Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi nen për nen projektligjin "Për policinë e burgjeve"

  • Postuar më, 11/06/2020

Në drejtimin e kryetares znj. Ermonela Felaj, Komisioni për Sigurinë Kombëtare, në mbledhjen e sotme zhvilluar online, vijoi me shqyrtimin nen për nen të projektligjit "Për policinë e burgjeve". Më herët komisioni kishte miratuar nje pjesë të neneve të projektit në fjalë. E pranishme gjatë diskutimit nen për nen në komision ishte znj. Etilda Gjonaj, Ministre në Ministrinë e Drejtësisë. Relatori i projektit,  z.Xhemal Qefalija, shprehu qëndrimet e tij në lidhje me nenet e projektit.Anëtarët e pranishëm në mbledhjen virtuale diskutuan, bënë  sugjerimet e tyre për nene të veçanta dhe më pas miratuan ato. Votimi në tërësi për projektligjin “Për policinë e burgjeve” do të vijoj në mbledhjen e radhës.
Mbledhja u zhvillua nëpërmjet platformës WEBEX


Share