Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi dy projektligje

  • Postuar më, 15/06/2020

Në drejtimin e kryetares znj.Emonela Felaj, Komisioni për Sigurinë Kombëtare,në mbledhjen e sotme zhvilluar online,mori në shqyrtim projektligjin "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.12/2018, "Per vleresimin kalimtar dhe periodik te punonjesve te Policise se Shtetit, Gardes se Republikes dhe Sherbimit per Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ne Ministrine e Brendshme", te ndryshuar". Të ftuar për të dhënë shpjegime rreth këtyre ndryshimeve dhe arsyetimin përkatës ishin z. Juljan Hodaj Zëvendësministër në Ministrinë e Brendshme, z..Muhamet Rrumbullaku Drejtor i SHÇBA dhe znj.Ana Kapaj, Kryetare e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit. Z.Hodaj bëri me dije se ndryshimet në projekt kanë të bëjnë vetëm me dy pika dhe pikërisht ndryshimit të nenit 6, ku i hapet rruga Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat të ushtrojë veprimtarinë paralelisht me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit dhe fjalët “brenda 1 viti nga data e hyrjes në fuqi të  ligjit.” në nenin 13, hiqen. “Situata e krijuar prej tërmetit, pasi për dy muaj u diskutua nëse godina ishte funksionale për të ushtruar ose jo funksionin e saj dhe vetëm në Janar, Instituti i Ndërtimeve dha përgjigje për vazhdimin e funksionit. ndikoi jo pozitivisht në ecurinë e punës së komisionit për shqyrtimin e dosjeve. Më vonë gjendja e pandemisë ndikoi gjithashtu në ecurinë normale të punës së komisionit dhe çoi në zgjatje të afateve tej atyre që  ishin parashikuar”  tha z.Hodaj  lidhur me shpjegimet për tejkalimin e afateve të përcaktuara.
Projektligjin për komisionin, e relatoi znj.Elona Gjebrea e cila në fjalën e saj e vuri theksin te synimi i këtyre ndryshimeve. “Nepermjet ketij procesi synohet të garantohet  zbatimi i parimit të integritetit, rritja e profesionalizmit dhe garantimi i një karriere të drejtë dhe të bazuar ne meritokraci, duke krijuar kështu institucione të forta dhe të besueshme, me profesionistë me integritet”  tha znj.Gjebrea.
Pas pyetjeve, diskutimeve dhe sugjerimeve nga anëtarët,komisioni miratoi në parim nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.
Më tej komisioni vijoi me votimin dhe më pas miratimin në tërësi të projektligjit  "Për policine e burgjeve". Më herët komisioni kishte miratuar në parim dhe nen per nen projektligjin ne fjalë.
Mbledhja u zhvillua nëpërmjet platformës WEBEX


Share