  i përgjegjësive insitucionale për zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar”

Pas pyetjeve, sugjerimeve dhe diskutimeve anëtarët e miratuan në tërësi projektin e propozuar.


Share