Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik miratoi projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.79/2017, “Për sportin”

  • Postuar më, 24/07/2020

24 korrik 2020


Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik nën drejtimin e kryetarit z. Ramazan Gjuzi, zhvilloi seancën dëgjimore online, ku u miratua projektligji, "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.79/2017, “Për sportin”.

Të ftuar në këtë dëgjesë ishin, z. Oltjon Muzaka, Sekretar i Përgjithshëm, në Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Zëvendësministrja, e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë,  znj. Vasilika Vjero,  si dhe z. Nikolla Lera, drejtor i Përgjithshem i Politikave të Makroekonomisë, Çështjeve Fiskale dhe Punësimit në këtë ministri. Në fillim të seancës z. Muzaku prezantoi projektligjin me propozimet e kërkuara për ndryshim, të cilat shërbejnë për përmirësimin e infrastrukturës sportive.

“Ne si ministri vijmë sot me ndryshimin e katër akteve, që ka të bëjë konkretisht me ndryshimin e koceptit të ri të kartës së tifozit.  Për herë të parë futet ky term, veprimtaria e të cilit do të sjellë një marrëdhënie më të ngushtë mes klubeve dhe tifozëve dhe anasjelltas, si dhe sigurinë në stadiumet tona. Një  ndryshim tjetër ka të bëjë me përjashtimin nga detyrimet doganore dhe mbi vlerën e shtuar, për ndihmat, barnat dhe pajisjet mjeksësore në organizatat sportive,  si dhe ndryshimi I katwrt qw propozojmw, ka tw bwjw me njësitë e vetqeverisjes vendore, të mbështesin me financim  në raste se sportistët e klubit e kanë pagën, jo më të vogël se 100 mijë lekë bruto, për të shmangur evazionet fiskale”, u shpreh z. Muzaku.

Z. Fidel Ylli në rolin e relatorit të këtij projektligji, propozoi ndryshimet e ofruara në nenet e këtij projektligji sa voluminoz dhe të rëndësishëm.

Rendi i ditës vijoi me pyetje dhe diskutime mes anëtarëve të këtij komisioni dhe relatorit, si dhe përfaqësuesve të pranishëm në këtë dëgjesë.

Në fund anëtarët e këtij komisioni miratuan në parim dhe në tërësi nen për nen, projektiligjin në fjalë .

Mbledhja e sotme e komisionit, në vijim të përmbushjes së rregullave protokollare të masave anti-Covid, u zhvillua përmes platformës elektronike të komunikimit “Cisco Webex”.

.

 

 


Share